“Anika si Frida Kahlo”

Blogerja tashme e njohur, Dea Venhari Dragaj, në blogun e saj ‘Mamadeus’, ka ndarë shkrimin e saj të fundit me tematikë festën e Halloween. Ndër tjerash ka dhënë shembullin e përkryer se në cfarë fryme mund të rritet sot një fëmijë, dhe kur për Halloween, maskohet si Frida Kahlo, kjo le shpresë se brezat e rinjë do t’i rrisin fëmijët e tyre si ikonat e lirisë.

Po e ndajmë shkrimin e saj të plotë:

ANIKA SI FRIDA KAHLO

Për këtë Halloween, Qupi nuk është maskuar si diçka e frikshme. Qupi sot është Frida Kahlo – ikonë e artit, feminizmit dhe lirisë.

2017-10-31 062110724751..jpg

Frida ishte më shumë se artiste, ajo njihet në mbarë botën si gruaja me shpirtin e pathyeshëm, që as sëmundja dhe aftësitë e kufizuara nuk mund ta ndalnin!
Ishte një revolucionare që luftoi stereotipet gjinore dhe asnjëherë nuk e ndali zërin kundër padrejtësive.

2017-10-31 06462357345..jpg

Në këtë frymë ne po e rrisim Anikën – shpirt i lirë!

Burimi: mamadeus.org

Leni nje re