Stresi nuk është në kokën tënde, është në sistemin tënd nervor

Përktheu dhe përshtati: Genta Hoxha

A të kanë thënë ndonjëherë që kur të jesh i/e stresuar të ndalosh së brengosuri dhe veç të relaksohesh? E ke të gjithën në kokë? Do të ishte mirë sikur të ishte kaq e thjeshtë. Por nuk është.

Studime psikologjike tregojnë që kujtesa e stresit jeton në sistemin tonë nervor. Marrim shembull përjetimi i një ngjarjeje stresuese. Një ngjarje që ju bën të ndjeheni i paaftë, i pashpresë dhe pa kontroll. Në këtë rast, vihet në funksion sistemi autonom nervor (SAN).Kjo pjesë e sistemit nervor është përgjegjëse për kontrollonimin e veprimeve trupore të pavetëdijshme, si frymëmarrja. Më saktësisht, është dega simpatetike (lufto ose fluturo) e SAN që ka filluar punë derisa ti po e mbaje veten. Përpos asaj, aksi hipoatalamik-hipofizar-adrenal i trurit të mesëm ka filluar gjuajtje. Në të cilën, një sinjal nga hipotalamusi juaj dërgon mesazhe hormonale drejt gjëndrës hipofizare që stimulon gjëndrat adrenale.

Për të aktivizuar këtë përgjigjen ’’lufto ose fluturo’’, hormonet stresuese sikur kortisoli dhe adrenalina lirohen nga gjëndrat adrenale. Ato ndihmojne trupin tonë që befas të mobolizohemi në ikje  nga rreziku. Sipas Peter A.Levine, ekspert i traumave në fushën e psikoterapisë, trauma ndodh kur ky proces biologjik mbingarkohet dhe një person e ka të pamundur të lëshojë dhe të procesojë ngjarjen stresuese.  Është e mundur të evitohet përgjigja traumatike duke e shkarkuar energjinë që është mbledhur. Për shembull, dridhja, qajtja dhe bërtimat mund të lejojnë individin që të procesojë stresin fizikisht.

Sidoqoftë, nëse përgjigja ndaj stresit nuk procesohet, mbetet në indet trupore. Kur ndodh një ngjarje pasuese stresuese që nuk na paraqet ndonjë rrezik, kujtesa traumatike rithirret. Një sasi e madhe e hormonese stresuese lirohen. Gjaku vërsulet në gjymtyrë, bebëzat e syrit zgjerohen, tonet e muskujve rriten duke u prezantuar si tension, shkalla e frymëmarrjes rritet, zemra rrahë më shpejt dhe ndodhë djersitja. Kështu që, sistemin nervor përgjigjet sikur ky incident i vogël është rrezik jete.

Kjo përgjigje biologjike është dukshëm përtej kontrollit racional. Nuk mund ta shmangësh. Stresi kronik çon në shkëputje ose palëvizshmëri, një ngjarje e ngarkesës simpatetike dhe çlirim hormonesh, që janë të dëmshme për shëndetin. Baza e trurit (pjesa primitive e trurit) përcakton përvojat emocionale dhe përgjigjet biologjike. Kur baza e trurit aktivizohet nga përgjigja‘’lufto ose fluturo’’, ndez pjesën më të zhvilluar të trurit, koren paraballore. Kështu që, është e pamundur të jesh në gjendjen primitive të ‘’lufto ose fluturo’’ dhe të të mendosh racionalisht ose kritikisht (siç do të bënte korja jonë paraballore).

Levine shtjellon, ‘’pyetja është: si munden njerëzit të shqiten nga palëvizshmëria? Të dalësh jashtë kësaj gjendjeje të ngrirë mund të jetë një përvojë tejet energjike. Pa trurin racional, kafshët nuk mendojnë dy herë, ato veë e bëjnë. Ndërkaq, kur njerëzit fillojnë të dalin nga përgjigja e palëvizsshme, ne shpesh frikësohemi nga intensiteti i energjisë tonë dhe agresioni i fshehur, mbledhiim forcat kundrejt fuqisë së ndjenjave. Ky shtrëngim, ndalim parandalon shkarkimin komplet të energjisë që duhet për të rikthyer funksionimin normal’. (30).

Stresi i paprocesuar bëhet një kujtim traumatik që shtrihet përgjumësh në trup. Një stimul i kohës së tashme mund të shkaktojë rishfaqjen e kujtimit të ruajtur. Duke kuptuar atë se çfarë ndodh brenda trupin dhe trurin tonë, na jep dhembshuri. Duke mësuar pse trupi jonë reagon ashtu si reagon, çon drejt vetëdijësimit dhe fuqizimit. Na lëviz nga të qenit të izoluar, të frikësuar, viktima. Duke u kujdesur për trupat tanë dhe duke kuptuar përgjigjet e tyre vetëmbrojtëse, ne shkarkojmë turp. Kur ne kuptojmë procesin psikologjik që ne naa mbron nga një kujtim i vjetër ose traumë, ne mund të kthejmë gjykimin e brendshëm në mirësi. Vetë-dashuria bëhet e mundur. Mund të mos na shërbejë për gjë në të tashmen, por në të kaluarën na ka shërbyer. Në fakt, përgjgija e njejtë na ka ndihmuar që të mbijetojmë.

Puna atëherëështë që të ri-trajnojmë trupin. Kjo mund të bëhet duke kërkuar praktika sikur meditimi i orientuar ndaj ndjenjave, frymëmarrja e thellë, akordimi vokal, lëvizje spontane dhe vallëzim, joga, dëgjimi i muzikës qetësuese, kalimi i kohës në natyrë, vrapimi ose hikingu. Ose thjeshtë, marrja e një përqafimi nga një i dashuri jonë, që liron oksitosin, një hormon natyral që prodhohet nga gjëndra adrenale që ndihmon lidhjet/marrëdhëniet dhe miqësitë. Ka vegla që deaktivizojnë përgjigjen simpatetike dhe aktivizojnë përgjigjet e kundërta parasimpatetike, të quajtura mekanizmat e çlodhjes dhe tretjes. Qëllimi është të ndjehemi sigurt. Të rregullojmë frymëmarrjen, të ngadalësojmë të rrahurat e zemrës dhe qarkullimi i gjakur të shkojë në organet vitale.

Këto praktika të fuqishme ndërrojnë psikologjinë psikologjinë tonë  dhe prekin disponimin tonë. Herën tjetër që dikush ju thotë që e keni krejt në kokën tuaj, do të keni një përgjigje tjetër. Kjo njohurina fuqizon të shërojmë plagët e kaluara. Duke njohur fuqinë që trauma ka në jetën tonë dhe duke kuptuar mekanizmat, me të cilat bëhet shërimi, ju mund të krijoni një jetë më  të mishëruar dhe më të lumtur.

Shpresoj që kjo t’ju sjell pak njohuri në përvojën njerëzore!

Punime të cituara

Levine, P.A. (2008) Healing Trauma, a pioneering program for restoring the wisdom of your body. Colorado, Sounds True, Inc.

Leni nje re