Si të mposhtni bullizmin online dhe offline! (Guidë jo profesionale)

“Sigurisht që kur je 15 vjeç, është e vështirë të përballesh me bullizmin. Me bullizmin është e vështirë të përballesh edhe kur je më i rritur.

Gjithsesi në momentin kur ju e gjeni veten pjesë të vorbullës gjëja e parë që duhet bëre është të mos ndjehesh si viktimë dhe të mos reagosh si e tillë. Ajo që kërkojnë tallësit nga viktimat e tyre të presupozuara është pikërisht reagimi agresiv, i cili tregon se viktima e ka ngrënë karremin.

Një sjellje e tillë është ushqim për tallësin. Ajo që duhet bëre në të tilla raste në rastin më të mirë është të qëndrosh indiferent. Në rast se ke imagjinatë mjaftueshëm mund të tallësh veten. E çuditshme, por e vërtetë dhe funksionale. Ekziston një trik psikologjik që me fjalë të tjera thotë.

Nëse ti e pranon një të metë, askush nuk ta vë dot më në dukje. Pra nëse ti tall veten, askush nuk do tallet dot me ty. Pse?

Sepse tregon që e merr talljen me sportivitet dhe kjo e fundit nuk të prek. Kjo sigurisht që del jashtë pritshmërive të tallësve. Kështu që mënyra më e mirë për tu përballur me tallësit është ti mposhtësh duke luajtur lojën e tyre.”

Nga ARJOLA

Leni nje re