Pusho se nga lodhja je rraskapitur

Shpesh e gjej veten duke u pyetur se përse ndihem kaq e lodhur, gjatë gjithë kohës; ndihem sikur gjithçka tjetër që bëj nuk ka asnjë vlerë, përveç kur kujdesem për fëmijët dhe punët e shtëpisë, ani pse punoj edhe jashtë shtëpisë, dhe ndonjëherë është e vetmja gjë që më bënë të ndihem e vlefshme.

Kaloj kaq shumë kohë duke u marrë me fëmijët dhe me punët e shtëpisë; duke u kujdesur për të gjitha llojet e vijave që shfaqen në perde, në mbulesat e kolltuqeve, në shtretërit e fëmijëve dhe çdokund tjetër. Kaloj më shumë se dy apo tre orë në ditë duke u shqetësuar se mos ngjyrat e lodrave të fëmijëve të mij nuk janë më të preferuarat e tyre, dhe se ndonjë tjetër ata do ta donin më shumë. Nuk mund të fle, jam  e stresuar vazhdimisht, dhe përsëri të nesërmen duhet të zgjohem në orën 06:00 të mëngjesit, të përgatis mëngjesin, t’i kontrolloj fëmijët e më pas t’i bëj gati për kopsht e për shkollë; tu përgjegjem njëmijë kërkesave të tyre, dhe njëmijë tjerave të bashkëshortit. Jam shumë ë lodhur, dhe po thyhem. Jam i vetmi person në shtëpi që bëj kaq shumë, por që nuk vlen ajo qe bej. Jam shumë e lodhur. Edhe ju jeni të lodhura, e kuptoj, e ndjej me juve.

Mëmësia na thonë se është e tillë, ndryshe nuk je nënë, por, nënat janë njerëz, kanë gjithashtu nevojë për ju; t’i ndihmoni, dhe të kontribuoni bashkërisht. Një ndihmesë të tillë duhet ta kërkojmë ne vetë, para se të bëhet vonë, e të përfundojmë me sulmë kardiake, apo kushedi çfarë sëmundje, sepse lodhja të shkatërron.

Çdo grua ka nevojë për miq, për të afërm, për një bashkëshort shok me të cilin do t’i ndajë shqetësimet dhe problemet e jetës së përditshme, dhe këto duhet t’i kërkojmë në familjen tonë. Duke i kërkuar ata do ta kuptojnë se edhe ne kemi nevojat e njëjta. Të marrim pushim ndonjëherë për veten; të kujdesemi për trupin dhe shëndetin tonë; ta vizitojmë teatron e operan, të shikojmë filmat e ri të Angelina Jolie-t, të dashurohemi përsëri në bashkëshortin dhe të bëjmë seks siç s’kemi bërë asnjëherë më parë. E di, e ndjej se aq të lodhura jeni, sa keni harruar edhe gjënë që të çliron më së shumti; seksin. Askush s’do ta kërkojë pushimin për juve, vetëm ju mund të krijoni jetën që dëshironi të jetoni.

Mëmësia është rraskapitëse, sidomos kur barrën e kujdesit të fëmijëve e ke vetëm mbi veten, ajo gjithashtu të bën të ndihesh fajtore për gjërat tjera që s’mund t’i mbërrish, si në jetën tënde, si në jetën e bashkëshortit, si në jetën e familjarëve tu. I ke harruar gatise të gjithë, dhe ata i ka marrë malli me kalu kohë me ty; me qeshë e qajtë me kohët e vjetra.

Ky mentalitet se gjithçka është vetëm përgjegjësia jote, të konsumon, fillon të ndjehesh e papërshtatshme në çdo vend sepse ujërat kanë ecur e ti je larguar nga çdo gjë, kur e vetmja gjë për çfarë ti ke nevojë është të kërkosh të pushosh ndonjëherë dhe bashkëshorti të kryej detyrat e tij prindërore e si bashkëjetues.

Mund të pyesni veten se përse po u kërkon të pushoni një e lodhur e rrëzuar për tokë, e pafuqishme për të luftuar e për tu kujdesur për veten e saj, epo, më nuk është ashtu, sepse kohët e fundit kam çliruar kokën nga puna, po i ndaj përgjegjësitë me bashkëshortin për fëmijët apo gjërat e shtëpisë; kam fituar besimin se unë vlej më tepër se pluhurat mbi tavolinë. Më në fund po ndihem e vlefshme, dhe duke u ndjerë e tillë, fëmijëve të mi po u jap më shumë dashuri, dhe me bashkëshortin po dalim në takime, si për herë të parë. Kështuqë unë po i jap vetes një pushim, dhe po nisë ta trajtojë vetën si njeri.

Unë po i jap vetes pushim nga të ndjerit në faj gjithë kohën se nuk jam nënë e përsosur, dhe që nga kjo kohë, fëmijët e mi janë më të lumtur.
Unë po I japë vetes pushim nga të pasurit gjithçka në vijë në shtëpi, sepse kuptohet, ne jemi një familje me dy bashkëshortë të punesuar dhe jo përherë kemi kohë të merremi me pluhurat mbi tavolinë. Pra, shtëpia ime nuk është e përsosur, dhe mua s’më bëhet vonë. Ne jemi të lumtur.

Mëmësia është një udhëtim gjithëpërfshirës, gjithëmahnitës dhe unë jam i vetmi person që mund ta kontrollojë se si do të shkojë ky udhëtim. Dua të jem shembull për fëmijët e mi, si një nënë që i do ata, që e do punën e saj dhe që është e lumtur. Dua që ata të rriten duke e kuptuar se edhe unë kam nevojë të kem kohë për vete, kështu ata do të bëhen më tolerant në të ardhmen. Kam nevojë për pushim, që të mos rraskapitem, sepse kështu është më mirë edhe për fëmijët e mi.

 

Leni nje re