UNË HESHTA POR JU MOS HESHTNI

Nga: Besë Hajdari

Kur unë u shava isha vet, heshta!
Kur unë u vrava isha vet, heshta!
Heshta, se keshtu kam mendu se duhet me ba,
që duhet me hesht.
Nji djalë mundet me t’sha se është djalë
e ti si çikë s’bon me i’a kthy,
se boni ja ktheve e ul veten shumë!
Nji djalë mundet me t’ra se është djalë
e ti si çikë s’ben me ba za se si çikë që je
e lyp kaniher me ta kallxu venin ku e ki!
Nji djalë mundet qato t’shame e t’rame me i shtu secilën herë e ma shumë,
varet prej “gabimit” që e bon ti si çikë,
e ti s’bon me bo zo se e ke lyp e ke gjet!
E unë Herën e parë heshta!
Edhe herën e dytë heshta!
Edhe herën e 30-të heshta!
Edhe atëherë kur m’përplasi n’dysheme
e krejt mllefin e vet prej “burri” aty e zbrazi,
mbi trupin tem t’lodhun!
E unë u largova, por prapë heshta!
E tu hesht, mbyta veten edhe nji herë ma shumë…
Unë heshta por ju mos heshtni!

Leni nje re