Një letër për Luana Vjollcën

E dashur Luana,

Shpresoj që ky mesazh të të gjejë mirë. Së pari dua të falenderoj për punën që bën dhe që i bie argëtim i shumë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Po ashtu, si një vajzë që jam edhe vetë, dua të të shpreh një shqetësim. Ka një kohë që kam menduar se ti je një personazh i objektivizuar në televizion. Si në emisionin sportiv, ku shikuesit ishin fillimisht djem dhe burra, ku ti duhej të dilje gjithnjë me rroba të ngushta ose fustane të shkurtë, madje edhe në emisionin e fundit i cili është për të luajtur, ti duhet të mbathësh taka AQ të larta, sa për pak u rrëzove në sy të mijëra shikuesve.

Gjithmonë ke shumë grim edhe në instagram, sikur ne vajzat nuk e kemi të lejuar të tregojmë pak të “meta” që na bëjnë njerëzorë.

E ke verejtur se burrat dhe djemtë që udhëheqin programin në televizion me ty, nuk kanë figura të modelëve? Nuk janë gjithmonë aq të pashëm dhe të rinjë në moshë?

Ky kusht i jipet vetëm vajzave. Madje, ndonjëherë ky program është përpjekur të të shndërroj në stereotipin e famshëm – një bjonde budallaqe. Aq shumë, sa revista Anabel duhet të dilte me një artikull për të vërtetuar që ti nuk je budallaqe.

E ke vërejtur që komplimentet më të mëdha janë gjithmonë më shumë për pamjen dhe se sa seksi dukesh, se sa për mendjen, çiltërsinë, personalitetin?

Luana, unë e di që ti je një vajzë e mrekullueshme, e çiltër dhe e menqur! Prandaj të kerkoj që ta mbrosh veten më shumë! Dua të kërkosh ndryshime për veten dhe për të gjitha vajzat e vogla që të admirojnë!

Tregoji të gjitha vajzave se në qoftëse punon shumë, në qoftëse je e menqur, në qoftëse je person i mirë, edhe ato mund të jenë gazetare, të udhëheqin emisione televizive, dhe jo vetëm ato që duken si modele.

Mësoji se mund t’i arrijnë ëndërrat me punë! Mësoji se vlera e tyre nuk është direkt e lidhur me pamjen e tyre ashtu siç nuk është e jotja.

Të uroj shumë fat.

Me respekt,

R.

Leni nje re