Një tregim rreth seksit oral…

Shkruan: Entenela Ndrevataj

“Mua më vjen ndot t’ia marr në gojë burrit tim, kam neveri”, – ishte ndoshta ky tregim i shkurtër, një çasti shkëputur nga një ditë kalimtare, i cili më dha shtysë t’i dedikoja një tregim të tërë seksit oral.

Kujtime të shkëputura me vinë nëpër mend por kujtohem si, një ditë, pasi kishim pirë kafe me një shoqe dhe kafeina kishte dhënë ndikimet e veta, të dyjave po na dridheshin duart. Vendosa të blej dy banane, pasi dolëm nga bari. Isha dhe e uritur, ndër të tjera, dhe fillova ta ha pa e menduar gjatë. Ajo u skuq e tëra dhe nuk pranoi kurrsesi ta hante bananen në rrugë. Ndërsa unë.. nuk u skuqa aspak. Do të kisha ngrënë me shumë dëshirë dhe një banane tjetër por buxheti i një studenteje më kufizoi.

Një fragment tjetër më vjen pupthi në mendje. Në Facebook, disa administratorë, në dukje humoristë, kishin postuar në faqen e tyre fotografinë e një vajze me diçiturën: “Konviktorja duke ngrënë akullore”. Bananja dhe akullorja, të paktën vitet e fundit në Shqipëri simbolizojnë penisin, e procesi i të ngrenit u zgjon skutat e errta këtij populli të frustruar seksualisht, të cilët i kanalizojnë mendimet e tyre nëpërmjet simbolikave apo batutave që nuk tregojnë asgjë tjetër veçse një Id i kamufluar keq, në një shoqëri ku Superegoja na meson se seksi është temë që nuk duhet të përmendet.

Teksa morali më i lartë i një shoqërie është çensura e perfeksionizmi i referohet krijimit të tabuve, dikush merr guximin ta shikoje bananen dhe akulloren si diçka që hahet, dikush skuqet, dikush të bën foto, dikush qesh me atë foto e dikush si unë përqesh injorancën e tyre.

Në shumë shoqëri seksi inkurajohet që në moshë të njomë e në disa të tjera, mbetet temë e cila shoqërohet me një re tensioni e kësisoj, shmanget. Ende, ndjehet një lloj parehatie në shtëpinë time sa herë në televizor shfaqen dy të rinj që puthen. Telekomanda ka qënë përëherë shpëtimi i një sikleti të tejçuar deri në palce, ku dëgjohej shpesh shprehja: “Hiqini more, ça e mbani aty!”.

Seksi vazhdon të mbetet tabu në shoqërinë ku unë bëj pjesë. Pakkush flet haptazi për të, pakkush të jep informacione apo detaje. Mbaj mend se unë, deri vonë, besoja se nuk mund të kesh një fëmijë para martese. Pra, ishte martesa që sillte ne jetë një fëmijë, jo akti. Kështu ma kishin mësuar. Disa ende besonin se fëmijën e solli lejleku.

Dinjiteti i gruas është parë i lidhur ngusht më virgjërinë e saj. Ajo ishte e mire dhe e denjë për tu nderuar vetëm nëse ishte e dëlirë, e pastër, me himen. Të gjithë besoj jemi në dijeni të çarçafit të famshëm të bardhë me një njollë të kuqe gjaku i cili valvitej tërë krenari në ballkonet e shtëpiave shqiptare. E pra, qenia e një gruaje reduktohet vetëm në një organ gjenital.

Duke u bazuar në një studim të kryer në Amerikë në vitin 2008, mbi 80% e të rriturve seksualisht aktivë të grupmoshës 14-44 vjeç raportojnë të kenë pasur të paktën një herë seks oral me një partner të seksit të kundërt. Unë jam e bindur që shifrat, nuk kanë ndonjë diferencë të madhe edhe në Shqipëri. Duke pasur një qëndrim kaq strikt ndaj virgjërisë dhe kufizimi i skajshëm në përfshirjen e marrëdhënieve seksuale besoj fortësisht se ka çuar shumë individë drejt seksit oral. Fundja, goja nuk mund të jetë dëshmi e humbjes së virgjërisë.

Një shoqëri cinike si e jona, me mungesa informacioni në shumë fusha, nuk e di, ose më mire nuk i intereson asgjë vetëm pjesa e jashtme e vaginës. Ata ia marrin në gojë njëri-tjetrit për mos tu marrë në gojë nga të tjerët! Ironike tingëllon, por e vërtetë! Po ashtu, seksi oral quhet një akt i cili nuk të shtatzanon e kjo më bën mua të mendoj se ata i drejtohen shumë më kollaj krahas praktikave të tjera.

Dëshmitë në fillim të shkrimit tregojnë se ai mbetet një akt i ndrydhur, i fshehur, i cili tallet, ka simbolet e veta, e sigurisht… praktikohet. Duke i bërë seksit një analizë të përgjithshme në aspektin fetar, ai është i ndaluar të kryhet para martese. Dy individë, të gjinisë së njëjtë, duhet të martohen para zotit që të mund të kryejnë marrëdhënie. Përsa i përket oralit, nuk thuhet të ketë diçka specifike ama shihet me skepticizëm pasi sipas këndvështrimit fetar, vetia primare e seksit është sjellja në jetë e pasardhësve e duke ia marrë në gojë partnerit nuk mund të ngelesh shtatzanë e ndaj stili misionar favorizohet më së shumti.

Një përfaqësues i fesë islame më raportoi se në këtë fe pëlqehet të mos shikohen vendet e turpshme dhe se seksi shikohet si akt riprodhimi dhe kënaqësie që preferohet të mbahet brenda kufijve, një koncept i cili nuk është i prerë. Duke iu referuar një shprehje të profetit Muhamet, thuhet: “Gojën mbajeni të pastër se ajo është rruga e Kur’anit”. “Ligjet për trafikun rrugor të kufizojnë lirinë, ama të mbrojnë. Edhe ligjet e zotit të vënë disa kufizime ama sërisht të mbrojnë”- thuhet në një artikull tjetër fetar.

Supozohet se perëndia na ka lënë vullnet të lire për të zgjedhur si duhet të sillemi ndërkohë përdoren mekanizma frikësues si ferri, mosaprovimin e tij nëse duam ta jetojmë jetën sipas dëshirës. Ai ka krijuar dashurinë, ndjenjat por na privon nga kënaqësitë më të mëdhaja në jetë, seksin. Vetëm nëse martohemi jemi të pëlqyeshëm para tij. Imponimi i rradhës, martesë për të bërë seks! Pastaj seks për të lënë pasardhës! Mosbërje të seksit oral se nuk shtatzanon, as anal, as masturbim. Pastaj befasisht pyes veten: “ Po unë që s’dua të martohem?”, “Po unë që ndoshta s’dua të kem fëmijë?”. Epo.. i kam keq punët me perëndinë si duket. Edhe seksi paramartesor më pëlqen. Edhe ai oral interesant më duket. Faleni zotin se ai nuk e di çfarë thotë! Ah, dhe një gjë të fundit, bananja, akullorja dhe penisi janë gjëra të ndryshme. Kanë vetëm një të përbashkët, të treja janë për tu shijuar…

Leni nje re