Në të 25-tat.

Shkruan: Donjeta Elshani

Asht’ pak e frikshme me u rritë, ka ndjenja pasigurie për të ardhmen, ditë kur nuk e dinë ku je, e as çka je ?

Kjo kriza e 25 asht’ hall i madh. Po i tham “krizë”, se të tillë e shoh, nji periudhë kur je n’mes t’nji bote të egër jashtë, që mendon je i/e përgaditë për me u ballafaqu, edhe kur e lypë fshehurazi ngrohtësinë e sigurinë e feminisë. Bilez, un’ kisha me thanë qekjo kohë asht’ ma e ranë se adoleshenca.

Ma poshtë, nëse keni durim me lexu, kam me spjegu pak ma mirë pse po mendoj k’shtu.

Nji kohë t’gjatë ditëve t’feminisë andrron se qysh me u rritë ma shpejtë, qysh me ardhë ajo dita kur s’ki nevojë me e vetë kerkan për kurgja. E qekjo n’atë botë ka përfshi me nejtë pak ma shumë me kqyrë televizor, me nejt pak ma shumë n’kompjuter, me nejt pak ma shumë n’mahall me lujtë etj.

Kur t’rrokë 25, detyrimisht ja nisë tu ja bo vetit do pytje t’tipit, çka dreqin jam ka du prej jetës, hala s’kom mrri qaty ku kam dashtë, edhe e sheh që koha po ecë, e ty t’doket që ti bash hiç kurgja s’po banë. Me shumë mundësi i ke kry studimet themelore, edhe jeta jashtë bankave shkollore nuk asht’ qajo që e ke pritë. Tregu i punës asht’ ma i ranë se që e ke menu, ki ditë kur krejt çka donë asht’ me hekë dorë prej t’qenunit i rritun, e mos me marrë gjithçka seriozisht.

Puna jote nuk asht’ qajo që e ke mendu, edhe nuk e ki luksin për me hekë dorë e me dhanë dorëheqje. E dinë, thellë në veti që meriton ma shumë, e dinë që ti munesh ma shumë, ama je blloku në diçka që as nuk të pelqen, e as s’të banë me u ndi i/e vlerësume.

Menon diqysh t’kish pasë ” pring” n’qet jetë e me u kthy n’qato ditë t’vjetra. Nalesh e menon, krejt t’gjenerates tane t’doket që e kanë gjetë vetën, edhe po bajnë krejt çka gjithë kanë dashtë. Thu në veti, e une ? Ku jam une ?! Ama, doza t’mdhaja te dyshimit e pasigurisë t’vinë në mene, edhe bahesh shumë kritikus me vetën. Menon që je veç vet me qeto menime, edhe koha duhet me u nalë gjithqysh, se nuk je hiç ama hiç gati me u rritë e me marrë pergjegjsi qysh shoqnia e jeta lypë prej teje.

T’doket që veç vet e që nuk ka kush që t’kupton, e për qata heziton, e tutësh dikujt me i folë për qeto ndjenja. Ama, e verteta asht’ pak ma ndryshe, te tanë e kanë t’njejtën luftë t’brendshme, gati te tanë janë tuj u munu me e kuptu pak ma shumë qet jetë që e kanë, e me i dhanë ma n’fund përgjigjje vetës për shumë gjana. Te tanë jemi me nji luftë t’brendshme që rrallë e hiç flasim për to. Nashta për shkak se s’dojmë me u dokë t’pasigurtë e t’dobtë, ama e verteta asht’ që jemi me nji dimën pak ma t’ftoftë se tjertë, me nji dimën që kemi hi, e menxi po e presim ni trohë pranverë.

T’qenunit i rritun i ka benefitet e veta t’mdhaja, amo na – hala s’jemi përcaktu gjithqysh qanej. Kur me nji dhomë e je ma i/e rrituna qaty, lypë dikand ma t’rritun gjithqysh. Kur i rrokë t’25-tat s’e dinë ku je, n’mesin e të rinjëve e të rejave, a kah ?

T’keshet kur dikush t’lenë naj pergjegjsi ma t’madhe, e t’vjen mi thanë, po une i kom veç 25 vjet? Çka po pret prej meje ? Me u sillë krejt pa pritun me përgjegjësi qekaq t’madhe a ? T’vjen me ju thanë, a e dini që une hala e kqyri n’pik t’verës “Home Alone” edhe keshi njejtë sikur kur e kam pa n’97-ten. Tani, kujtohesh, që kur i ke pasë 15, njerzit që e ke dijtë qê i kanë kah 25 t’u kanë dokë njerz t’pergjegjshëm e pak t’merzitshëm.

Ke mendu që ata i dijnë krejt senet, edhe e dijnë saktësisht çka po dojnë prej jetës, ke mendu që e kanë marrë vesh udhën tjetër që po dojnë me ndjekë. E mandej, vjen me nji fazë kur pernime e kupton që asht’ krejt n’rregull nëse bash hiç s’e dinë kah po donë me shku. Diqysh, kush e dinë bre ? Asht’ krejt n’rregull mos me dijtë as çka je tuj ba. E vren që t’duhet me marrë pak ma shumë frymë, pak me u ba ma i/e mirë me vetën. Edhe po, kqyre edhe sot “Home Alone” edhe kur t’i banë 50, edhe nese i ki fat e i banë 70, krejtve na vynë “pring” prej jetës t’qenunit i rritun

Leni nje re