Kënga për gjyshen

Dashurisë për gjyshet i janë dedikuar me dhjetëra poezi e këngë, por asnjëra nuk të shkakton drithërimat që kjo këngë arrinë. Nuk ka pasuri dhe mall më të madh se sa për gjyshet.

Teksti i këngës:

Gjyshja
--------------	
Sot një këngë do këndoj,
Veç për ty , o gjyshja ime.
E di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime
Këngen time ta kushtoj
e të falur të kërkoj
për shumë faje e gabime ,
net pa gjumë e mundime.
Ti u zbardhe , gjyshja ime.
E çdo vit një rrudhë shton
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.
Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal
T'jem e urtë unë kam dëshirë,
por se vrullin dot s'e ndal.
Kur fëmijë kam qenë një herë
e pranë zjarrit me ty rrinja.
Më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që unë s'i dija.
Unë dëgjoja gjithë çudi ,
plot kureshtje , kënaqësi.
Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja.
Shkuan vitet e tani
s'jam e vogël si atëherë.
Epo gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin nganjëherë.
Por se prapë edhe sot
për çdo gjë ti më del zot.
E shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë.

Leni nje re