At’ natë! – Poezi nga Behar Ibishi

U ba terr, u ba ferr mes pikave të shiut.
Bota u zhduk nën piskamat e qiellit.

Dëshmitarët heshtën
në varrimin tand.
Me u çmend nuk asht lehtë. Përjetimet ikin
por mbetet zani i qenve që lehin udhëve.

Kur u dashtë me jetue, t’lypën heshtjen e dhimbjes
me ua kthye nerën e ftyrës. Bile pak.
Thu se me varros veten në harresë s’ke boll.

Prej teje mes nesh mbet
nji premtim për nji guri
që nuk i ban nerë as vorrit.

(I kushtohet grave të përdhunume në luftë), Mars 2017 Ferizaj

Leni nje re