Ni dromcë drite vedit – Fatbardha Terpeza

Si shi ramjeve t’randa mendimet prej zymtsie bien n’mbulesat e hirëta

Nëse n’atë kohë

Nëse n’atë moment

Nëse n’atë shtytje t’lëvizjes nuk kisha kalu anej pari – sa emotive, tash e gjete t’dorëzohesh –

Pse, mos je dorëzu kahera,

At’herë ku s’qite za mas britmes t’çastit,

Ku krrusun n’zig-zage ke vazhdu ecjen

E n’luftë me ndërdijen ke fajësu herë veten herë minutin,

N’fund krejt faj pat shkaku i nisjes.

Tu u mbshtjellë n’aureola dhimbjesh mes frikës t’interpretimit e t’gjykimit,

Gjak e kuqe faqja prej fjalës t’belbëzume t’pazashme

Pa akrepa kam kohën që m’vërdalloset lëmshazi me i shprish vendimet

Tu i pru diellin e hanën e yjet me i peshu n’trysnin e ndjenjave t’verdha

Shkon zvarrë me trembje,

N’mëdyshje t’hapërimit ndër vena t’reales,

Nëse jo at’herë

Çjerre zanin e qite britmen tash,

Se krahët ma t’lehtë i ki n’përballje n’bindjen se dora e mënxyrës ka helm.

 

Leni nje re