Monolog nga “Gruaja e thyer”

“U bënë pesëmbëdhjetë ditë që hidrauliku më gënjen dora-dorës një grua vetëm ata kujtojnë se iu lejohet gjithçka, janë aq të poshtër njerëzit kur ju keni rënë përtokë ju shkelin me këmbë.

Nuk e lëshoj veten, e mbaj kokën lart, por një grua vetëm fryjnë qurrat mbi të. Roja e pallatit tallet. Në dhjetë të mëngjesit është e ligjshme të ndizet radioja : nëse kujton se më lë gojëhapur me ato fjalët e veta të mëdha.

Ua kam hedhur me telefon katër netë me radhë, e dinin mirë se isha unë, por e pamundur të më mbërthenin, jam zbavitur shumë ; ma kanë kthyer me mos-shpërndarje poste, do të gjej ndonjë gjë tjetër. Çfarë ?

Gjumë natën punë ditën shëtitje të dielën nuk kemi nga ta kapim këtë bagëti. Një burrë nën strehën time. Hidrauliku do të kishte ardhur, roja do të më përshëndeste me mirësjellje, fqinjët do ta ulnin pak. Ta marrë djalli pra ! dua të më respektojnë, dua burrin tim djalin tim, shtëpinë time, si të gjithë.”

Leni nje re