Burrat që urrejnë gratë

Barbie Latza Nadeau raporton për ngritjen e dhunës vdekjeprurëse familjare

Gruaja 21 vjeçare që njihet vetëm si “A“ , u ul në sallën e gjykatës në Italinë qendrore së fundmi, duke dëgjuar dëshminë e doktorit. “Në 30 vjet të përvojës sime me lëndime të dhunshme, nuk kam parë asnjëherë kaq shumë mizori’’, tha doktori Gabriel  Iagnemma.

Gruaja e re, studente, ishte përdhunuar dhunshëm nga një burrë që ajo i besonte; pastaj e kishte lënë gati të vdekur në një pellg me gjak të saj, në nje pirg dëbore jashtë një klubi, një natë dimri vitin e kaluar. Mrekullisht, ajo i mbijetoi sulmit, edhepse operacioni për të rikonstruktuar vaginën e saj dhe për të riparuar qafën e mitrës dhe mitrën zgjati disa orë. Sulmuesi i saj kishte përdorur një objekt të paidentifikueshëm të mprehtë gjatë përdhunimit, doktori dëshmoi.

Francesco Tuçia, 22, burri që përfundimisht u dënua për përdhunimin e saj, pyeti nëse mund të lëshonte sallën gjatë dëshmisë grafike të doktorit, dhe u shoqërua jashtë. Viktima e tij qendroi deri sa avokati i Tuccia’s argumentoi se si ai kishte përdorur vetëm duart e tij dhe se si plagët e saj ishin si shkak i shtatit të saj të vogël. Kjo, argumentoi avokati, ishte një ‘’lidhje dashurie mes dy të rriturve me pëlqim.’’ Pasionet e Tuccia’s mund të kenë qenë të shfrenuara, thanë ata, por nuk ishin assesi qëllimkëqija.

Për shkak të shërbimit ushtarak të Tuccia’s dhe mungesës së të dhënave kriminale paraprake, ai u dënua me vetëm tetë vjet burg, pjesë të së cilës ai mund ta kalojë në burg shtëpiak. Përderisa ‘’A’’ mund të mos shërohet asnjëherë nga efektet psikologjike të përdhunimit – detajet e të cilit ajo i ka ndrydhur dhe shfaqen vetëm në çaste të tmerrshme. Plagët e saj do të kenë nevojë për më shumë operacione kirurgjikale për t’i riparuar dhe ajo ka dhimbje kronike. Është e paqartë ende nëse ajo do të mund të ketë fëmijë ndonjëherë. Ajo i tha gjykatës se ndjehej sikur ajo po e përjetonte dënimin e përjetshëm.

‘’Dua që jeta ime të jetë sikur më parë, por asnjëhere nuk do të mund ta rikthej’’, tha ajo. ‘’Dua që të jem e lirë, të mos kem frikë të dal nga shtëpia. Ai m’i mori të gjitha’’.

Sulmi ndaj ‘’A’’ nuk ishte i pazakontë. Për më tepër, ajo është vetëm njëra nga dhjetëra mijra gra, të cilat janë viktima të dhunës seksuale në Itali, një shtet që për një kohë të gjatë ka injoruar dhunën ndaj grave. Sipas Kombeve të Bashkuara, një e treta e grave në Itali janë në një pikë viktima të dhunës në familje. Dhe vitin që shkoi, 120 gra u vranë nga bashkëshortët e tyre, ish-ët apo të dashurit në të ashtuquajturit sulme femicide – një numër qe mund të duket i vogël derisa nuk mendoni, që në Itali, një grua vritet çdo të tretën ditë.

Siç raportoi The Daily Beast vitin e kaluar, edhepse dhuna ndaj grave më në fund po merr vëmendjen që meriton, numri i grave të vrara në Itali është rritur vazhdimisht – gati se 10 përqind çdo vit në tre vitet e kaluara – një normë më e shpejtë se në çdo vend tjetër europian, sipas Non Siamo Complicci, ose Ne Nuk Jemi Bashkëpunëtorë, një grup që po punon në fuqizimin e grave në ngritjen kundër dhunës në familje.

Edhepse statisikat në sulmet ndaj grave janë veshtirë për t’u mbledhur, sipas Kombeve të Bashkuara, 50 pëqind e grave të vrara në mes të viteve 2008 dhe 2010 në Europë ishin vrarë nga një anëtar i familjes. Për burrat, ky numër ishtë vetëm 15 përqind. Me fjalë të tjera, gratë vriten nga ata që supozohet t’i duan. Vetëm gjashtë javë prej fillimit të vitit, nëntë gra janë vrarë veçse nga burrat  tyre në Itali, nga ish-ët, ose të dashurit.

(Në Spanjë, një vend tjetër europian me norma të larta të femicideve, tashmë, 13 gra janë vrarë këtë vit. Vitin që shkoi, 97 gra ishin vrarë në Spanjë-35 më shumë se  në vitin 2011).

Në shumë raste, burrat ndjehen të pasigurtë ose të kërcënuar sepse bashkëshortet e tyre ose të dashurat thonë jo në seks ose tentojnë të largohen nga lidhja, thotë Diana E.H. Russel, PhD., Profesore e Sociologjisë në Mills College në Oakland, Kaliforni, dhe një nga ekspertet më të njohura në botë në dhunën ndaj grave. ‘’Është një maqo që reagon jashtë qëndrimit. ‘Si guxon – ti kurvë inferiore – të më lësh!’’ thotë ajo. Është ‘reagim ndaj ndjenjave të tij superiore prej mashkulli’’.

Vitin që shkoi në Itali, gratë janë gjuajtur me armë, therë me thikë, djegur për së gjalli dhe shtyrë prej balkoneve. Disave ju është ndalë fryma me jastëkë. Dsa të tjerave ju është ndalë fryma me litarë të pajisjeve elekstronike. Një grua italiane ishtë therë me një thembër të këpucës stiletto.

‘’Prej djegjes së shtrigave në të kaluarën e deri te zakoni më i fundit i përhapur në tërë botën i dhunës ndaj grave në shumë shoqëri, deri te vrasja e grave për ‘’nder’’… femicidet kane ndodhur për një kohë të gjatë,’’ thotë Russel, e cila dëshmoi për herë të parë për femicide në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve ndaj Grave në Bruksel në vitin 1976. Libri i saj Femicide: The Politics of Woman Killing, rezultoi në adoptimin e termit në më shumë se 15 vende në Amerikën Latine.  

Femicidet, argumenton Russell, janë krime urrejtjesh, sikur vrasjet e njerëzve për shkak të racës, preferencave seksuale ose etnisë. Sidoqoftë, në shoqëritë e dominuara nga meshkujt; si Italia dhe Spanja, femicidet ende tolerohen në masë të madhë.

‘’Kjo reflektohet edhe në ligje, sikurse në norma dhe vlera’’, thotë ajo. ‘’Burrat konsiderohen si koka e familjes ‘’së tyre’’ dhe shumë besojnë që gratë e tyre duhet të jenë servile ndaj tyre. Kur fuqia e tyre vihet në pyetje, shumë prej tyre reagojnë dhunshëm.’’

Barbara Spinelli, një avokate italiane, ligjëron seminare në këtë temë për cokatë të tjerë, punëtoë socialë, oficerë policie, mësues dhe të tjerë që punojnë me dhe këshillojnë gra të dëmtuara nëpër Europë. Sipas saj, 70 përqind e grave të vrara në Itali, janë vrarë nga partneri i tyre, ish partneri ose i afërmi – dhe se viktimat bien në gjithë spektrin socioekonomik, thotë ajo.

‘’Problemi është që burrat nuk janë në gjendje të pranojnë përfundimin e një historie dashurië’’, thotë ajo. ‘’Nuk është vetëm problemi i fuqisë në shoqëri; eshtë problem i vetëvendosjes: askund në botë burrat nuk pranojnë humbjen e kontrollit mbi zgjedhjet jetësore të grave’’. Spinelli beson se pjesë e problemit është edhe portretizimi i shtrembëruar dhe stereotipik i grave në media ose si nëna ose si objekte seksuale.

Sipas një studimi të pashembull global në vitin 2012 në American Policital Science Review të publikuar nga Cambridge University Press, studimi ‘’gjeti norma tejet të larta të sulmeve seksuale, ndjekjes, trafikimit, dhunës në lidhje intime dhe dhunime të tjera ndaj grave’’. Sipas njërës prej autoreve të studimit, S. Laurel Weldon, ‘’në Europë është rrezik më i madh se kanceri, me 45 përqind të grave europiane që përjetojnë ndonjë formë apo tjetër të dhunës fizike ose seksuale. Normat janë të ngjashme në Amerikën Veriore, Australi dhe Zelandë të Re.’’

Amerika Latine, e cila zakonisht mendohet të ketë problem më të madh se Europa, për shembull, ka bërë shumë më shumë për t’ju kundërvëne problemit. ‘’Njerëzit kanë një ide të gabuar se është më keq në Amerikën Latine, por nuk është’’, i tha ajo The Daily Beast. ‘’Europa ka qenë shumë e ngadaltë në bashkimin me të tjerët’’.

Pjesërisht, kjo ndodh për shkak të tabuve kryeneqe në kultura dhe rezistenca tw pranimit të dhunës në familje si problem i brendshëm familjar. ‘’Njerëzit priren të heqin nga mendja dhunën në familje, edhe gratë, që ende ngurrojnë të raportojnë kërcënimet’’, tha ajo duke treguar një Barometër të vitit 1999, i cili raportoi se 40 përqind e grave europiane pranonin dhunën në familje si një akt i justifikuar.

Në një analizë të bërë në vitin 2010, numrat ishin përmirësuar shumë me vetëm 10 përqind që ushqenin ende të njejtin qëndrim. Megjithatë, hezitimi për të folur është ende për t’u shqetësuar. Në analizën e dytë, 91 përqind e grave italiane kishin raportuar se ato besonin se dhuna në familje ishte një dukuri e zakonshme në vendin e tyre, por që ato nuk mund të bënin  asgjë.

Mënyra më efektive për të luftuar femicidet përfshin çrrënjosjen e misogjinisë dhe diskriminim ndaj grave. Siç edhe thotë Weldon: ‘’Problemi me reagimin e drejtësisë penale është se po u shërben vetëm viktimave. Nësë nuk gjejmë një mënyrë për të parandaluar abuzimin duke ndryshuar mentalitetin, në fakt nukt do ta zgjedhim problemin’’.

Përktheu dhe përshtati: Genta Hoxha

 

Leni nje re