Si bota moderne na bën të sëmurë mendërisht?

Përktheu dhe përshtati: Vlora Konushevci

Bota moderne është e mrekullueshme në shumë mënyra (stomatologjia është e mirë, makina janë më të besueshme, mund të mbajmë lehtë kontakt nga Meksika me gjyshen tonë në Skoci), por ajo në të njejtën kohë është fatkeqësisht shkaktari i fuqishëm i nivelit të lartë të ankthit dhe depresionit të përhapur.

Janë gjashtë karakteristika të veçanta të modernitetit që e kanë këtë efekt shqetësues psikologjik. Për secilën ka zgjidhje t’cilat ne kolektivisht do të mund t’i zbatojmë atëherë kur t’i kuptojmë më mirë.

1. Meritokracia: Shoqëria na tregon se gjithkush ka mundësi të jetë i suksesshëm nëse e ka talentin dhe energjinë. Por ana e errët e kësaj ideje që duket çliruese dhe e bukur është se çfarëdo mungese e suksesit nuk konsiderohet siç është menduar në të kaluarën të jetë aksident ose fatkeqësi, por, mungesa e suksesit shihet si shenjë e mungesës së talentit apo si përtaci. Pra idea është që nëse ata në krye e meritojnë të gjithë suksesin e tyre, atëherë ata në fund e meritojnë të gjithë dështimin e tyre. Një shoqëri që mendon për veten si meritokratike e kthen varfërinë nga një problem shoqëror në dëshmi të dështimit.
Zgjidhja do të ishte një besim i forte dhe kulturor që mbështetet në dy ide të mëdha: Në fat, që do thotë se suksesi nuk varet vetëm nga talenti dhe përpjekjet; dhe tragjedia, që nënkupton se njerëzit e mirë dhe të denjë mund të dështojnë dhe se ata meritojnë dhembshuri në vend të përbuzjes.

2. Individualizmi: Një shoqëri individualiste predikon që individi dhe arritjet e tij janë gjithçka dhe se të gjithë janë të denjë për një fat të veçantë. Komuniteti pra nuk ka rëndësi; komuniteti është për të pashpresët. Të qenit ‘i zakonshëm’ konsiderohet si mallkim. Kështu, pra nëse flasim me statistika shumica prej nesh do të përfundojnë të kapur pas ndonjë dështimi.
Zgjidhja do të ishte kulti i një jete të mire e të zakonshme , vlerësimi i kënaqësive të vogla dhe heroizmi i jetës së përditshme.

3. Laicizmi: Shoqëritë laike nuk besojnë në ndonjë gjë që është më e madhe se ta ose përtej tyre. Feja përdorej për të na shërbyer t’i mbajmë rrugët tona të vogla dhe betejat tona në perspektivë.

Zgjidhja do të ishte përdorimi i rregullt i burimeve të transcendencës për të nxjerr një perspektivë të mirë dhe relativizuese për dhimbjet tona personale: muzika, yjet natën, hapësirat e gjera të shkretëtirës ose oqeanit do të na ngushëllonin.

4. Romantizmi: Filozofia e Romanticizmit na tregon se secili prej nesh ka një person shumë të veçantë diku në botë që mund të na bëjë plotësisht të lumtur. Megjithatë, në shumicën e rasteve neve na duhet të pajtohemi me ndonjë marrëdhënie mesatarisht të durueshme me dikë që është shumë i mirë në disa mënyra dhe shumë i vështirë në mënyra të tjera. Kjo pastaj duket si një fatkeqësi në krahasim me shpresat tona origjinale.
Zgjidhja do të ishte që pasi që ne jemi inkurajuar të besojmë në një ëndërr të pamundun duhet që të ndërtojmë ambiciet tona rreth miqësisë dhe dashurisë jo-seksuale.

5. Mediat: Mediat kanë prestigj të madh dhe zënë jë vend të madh në jetën tonë – por zakonisht ato na e drejtojnë vëmendjen tek gjërat që na trembin, na shqetësojnë, na panikojnë dhe na zhgënjejnë, ndërkohë që na e mohojnë ndonjë shans për veprim efektiv personal. Mediat pra zakonisht ndjekin anët më pak të admirueshme të natyrës njerëzore, pa një ekspozim balancues ndaj qëllimeve normale të mira, përgjegjësisë dhe mirësjelljes. Në rastin më të keq, ato na drejtojnë drejt drejtësisë së turmës. Zgjidhja do të ishte të ketë më shumë lajme që përqendrohen në zgjidhje sesa në gjenerimin e zemërimit, që mbahet gjallë edhe me problemet sistematike.

6. Përsosmëria: Shoqëritë moderne theksojnë se është brenda përgjegjësisë sonë të jemi thellësisht të kënaqur, të arsyeshëm dhe të përmbushur. Si rezultat, ne përfundojmë të urrejmë veten, duke u ndier të dobët dhe duke menduar se e kemi çuar jetën kot.
Zgjidhja do të ishte një kulturë që pafundësisht promovon idenë se përsosmëria nuk është brenda kupës sonë (nuk është e arritshme), që të qenit mendërisht pak (dhe shumë) keq është pjesë e pashmangshme e gjendjes njerëzore dhe se ajo që na duhet para së gjithash janë miq të mirë me të cilët ne mund të ulemi dhe të diskutojmë me ndershmëri frikën dhe dobësitë tona reale.

Leni nje re