Amandë  Toska: Gratë  dhe vajzat e komunitetit tim duhet të  solidarizohen mes vete

Amandë Toska është  një  grua e re me prejardhje nga Peja, por që  jeton në Prishtinë. Aktualisht ajo mbanë pozitën e zyrtares së Administratës, në Organizatën Joqeveritare – VORAE, apo Zëri i komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas. Ka përfunduar Administrim Biznesi dhe Fakultetin e Edukimit – Programi Fillor, dhe mbanë  shkallën master për Menaxhim të  Sektorit të Arsimit, në Kolegjin AAB.

Organizata ku ajo jep kontributin dhe angazhimin e saj, VORAE ,fuqizon vullnetarizmin duke i mbështetur komunitet e margjinalizuara dhe gjithashtu trajton sfidat e ndërrmarjeve sociale në Kosovë, dhe në rajon.

Një pjesë të madhe të meritave për formimin e saj shoqëror ajo i dedikon kë saj organizate:

“Puna me OJQ VoRAE dhe menaxhimi i projekteve të ndryshme në vende të ndryshme të Kosovës, më ka dhënë një bazë të fortë për të qënë me aktive në rritjen e vetëdijësimit pe r angazhim dhe mobilizim të qytetarëve në çështjet si: vetëdijësim të vajzave-grave me programe të ndryshme se si të mbrohemi ndaj sëmundjeve si HIV-AIDS, Kujdesi ndaj grave shtatëzëna, avokim dhe punëtori të ndryshme për ndërgjegjësim të grave për të drejtat e tyre në pronë, avokim për ndergjegjësimin e grave të abuzuara dhe të keqtrajtuara, tutorimit për student të komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptian, dhe punën që e dua më së shumti, është  puna si ndihmës mësuese për 3 vjet më fëmijët e komuniteteve. “

Të  qenit grua në  shoqërinë  kosovare nuk është aspak e lehtë , e në  veçanti grua nga komunitetet pakicë  ku diskriminimi dhe përjashtimi eshtë  i trefishtë , dhe me siguri se edhe për Amandën kjo shkelje nuk ka se si të  mos reflektohet, anipse ajo është  një  aktiviste e fuqishme, jo veç e vajzave dhe grave të  komuniteteve romë , ashkali dhe egjiptas, por edhe më  gjerë . Për fat të keq, në  Kosovë  ende mungon një  lëvizje që  thirret fuqishëm në  të  drejtat e vajzave dhe grave nga komunitetet pakicë. Ajo shprehet:

“Është shumë e vështirë, por që  ky problem ekziston edhe tek vajzat-gratë e komunitetit shumicë, por që  është  e qartë  se  tek gratë e komunitetit Romë  dhe komuniteteve tjera evidentohet më shumë. Pra,  pavarësisht se cilit komunitet i takon, vajzat dhe gratë  abuzohen për çdo ditë , nuk i’u krijohen mundësi për shfrytëzim të hapësirave transformuse, nuk ka mundësi për të bërë lëvizje që do t’i dërgonin ato reth ndryshimit të fatit të tyre, madje dhe me i përcjell ato ndryshime nëpër gjenerata që të shohim rezultate në  të  ardhmen, sepse për tani duket sikur çdo gjë  është  e paracaktuar.”

Por, anipse konkretisht mungojnë lëvizje të tilla të vajzave dhe grave, ekzistojnë organizata që  sot merren dhe trajtojnë  çështjet e mirëqenies së  vajzave dhe grave.

“ Prej komuniteteve pakicë kanë filluar të ndëgjohen zëra që kërkojne të sjellin ndryshime dhe mund të them lirisht se duhet  falëndruar OJQ-VoRAE, e cila ofron mundësi për shfrytëzimin e mundësive për integrim të  barabartë  në  shoqëri. Për shembull, tani ka 5 gra të cilat punojnë  në këtë institucion, me pozita vlerësuese, duke ndihmuar gratë  tjera që të arrijnë  ndryshimin e ‘fatit’ të tyre, gjë që tani dhe shumica prej tyre e kanë arritur, por kjo nuk do të thotë që problemet kanë marrë  fund, por se ky është vetëm një shembull që të  tjerët duhet marrë  në  konsideratë . Organizata VORAE, ka edhe departamentin e veçantë  ku u kushtohet rëndësi maksimale të drejtave të grave, në aspektin e ndërgjegjë simit, ngritjen e kapacitetve dhe shkollimin  e vajzave, si dhe integrimin e tyre në shoqëri.”

Historikisht, imazhi i grave rome, ashkalike dhe egjiptase, është portretizuar në mënyra të ndryshme, si për shembull, analfabete dhe injorante, si gra të cilat vetëm dijnë të lindin fëmijë, siç rëndom shihet roli i të gjitha grave në shoqërinë tonë, gjë që ndikon edhe në përfshirjen e këtyre grave në sferën publike. Sot është shumë e vështirë për t’i thyer paragjykimet e tilla, dhe për t’ia dalë me u trajtu si qenie njerëzore e barabartë me të gjithë. Aktivistja shoqërore Toska, tregon:

“Qëndron ky lloj paragjykimi dhe stigmatizimi, por tek ne, është rritur numri i vajzave për shkollim, ka filluar ndërgjegjësimi tek gratë , si dhe socializimi në shoqëri, ende ka shumë  për të punuar në këtë drejtim. Ndoshta shoqëria ku ne jetojmë  duhet të jene më të informuar rreth këtyre komuniteteve, të njihen dhe mos të krijohen këto paragjykime të cilat nuk po i sjellin dobi askujt. “

Më siguri se diskriminimi, veçanërisht i vajzave dhe grave nga komunitetet pakicë  lë  gjurmët e tij edhe në  aspektin e punësimeve të  këtyre vajzave dhe grave. Amandë  Toska shprehet:

“Ka raste kur vajzat edhe gratë  diskriminohen në punësim, ku edhe prej vetë udhëheqësve të komuniteteve është bërë ky përjashtim siç po ndodhë  edhe  tek komuniteti shumicë dhe nëpër partite politike që është politizuar gjithçka. Por duke falënderuar OJQ VoRAE, organizatë kjo e cila po bëne ndryshimin dhe krijon mundësi punësimi dhe dhe  ne po vlerësohemi e trajtohemi  barabar, të  paktën sa pe r të  mos u ndier sikur nuk përkasim kë tu.”

Sferë  tjetër e paragjykimit dhe diskriminimit të  vajzave rome është  edhe ai nëpër shkolla, ku shpesh herë  shumë  prej tyre janë  viktimë  e ngacmimeve me shkak etninë  e tyre. Por, sigurisht se gjërat nuk janë  bardh e zi dhe duhet përmendur se sot fëmijët janë  më  pak paragjykues në  raport me të  rriturit. Ata shoqërohen e mësojnë  bashkërisht, pa i vënë  në  pah diferencat qofshin etnike, religjioze apo të  tjera. Sidoqoftë , në  këtë  drejtim, edhe institucionet duhet të bë jnë  punën e tyre dhe të  punojnë  më  fort për një  shoqëri  të  barabartë  dhe të shëndoshë .

Si një  role model pë r vajzat dhe gratë  e komunitetit të  saj, për  fund, Amandë  Toska ka një  mesazh:

“Unë  bëjë  thirrje dhe dua që  vajzat dhe gratë e komunitetit tim të  solidarizohen mes vete, por edhe të komuniteteve tjera, dhe të  tregojnë  se mund t’ia dalin t’i kapërcejnë  pengesat, veç duhet të  kenë  mirëbesim dhe guxim, se me punë dhe përkushtim ato do të  bëhen  pjesë e shoqërisë gjithëpërfshirëse,  me të drejta  të  barabarta.”

Leni nje re