Fshehtësia e sjelljeve të tymosje së cigares

Shkruan: Fikri Hajdari

Pirja e duhanit shërben si tregues i një shqetësimi të brendshëm ose përplasjeje.Ajo shpesh ka të bëjë më pak me varësine ndaj nikotinës dhe më shumë me nevojën për ta vërtetuar. Është një element që përdorin njerëzit e kohës së sotme për t’u çliruar nga tensionet e akumuluara, nga lidhjet sociale dhe profesionale. Për shembull, shumica ndjejnë një tension të brendshëm kur presin në paradhomën e një dentisti. Ndërsa një duhanpirës mbulon akthin tij duke dalë jashtë për të pire cigare, ndërsa joduhanpirësit përdorin të tjera procedura si,drejtimin e rrobave të rrudhosura, përtypjen e çamçakëzit,kafshimin e thonjve,goditje nevrike me gishta,rregullimin e butonave të këmishës, kruarjen e kokës, luajtja me një send si dhe gjeste të tjera, zbulojnë se ai ka nevojë për konfirmim.

Studimet kanë treguar një lidhje të pastër ndërmjet pirjes së gjirit nga foshnja dhe mundësive që ka një i rritur për t’u bërë duhanpirës. Është zbuluar se, bebet që pijnë vetëm gji,përbëjnë shumicën e kandidateve të rritur joduhanpirës,ndërkohë që sa më shumë të ketë pirë një bebe me biberon,aq më shumë mundësi ka që të bëhet duhanpirës kur të rritet.Bebet që pijnë nga nëna e tyre kalojnë nga gjiri në një ndjenjë sigurie dhe një lidhje emocionale që nuk mund ta japë biberonin. Bebet që pijnë me biberon vazhdojnë derisa të rriten që të kërkojnë ngushëllim aty. Duhanpirësit përdorin cigaret për të njëjtën arsye,ashtu si fëmija thith gishtin ose kuvertën e tij.

“Bebet që pijnë me biberon kanë trefishin e mundësisë që të bëhen duhanpirës sesa ata që pijnë qumësht gjiri nga nëna e tyre”

Këta njerëz jo vetëm kanë trefishin e mundësisë që të kenë thithur gishtin e madh të dorës kur ishin bebe por,është vërtetuar se janë më tepër nevrike, dhe kanë ankth të gojës siç është thithja e anës së gotës,përtypja e thonjve, kafshimi i buzëve si dhe përtypja e lapsave. Është e qartë se shumë dëshira ndërmjet tyre dhe dëshira për të thithur,bëjnë që të ndjejnë siguri dhe kënaqësi si bebe kur thithnin nga gjiri i nënës,po jo nga ata që ushqehen me biberon.

Ekzistojnë dy tipa të duhanpirësve – ata që janë të varur nga duhani dhe pirësit e thjesht. Studimet tregojnë se thithjet e vogla dhe të shpejta të duhanit aktivizojnë trurin, duke sjellë një nivel më të lartë konceptimin, ndërsa thithjet me ritëm më të ngadaltë shërbejnë si qetësues.Pirësit e varur të duhanit varen nga rezultati qetësues i nikotinës,që të përballojnë ankthin dhe marrin me shumë thithje të forta ndërkohë që mësohen të tymosin vetëm. Duhanpirësit e zakoneshëm shpesh tymosin në shoqëri ose kur “pinë ndonjë gotë”.Kjo do të thotë se pirja e duhanit është një demonstrim i gjendjes shpirtërore dhe ka si qëllim që të krijojë disa përshtypje tek të tjerët.

Pirja e duhanit në shoqëri nga çasti kur cigarja do të ndizet e deri sa të shuhet,tymoset në 20% të kohës me ndërprerje me thithje të shpejta,ndërsa 80% e kohës i kushtohen një seri gjestesh të caktuara dhe një ritual të gjuhës së trupit. Koha më e madhe e duhanpirësve në shoqëri përbëhet nga një pjesë të një rituali social. Një studim që beri Adi Parot i Universitetit të Londrës Lindore, përmend se 80% e duhanpirësve thonë që ndjejnë më pak ankth kur tymosin. Megjithatë nivelet e ankthit të duhanpirësve të rritur janë të paktën më të larta se nga ato të joduhanpirësve. Parot zbuloi gjithashtu se mospirja e duhanit në realitet ul ankthin.Shkenca tashmë ka vërtetuar se pirja e duhanit nuk ndihmon në kontrollin e gjendjes shpirtërore sepse varësia nga nikotina rrit nivelet e ankthit.

Relaksimi i pretenduar që sjell duhanpirja thjesht pasqyron ndryshimin e tensionit të nervozizmit, që krijohet nga nikotina në organizmin e duhanpirësit dhe ai fillon të ulët. Kjo do të thotë se një duhanpirës që ndihet i natyrashëm duhet të jetë vazhdimisht me një cigare në gojë,duke shtuar se kur një duhanpirës e ndërpret tymosjen, dalngadalë bëhet me më pak ankth. Duhanpirja e pasqyron anasjelltën e efektit të tensionit dhe të ankthit që ndjell mungesa e nikotinës në gjak. Studimet tregojn se gjendja shpirtërore mund të duket që në javët e para pas ndërprejes së duhanit, por ka një kthjellim të dukshëm kur organizmi përjashton përfundimisht nikotinën.

“Nëse pini duhan është njësoj sikur të qelloni kokën tuaj me çekiç,sepse kur të ndaloni që ta qëlloni,do të ndiheni më mirë”

Pavarësisht se pirja e duhanit është e ndaluar në shumë vende është avantazh që të njohim lidhjen ndërmjet shenjave të gjuhës së trupit të një duhanpirësi dhe gjendjes shpirtërore të tij. Gjestet e duhanpirejes luajn rol të rëndësishëm në njohjen e gjendjes emocionale sepse shpesh bëhen parashikuese. Në mënyrë rituale mund të japin të dhëna të rëndësishme për mendimin dhe dëshirat e duhanpirësve . Rituali i cigares përmban goditje rrotullime, hedhje, nuhatje dhe shumë gjera të vogla,që tregojnë se personi ndjen ankth më të madh se që ka zakonisht.

Ndryshimet midis burrave dhe grave!

Kur gratë pinë duhan,shpesh mbajnë cigaren lart me krahun e thyer përgjysmë, duke lënë pjesët e përparme të trupit zbuluar. Kur pinë duhan burrat, largohen që të perkulin krahun që të mos duken si femra,ulin dorën që mban cigaren poshtë nga lartësia e gjoksit pas thithjes, duke mbuluar shpesh pjesën e përparme të trupit. Dy të tretat e duhanpirësve tymosin si burrat dhe të dy sekset mbajn të njëjtin ritëm thithje në çdo cigare,por burrat e mbajn tymin në mushkërit e tyre më shumë dhe kështu bëhen më të prekshëm nga kanceri në mushkëri.

Burrat shpesh pijnë duhan sikur “shkulin” cigaren me gishtin tregues dhe me gishtin e madh të dorës kur përpiqen të duken se ruajn një sekret, ata fshehin cigaren poshtë pëllëmbës së dorës së tyre. Ky gjest përdoret shpesh në filma nga artistët që luajnë të fortin ose duan të tregohen të poshtër e të këqinjë.

Drejtimi i shfryrjes së tymit të duhanit, tregon qëndrimet pozitive ose negative!

Nëse një person ka një qëndrim pozitiv ose negativ në një situatë të caktuar kjo zbulohet nga mënyra se ai shfryn tymin në drejtim për lart ose për poshtë. Le të quajmë se pirësi i duhanit nuk e shfryn tymin në drejtimin lart në mënyrë që të mos bezdisë të tjerët dhe që mund të shfryjë tymin drejt çdo drejtimi.
Dikush që ndihet pozitiv, superior dhe i sigurt në shumicën e rasteve e shfryn tymin në drejtimin për lart. Në të kundërt nëse një person është negativ, i fsheht ose me një qëndrim dyshues, në shumicën e rasteve shtyn tymin në drejtim poshtë. Shfryerja në drejtimin poshtë dhe nga cepi i buzëve tregon dukshëm një negativitet ose mban një të fshehtë.

Duke gjithashtu se ka një lidhje të ndërmjetme sesa negativ apo pozitiv ndihet duhanpirësi, nga shpejtësia me të cilën ai shfryn tymin. Sa më shpejt të shfryjë tymin në drejtimin lart,aq më i sigurt dhe superior ndihet. Sa më shpejt të shfryjë tymin në drejtimin poshtë aq më keq ndihet. Nëse një duhanpirës luan me letra dhe i kanë rënë letrat e mira, ka shumë mundësi që të shfryjë tymin e duhanit në drejtim lart, nëse i kanë rënë letrat e këqija ta shfryjë tymin në drejtim poshtë. Dhe nëse ndonjë lojtar mbetet pa ndonjë shprehje kur luan në mënyrë që të mos dorëzohet me lëvizjet e tij, te tjerët pëlqejnë dhe shtiren që të mashtrojnë duke përdorur gjuhën e trupit për të gënjyer lojtarët tjerë. Për shembull një lojtar i pokerit,kur merr njëe as karro në një dorë dhe do të mashtroje, mund të hedh letrat më kokë poshtë, gjoja se u mërzit dhe më pas kryqëzon krahët duke treguar pa fjalë se mori letër të keqe. Nëse më pas tërheq një të thithur të cigares dhe hedh tymin lart duke bërë duart në formë të një çatie,atëherë do jetë gabim nga lojtarët e tjerë që të rrezikojnë sasi të madhe parash,sepse mundësia është që do ti humbasin në këtë dorë.

Vëzhgimet e rasteve të shitjes tregojnë se ata duhanpirës që kanë marrë vendim për të blerë diçka shfryjnë tymin me drejtim lartë, ndërkohë ata që nuk e kanë marrë vendimin për të blerë e shfryen tymin për poshtë. Studimet e bëra në fillim të viteve 1978 për duhanpirësit , treguan se ata vonojnë më tepër të marrin vendime në një marrëveshje sesa ata që nuk pijnë duhan dhe se rituali i duhanpirjes shpeshherëë gjatë çasteve të tendosura të marrëveshjes është vendimtar. Siç duket duhanpirësit mund të parandalojnë vendim-marrjen duke kthyer vëmendjen e tyre në procesin e tymosjes. Nëse doni që të thyeni marrjen e vendimeve të shpejt nga duhanpirësi bëni bashkërendimin tuaj në dhomë me tabela të mëdha që shkruajnë:”Ndalohet Duhani”.

Si duhanpirësit përfundojnë një takim?

Shumica e duhanpirësve tymosin cigaret e tyre deri në një madhësi të caktuar para se të shuajnë në tavell. Gratë shuajnë cigaren ngadalë, ndërsa burrat shpesh e shuajnë duke mëshuar me gishtin e madh të dorës. Nëse një duhanpirës ndez cigare dhe menjëherë e shuan më shpejt se zakonisht, kjo është shenjë se do që ta mbarojë sa më shpejt bisedën. Duke parë këtë shenjë merrni iniciativën dhe ta mbyllni ju bisedën, duke bërë që të duket se ishte ideja juaj kjo gjë.

Material i bazuar në librin: Allan dhe Barabara Pease – “Gjuha e trupit”

Leni nje re