Shtetet më të sigurta në botë për gratë

Konsulenca “New World Wealth” ka kryer një analizë mbi vendet më të sigurta në botë për gratë. 

Ata pretendojnë se ekziston një korrelacion prej 92% midis rritjes historike të pasurisë dhe niveleve të sigurisë së grave. 

Australia renditet si vendi më i sigurt në botë për gratë. Ajo u pasua nga Malta dhe Islanda, ndërsa Britania e Madhe nuk hyri në top 10.

Australia është vendi më i sigurt në botë për gratë, sipas analizave të konsulencës “New World Wealth” në përmbledhjen e migrimit global të pasurisë për vitin 2018.

Raporti kryesisht sheh lëvizjen e individëve me vlerë të lartë neto në të gjithë botën. Megjithatë, një pjesë e kësaj analize përfshin shqyrtimin e vendeve më të sigurta për gratë.

“Siguria e gruas është një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar potencialin afatgjatë të rritjes së pasurisë së një vendi, me një korrelacion prej 92% midis rritjes historike të pasurisë dhe nivelit të sigurisë së gruas”, thuhet në raport.

“Kjo do të thotë se rritja e pasurisë rritet nga nivelet e fuqishme të sigurisë së gruas në një vend”.  Australia është një nga tregjet më të mira të pasurisë në botë. Mbi dhjetë vjet, pasuria në Australi është rritur me 83%.

10-të shtetet më të sigurta në botë për gratë në vitin 2017-të ishin:

  1. Australia
  2. Malta
  3. Islanda
  4. Zealanda e re
  5. Kanada
  6. Polonia
  7. Monako
  8. Izraeli
  9. SHBA
  10. Korea Jugore

Renditja bazohet në përqindjen e popullsisë femërore të secilit vend që ka qenë viktimë e një krimi të rëndë gjatë vitit të kaluar.

 

 

Leni nje re