FUQIA E VEPRIMIT

Një ditë kur unë isha nxënës në shkollë të mesme pashë një djalë të klasës time që po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Emri i tij ishte Deni dhe në duar kishte marrë të gjithë librat e shkollës.
Thashë me vete: “Pse duhet ti marrë të gjithë librat me vete në shtëpi, sot që ishte edhe e premte? Duhet të jetë një djalë i çuditshëm.”

Unë fundjavën time e kisha planifikuar (festë dhe një lojë futbolli me miqtë e mi) kështu që ngrita supet dhe vazhdova. Ndërsa ecja pashë një grup djemsh që po vraponin në drejtim të tij. I rrëzuan të gjithë librat në tokë, ndërsa Denin e shtynë duke e rrëzuar në baltë. Syzet i ranë pak më larg, në bar. Ai ngriti sytë dhe unë pashë shumë trishtim në sytë e tij. Më goditi në zemër.

U nisa drejt tij për ta ndihmuar që të gjente syzet dhe pashë që sytë i kishte të mbushur me lot.
Unë i dhashë syzet dhe i thashë: “Ata djem janë me të vërtetë të dhunshëm, duhet të mësojnë të jenë normal.”
Më vështroi dhe u përgjigj: “Faleminderit.”

Kishte buzëqeshje në sytë e tij, një buzëqeshje si ajo që shpreh mirënjohjen e vërtetë. Më pas e ndihmova të mblidhte librat dhe e pyeta se ku jetonte. Banonte afër meje, por unë nuk e kisha parë asnjëherë më parë sepse ai kishte studiuar në një shkollë private. Folëm gjatë gjithë rrugës dhe unë e ndihmova për librat. Dukej djalë i mirë dhe i sjellshëm, për këtë arsye e ftova të luante me miqtë e mi. Ai pranoi menjëherë. Kaluam bashkë fundjavën. Miqve të mi iu pëqeu shumë Deni.

Të hënën e pashë përsëri të ngarkuar me libra dhe i thashë: “Djalë do bëhesh plot muskuj duke mbajtur çdo ditë gjithë këtë peshë.”
Ai qeshi dhe më dha gjysmat. Gjatë katër viteve të ardhshëm ne u bëmë miq të ngushtë. Në vitin e fundit vendosëm për emrat e universiteteve ku do të shkonim. Të dy në drejtime të ndryshme, por unë e ndieja se distanca nuk do e ndikonte miqësinë tonë. Deni dëshironte të bëhej mjek, ndërsa unë mësues futbolli. Deni ishte i pari i klasës dhe unë e tallja duke i thënë “budalla”.

Ai duhej të përgatiste një fjalim për ditën e diplomimit. Unë u kënaqa që nuk isha në vendin e tij. Atë ditë ishte shumë nervoz. Iu afrova, i rashë nga shpatullat dhe i thashë: “Hej , do ia hedhësh për bukuri , çdo gjë do shkojë mirë.”

Ai më vështroi plot mirënjohje dhe më falenderoi. Ai e filloi fjalimin: “Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan të kalojmë këto vite të vështira, mësuesit, prindërit, trajnerët por veçanarisht miqtë e vërtetë. Jam këtu për t’ju thënë se të jesh mik i vërtetë është dhurata më e mirë që ju mund të bëni .
Dua t’ju tregoj një histori.

Fillova ta shikoj me dyshim mikun tim ndërsa ai tregonte për ditën e takimit tonë. Atë ditë ai kishte planifikuar të vriste veten për shkak të talljeve në drejtim të tij. Ai tregoi që të premten kishte pastruar dollapin e tij që të mos lodhte nënën, duke çuar të gjithë librat në shtëpi. Deni më vështroi dhe më buzëqeshi.

“Fatmirësisht miku im më shpëtoi dhe unë nuk e kreva këtë akt të tmerrshëm.”
Të ftuarit filluan të flisnin me njëri – tjetrin. Djali më popullor i shkollës sapo na kishte treguar për momentin e tij më delikat. Prindërit e tij më buzëqeshën plot mirënjohje. Unë asnjëherë në jetën time nuk kisha parë të tillë buzëqeshje.

Kurrë mos nëvlerësoni fuqinë e veprimeve tuaja. Me një gjest të vogël mund të ndryshoni jetën e një personi për mirë apo për keq.

Leni nje re