Përpunimi seksist i ‘Diary of A Young Girl’ (Ditari i Një Vajze të Re) nga Ana Frank

Nga Stephanie Watson

Përpunimet në ditarin e Anës janë më shumë se vetëm mosrespekt për kujtimin e saj – e kanë shndërruar veprën e saj në një vepër misogjiniste.

Ditari i Ana Frankut, i botuar pas vdekjes së autores në kampin e përqëndrimit në moshën 15 vjeçare, për shumë njerëz është një dokument shpjegues i asgjësimit total mbi njerëzimin. Ditari, i cili fillimisht ishte titulluar “Het Achterhuis”, është një thesar kombëtar për gratë dhe vajzat çifute në të gjithë botën, dhe shumë mbijetuesë dhe historianë të therorit, siç është Primo Levi, që thuhet se shërben si përfaqësues i fortë i miliona çifutëve dhe njerëzve të tjerë që kane vuajtur nga duart e partisë Naziste. Por jo të gjithë e kuptojnë se libri i publikuar me titullin “The Diary of A Young Girl” (Ditari i një Vajze të Re) është një version i përmbledhur, i përpunuar, dhe i redaktuar ditarit, nga ai që Ana ka shkruar në të vërtetë. Për mua, ky informacion ishte më se i mjaftueshëm për të bojkotuar librin.

Kam mundur t’i shmangem leximit të ditarit të Ana Frank-ut pjesën më të madhe të jetës sime, por pak kohë më parë vendosa ta provoj ta lexoja në versionin e audios. Narratori, Helena Bonham Carter, filloi me parathënie të edicionit të Penguin. Ajo tregoi vendngjarjen, përshkroi rëndësinë e librit, foli për luften – dhe shpjegoi se libri ishte redaktuar rrënjësisht:

 “Sa për fillim,, libri duhej të ishte i shkurtër që të përshtatej në seritë nga botuesi holandez. Për më tepër, disa fragmente në lidhje me seksualizmin e Anës janë hequr; në kohën e  botimit të parë të ditarit, në vitin 1947, nuk ishte e rëndomtë të shkruhej aq hapur për seksin, dhe sigurisht jo në librat për të rinjtë. Nga respekti për të vdekurit, Otto Frank po ashtu hoqi një numër të papërshtatshëm të fragmenteve rreth gruas së tij dhe banorëve të tjerë të Secret Annex.”

Aty ndalova së lexuari.

Ka diçka shumë të papërshtatshme rreth idesë së përpunimit të ditarit personal dhe autobiografik të dikujt. Në fund të fundit, është supozuar të jetë një portë në të shkuarën: Përjetimi i Anës në aneks, saktësisht çfarë ka ndodhur, saktësisht siç ka ndodhur. Heqja e të dhënave dhe qëndrimeve të rëndësishme nga faqet, thjeshtë duket gjë gabuar. Pra, nuk munda të vazhdoja ta dëgjoja, veçanërisht pasi dëgjova se ishin hequr shumë nga pjesët lidhur me temat e specifikave gjinore siç është seksualiteti  dhe marrëdhëniet e një vjaze të re me nënën e saj.

Siç duket, janë tre versione të ditarit të Anës. Versioni i parë është ditari origjinal, fjalët e vërteta që ajo ka shkruar gjatë fshehjes. Versioni i dytë është rishkrimi i Anës në  formën e romanit, pasi që ajo dëgjoi në radio se ministri Bolkestein – ministri për Edukim, Art dhe Shkencë gjatë Luftës së Dytë Botërore – kishte kërkuar që të gjithë ditarët gjatë okupimit gjerman të ruheshin dhe studioheshin në vitet e ardhshme. Por versioni i tretë është ai që shumica e shkollave e shpërndanë në orët e gjuhës angleze, dhe Ana nuk kishte kontrollë aspak në atë version.

 ‘The Diary of A Young Girl’ (Ditari i Një Vajze të Re) është një version i shkurtuar, i përpunuar, dhe i redaktuar i ditarit, që Ana nuk e ka shkruar në të vërtetë.

Pasi babait të saj iu kishin dhënë të dy mbetjet e versioneve nga Miep Gies dhe Bep Voskuijl, që kishte fshehur famijlen Frank, ai dhe shtëpia botuese e përpunuan atë në një version që kombinonte ditarin origjinal dhe versionin e rishkruar, me disa redaktime shtesë. Unë kam konsideruar ketë përzierje si ofendim ndaj privatësisë së Anës – pasi që në ditar vetë kishte thënë se ajo nuk donte asnjëri të lexonte mendimet e pafiltruara të saj. Për më shumë, i lë jashtë gjërat që ajo me të vërtetë donte të mbeteshin në versionin e dytë, pasi që ajo i kishte shkruar aty në radhë të parë.

Bazuar në parathënien e Penguin’s Definitive Edition (libri në audio që kisha filluar ta dëgjoja), disa paragrafe me qëndrimet dhe përjetimet personale të Anës ishin përpunuar ose krejtësisht hequr nga versioni i tretë. Mendimet e Anës ndaj prindërve ishin përpunuar që të dukeshin më pak të vrazhda – për shembull, ky version e heq rreshtin “Dëshira e babait të flas rreth lirimit të gazrave dhe shkuarja në tualet është e pështirë.”

Mendimet dhe vrojtimet e Anës për trupin e saj po ashtu ishin hequr nga versioni i tretë. Hidheni një sy  këtij version në të cilin ajo flet për vaginën e saj: “Derisa isha 11 ose 12 vjeç, unë nuk kam kuptuar që kisha një palë tjetër të buzëve brenda [në vaginë], edhe pse nuk mundja t’i shihja. Çfarë është edhe më qesharake është se kam menduar se urina rrjedhë nga klitorisi.”

Versioni i përpunuar është i pastruar nga përmendjet e seksit adoleshent të Anës. “I tregova atij [Peter-it] gjithçka rreth vajzave, pa hezituar që të flasim çështjet më intime,” shkroi Ana në ditarin e saj, rreth të dashurit të saj potencial në aneks. “Më duket më shumë zbavitëse se si ai ka menduar se hapja në trupin e gruas është thjeshtë e pa ilustrueshme. Ai nuk mund ta imagjinonte që në të vërtetë ishte pozicionuar në mes këmbëve të gruas…” Versioni i edituar po ashtu heq përmendjen e ciklit menstrual të Anës: “Shkruar më pas: kam harruar të tregoj për lajmet e rëndësishme se ndoshta së shpejti do të më vijë cikli menstrual. Këtë mund ta them sepse po vazhdoj të gjej njolla të bardha në veshjet e brendshme.”

Tashmë isha e shqetësuar se përpunimet e shumta në ditarin e Anës ishin mosrespekt ndaj kujtimit të saj. Por të shihja përmbajtjen e ndryshimeve, dukej se përpunimet e kthenin ditarin e saj në një vepër misogjiniste. Fragmentet e redaktuara kishin të bënin me dashurinë, seksin, dhe ndryshimet trupore, të gjitha temat që gratë nuk kishin guximin të flisnin në vitet 1940-ta dhe janë të paguximshme të flasin rreth tyre edhe sot. Nëse Ana do të kishte qenë djalë, a do t’i kishte hequr shtëpia botuese fragmentet rreth përshkrimit të trupit të tij? Mendimet e tij rreth vajzave? Mendimet e tij rreth prindërve a do të ishin vlerësuar si “është djalë”?

Kjo është çfarë më shtyu të bojkotoj librin.

Versioni i përpunuar është i pastruar nga të përmendurit e seksit adoleshent të Anës.

Babai i Anës, Otto Frank, ishte përgjegjës për disa nga ndryshimet, dhe sipas tij ai ka bërë këto ndryshime me dëshirën e Anës në mendje: “Natyrisht që Ana nuk ka dashur disa gjëra të botohen. Kam dëshmi për këtë… Ditari i Anës për mua është një testament. Duhet të punoj në kuptimin e saj. Kështu që kam vendosur ta bëjë këtë duke menduar sesi Ana do ta bënte. Me gjasë se do ta përfundonte ashtu siç e kam bërë unë për botuesin.”

Por nëse nuk ka dashur ajo t’i botonte shënimet, atëherë pse i ka përfshirë ajo ato në versionin e dytë? Versioni i dytë ishte përpunim i vet asaj, pas të gjithash, kështu që gjithçka në atë version është çfarë ajo ka dashur që njerëzit të shohin. Çfarë dëshmish ka pasur babai i Anës që ajo donte që libri i saj të ndryshohej?

Me këto pyetje në kokë, kam pyetur disa shkrimtar dhe lexues rreth mendimit të tyre në përpunimin e ditarit të Ana Frankut. A e kanë dobësuar vlerësimin ndryshimet dhe redaktimet? A i kanë arsyetuar thjeshtë pa lexuar fare librin?

Disa njerëz me të cilët kam biseduar janë pajtuar me mua: “Ideja e përpunimit të Ana Frankut është krejtësisht kundër parimeve të rëndësishme të tregimit të së vërtetës nga sytë e dëshmitarit të drejtpërdrejtë,” tha gazetari Erin Stewart. “Veçanërisht pasi mendoj se disa nga aspektet më të fuqishme në ditarin e saj (të paktën për mua) janë imtësuar, fakti se edhe pse e bllokuar në atë bodrum,  vend i vogël dhe i pasigurt, ajo kishte ndjenja normale për marrëdhëniet dhe jetën në përgjithësi.  Ajo prapë ishte vetvetja. Ka diçka shumë prekëse rreth përballjes me identitetin në ato kohëra dhe diçka tmerrësisht të dhimbshme që të heqësh fragmente.”

Por shkrimtarët dhe lexuesit çifutë që kam biseduar kanë theksuar rëndësinë e këtij ditari, në çfardo forme është e pranueshme. “Si një lexues çifut që ka lexuar këtë libër që nga fëmijëria, nuk pajtohem që të mos e lexoj fare vetëm se ka qenë i përpunuar,” tha Alana Saltz, një shkrimtare çifute dhe e dhënë pas leximit. “E kuptoj shqetësimin tuaj, dhe mendoj se është e pavend që libri është shkurtuar në atë mënyrë. Por, nuk mund ta hedhësh poshtë fuqinë dhe ndikimin historik që ka pasur në vetëdijësimin ndaj therorit, kështu që edhe nëse nuk është ideale dhe se duhet të diskutohet në të ardhmen dhe të vihet në dyshim tash, që të mos lexohet fare është e tepërt.

Pasi bisedova me Alanën, fillova të kuptoja se versioni origjinal ishte më i rëndësishëm se secila hije e përpunimit. Përpunimet mund të jenë seksiste, por lufta ndaj antisemitizmit – duke përfshirë përballjen dhe shqyrtimin se çfarë ka ndodhë gjatë therorit – është më e rëndësishme.

Por s’ka pse të jetë zgjedhje mes pranimit të përpunimit të ditarit dhe mënjanimit të plotë të tij. Kam zbuluar se në të vërtetë është një version i shkurtuar i ditarit që nuk është i ndryshuar sikur versionet e tjera, i botuar nga The Critical Edition. Ky version ofron vështrime nga të tre versionet së bashku, kështu që lexuesit mund të kuptojnë se çfarë është ndryshuar. Për mendimin tim, ky është versioni që duhet të jetë i disponueshëm nëpër shkolla. Kjo do të na lejonte neve të kritikojmë përpunimet, dhe të vërejmë misogjinizmin që ka ushqyer ata, pa e bojkotuar librin.

Përderisa përpunimet janë fyese, nuk mund ta lejojmë këtë të na ndalë të mësojmë se çfarë Ana, dhe miliona çifutë të tjerë kanë përjetuar gjatë atyre viteve të dhimbshme. Nëse sikurse unë, ju keni ndalur së lexuari librin, ju nxisë që ta provojmë së bashku. Dhe nëse tashmë e keni lexuar, merreni versionin e Critical Edition dhe hidhjani një sy./BARAZIA

https://theestablishment.co/the-sexist-editing-of-anne-franks-diary-of-a-young-girl-f53d3174db66

Leni nje re