Përdhunohet foshnja tetë muajshe në kryeqytetin Indian

Një vajzë tetë muajshe është përdhunuar në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, nga kushëriri i saj 28-vjeçar, derisa prindërit e saj po punonin.

Përdhunimi ka ngjallur reagime të zemëruara nga aktivistët, të cilët janë duke bërë presion mbi policinë që të angazhohen më shumë në luftën kundër dhunës seksuale.

Nëna e gjeti fëmijën e saj me gjakderdhje pasi u kthye nga puna në mbrëmje. Mjekët në spital e konfirmuan përdhunimin dhe thanë se foshnja duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Unë dhe gruaja ime punojmë, dhe atë ditë kishim ikur të dy në punë duke e lënë fëmijën në shtëpi, për të cilën kujdesej motra ime. Kur gruaja ime u kthye nga puna ajo e pa shtratin e gjakosur. Fëmija im është në gjendje kritike”, tha babai i vajzës tetëmuajshe.

I akuzuari është arrestuar, tha policia në Delhi. “Ne e arrestuam të akuzuarin dje [të hënën] Ai është kushëri i viktimës,” tha Parvati,  nën-inspektori shtesë në stacionin policor të Subhash Nagar. “Ne e kemi arrestuar atë nën  Kodi Penal indian dhe nenin 6 të Mbrojtjes së Fëmijëve kundër Veprave Seksuale. Hetimi është ende në proces,” tha Parvati për Al Jazeera.

Leni nje re