Kujtojmë novelisten Amerikane Edith Wharton në datën e lindjes së saj

Edith Wharton (1862-1937) ishte noveliste Amerikane, shkrimtare e historive të shkurtëra dhe dizajnere. Wharton kombinoi në mënyrë perfekte aristokracinë amerikane e cila i buronte nga brenda me një stil shumë të fuqishëm të prozës. Në novelat dhe histroritë e saj portretizohej jeta dhe morali, në të hershmet kohë të viteve 90-të. Ajo fitoi çmimin Pulitzer Prize për literaturë, në vitin 1921, duke u bërë gruaja e parë që e merr këtë çmim.

Wharton, ishte e njohur për shumë njerëz të asaj epoke, në Amerikë dhe në Europë, duke përfshirë edhe presidentin Theodore Roosevelt.

Libri me të cilin fitoi edhe çmimin e parë Pulitzer është libri ‘Mosha e pafajësisë”, që u përkthye në pothuajse të gjitha gjuhët e botës dhe ka njohur me qindra ribotime. Ai libër lexohet në masë të madhe edhe sot, duke zënë vend si një ndër librat më të vlefshëm të letërsisë klasike botërore.

Ky libër përshkruan gjallërisht dramën e një njeriu të përçarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror.

Historia përqëndrohet rreth jetës së një çifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor, hyn në jetën e tyre. Lumturia e çiftit “të përkryer në sytë e të gjithëve” fillon të lëkundet.

Historia është bashkëkohore në kritikën ndaj moralit të rremë dhe strukturës shoqërore të ngurtë tipike të elitave kudo. Titulli ironizon mirësjelljen e qelibartë të shoqërisë së lartë, të krahasuar me intrigat e brendshme të saj.

Fragment nga libri:

“Elen! Është një marrëzi! Pse po qan? Nuk ka gjë që të bëhet dhe të mos zhbëhet. Unë jam ende i lirë dhe ti do të jesh e atillë.” E përqafoi. Fytyra e saj ishte si një lule e lagur nga prekja e buzëve të tij, ndërsa gjithë tmerret e tyre të kota po treteshin si fantazma në agim. E vetmja gjë që e habiste në ato çaste ishte qëndrimi në këmbë për pesë minuta për të diskutuar me të nga njëri skaj i dhomës në tjetrin, ndërsa po të prekeshin, gjithçka thjeshtohej.

 

Leni nje re