BOLL i pyetët çiftet kur po ‘bajnë’ fëmijë

Një nga komentet që duket tejet i pafajshëm dhe dashamirës është: “Njerëz, çka ka të re, hajdeni kur jeni tu ba naj fëmijë ma shpejtë”, por për të gjitha çiftet një pyetje apo koment i tillë është shumë i sikletshëm, i neveritshëm, dhe shumë shpesh një koment që shkakton dhimbje, stress e depression.

E vërteta është se ju nuk e dini kurrë se nëpër çfarë po kalojnë njerëzit, pamvarësisht se përgjigjet e tyre janë shpesh këto:

-“Jemi duke e shijuar martesën njëherë”.
– “Kemi në plan me udhëtu së pari.”
– “Jemi të zënë me karrierën.”

Shumë herë ajo që nënkuptohet pas këtyre përgjegjeve të “ftohta” janë vështirësi të mëdha që mendja e një kureshtari të rëndomtë s’mund ta zbërthejë, që ti lëjë të qetë të tjerët në përpjekjet e tyre me jetën.

Derisa ajo apo ai u jep juve përgjegjet e mësipërme, ata mund të jenë duke u përballur me një abort të sapokryer pavullnetshëm, mund të jenë duke u përballur me trajtime infertiliteti, mund të jenë duke u ballafaquar me konflikte të sapokrijuara në martesë nga ndryshimi i ritmit të jetës dhe fillimi i një periudhe të re. Ose një mori arsyesh të thella personale të cilat nuk janë “biznesi” juaj.

Këto përgjegje më lartë janë arsyetimet e zakonshme që “JU” i shtyeni njerëzit t’ua japin; ata detyrohen të maskojnë disponimin e tyre dhe tu japin buzëqeshje fallco për tu rehatuar juve kërshërinë passive dhe pavetëdijshëm dashakeqe (shpesh edhe vetëdijshëm).

Ndërkaq, kjo nuk është e gjitha, edhe kur “JU” merrni këto përgjegje, ju vazhdoni tu bëni presion dhe t’i bëni të ndihen edhe më keq, duke dhënë komente shtesë, të tipit:

–   “ Vitet po shkojnë, mos e le anash këtë farë pune.”

–    “Nuk të duhet karriera, nuk të duhen udhëtimet nëse nuk e ke një fëmijë.”

–   “S’ka arritje më të madhe se sa të bërit fëmijë, por ai që s’ka nuk e kupton një njdenjë të tillë.”

–   “Shtatzanitë në moshë të madhe kanë pasoja biologjike për fëmijën.”

Njerëzit që po përballen me vështirësi të tilla nuk kanë nevojë tu dëgjojnë broçkullat e juaja se si po u kalon ora biologjike për me lindë fëmijë; ata nuk kanë nevojë për energjinë tuaj negative që ua lodhë b*thën përherë e më tepër; thjeshtë ata nuk kanë nevojë për të tillë njerëz në jetën e tyre, qofte edhe kur takohen kalimthi me ju, dhe në ato dy minuta interkurs ju nuk kurseheni t’i pyesni: “A ka naj fëmijë”, si me pyet për çmimin e ndonjë gjëje të lirë në market.

Është shumë ngarkesë emocionale kur çdo ditë ballafaqohesh me këtë pyetje, kur çdo ditë ti këmbëngul ta lindësh një fëmijë por nuk ia arrin për arsye të ndryshme, qoftë edhe kur ke frikë, dhe si për inat, për çdo ditë dëgjon se dikush ka mbetur shtatzënë, dhe ky process duket më i vështiri vetëm për ty, dhe peshës së ngarkesës emocionale i hidhen mbi të gjitha ato komente që i hasë në punë, në dyçan, në rrugë, te komshinjtë, në shoqëri e në çdo vend…

Dita e ditës një situatë e tillë bëhet edhe më e vështirë, sa dikur nisë e shmangë të gjitha ambientet dhe njerëzit të cilët paramendon se do të flasin për fëmijë dhe kanë përreth fëmijë. Dëshpërimi sa shkon e rritet, hidhërimi, zhgënjimi, dhe pafuqishmëria të zë komplet.

Shumë çifte përpiqen me vite me radhë, dhe shumë të tjerë s’mund të vendosin për fëmijë, prandaj le tu japim kurajo përmes këtij shkrimi, duke vendosur që të shohim vetëm para hundëve tona, sepse kërshëria nuk përfundon me kaq.

Gjithmonë ka dhunë të tillë psikologjike edhe pas fëmijës së parë: –   “Kur të dytin?” “Kur të tretin?, dhe çështja vazhdon e vazhdon…

Njerëzit kanë të drejtë të vendosin se kur familja e tyre është e plotë, se kur ata ndihen të realizuar dhe përmbushur, jo JU.

Ju keni të drejtë, por keni të drejtë ta vendosni për veten tuaj. Pra, BOLL i pyetët ata se kur kanë ndërmend me ‘ba’ fëmijë. Kqyrini punët tuaja./Barazia

Leni nje re