Ajo

Nga: Donjeta H. Elshani

Jeta e eme asht’ te tjertë asht’ e përkthyeme si asgja, s`mujnë me i lidhë nashta as dy tri llafe për me i thanë për mu, kanë me shujtë për pak dakika, e kanë me e kujtue edhe naj fatzeze si puna jem.

Jam n`fund të nji udhe t`pershkrume veç për njerz fatkeq. Jam legjenda t`nji qyteti pa lum, t`zhurmshëm e t`qetë. Çdo qytet a qytezë a katun e ka dikan si unë, dikan që asht` pjesë e perqeshjeve t`tuaja a t`dhembshunisë t`shtirun që e bani.

Nuk e di çka ka ndodhë me menen tem, nuk e di pse unë. Kam mbetë rrugëve t`nji qyteti t`ftohtë, kam flejtë parqeve e qysheve, kam ni dhimtë, jam merdhi, e shpia jem u kanë veç rruga.

M`keni keshë, gjyku, randue. Dhimta jem asht’ qetu, te gjykimi, te randimi, te e keshmja. Keni ikë prej meje, keni përshperitë nën za kjo “e trenta” e m`keni gjujtë me çka keni pasë.

T`njohunit janë largue sa here m`kanë pa, deri kur dikur kanë kalue afër meje si t`panjohun, si t`tjertë.

Unë jam veç ajo, e humbuna, e çmenduna, pa emën, pa histori.

Jam nji legjendë e ktij qyteti t`humbun, t`ktij qyteti që m`ka marrë krejt shpirtin e m`ka gjykue, sha e vra. Krejt e dini ka nji version t`ndryshëm t`jetës tem, te tanë e pranoni si nji t`vërtetë, pa pytje, pa PSE.

Ju folni për mu, për 2-3 storiet që sillen poshtë e përpjetë, eh unë veç “ajo”.

Menja jem s`ka dijtë ma shumë, kam reagu, jam mbrojtë e qysheve t`ktij qyteti kam kajtë. Kam lypë mem nimue dikush, e dikur ma vonë e kam pranue nji jetë t`egër e te dhimshme që m`ka ra hise. Pa luftë ma.

Kam pasë andrra edhe un’ n`gjendjen tem, qato netë kur qielli u kanë i kfjelltë kam kqyrë nji hanë, e kam ba do lutje. Lutje n`heshtje, lutje larg dikun naltë, t`etshme për me u ngue veç nji here. Me ecë rrugëve t`ktij qyteti veç edhe nji here si dikur, mos me ikë prej meje, po mem pranue, mem nimue, mem dhanë ngrohtësi si dikur.

Kam andrrue për nji përqafim, për pranim, për ni trohë dritë te une. Për dikan që ka me ardhë, që kanë mem lypë, që kanë mem vetë se qysh jam. Kam harrue qysh asht’ me keshë, qysh asht’ era e nji supe t`mire në shpi, nji çaji t`mirë netëve t`egra t`dimnit, bisedave e kujtimeve t`largta. Krejt janë t`panjohuna për mu.

Sod, kur më erdh fundi, jam ka menoj ma qartë, jam ka e shoh për s`fundmi here kete qytet, për s`fundi here qeto udhë, për s`fundi here mi tokë. Asht’ e dhimshme me dekë pa pasë kanë afër, pa pasë kanë me t`kajtë.  Shoqni m`banë veç nji cope qielli, uroj që bile sod qielli me kajtë për mu, andrrat e mija t`mbetuna peng, e vujtjet e mija që kush s`i pa. Kam lypë nji trohë paqe, e menja jem m`asht kthy veç tash n`fund, kur trupi jem i asht’ dorëzu dekës.

Nashta, dikujt kam me ju kujtu që s`me ka pa vite e vite, nashta dikush ka me kallxue që unë kam shku larg. Qatje ku gurtë e juj janë t`pa arritshëm për trupin tem që prehet apet qysheve t`qetij qyteti.

Krejt heshtje…

 

 

Leni nje re