Lindita, shembull i një gruaje të drejtë

Lindita Jakupi ka lindur dhe është rritur në Ferizaj ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm. Fatkeqësisht ende pa e mbaruar shkollën fillore situata politike u përkeqësua e krahas kësaj u rëndua edhe gjendja ekonomike.

“Më kujtohen ditën kur babin tim masat e dhunshme e kishin larguar nga puna, edhe pse ishim fëmijë brengoseshim, kishim arritur të kuptonin se tani duhet të përballemi me një jetë më të vështirë ekonomike, por kundër kësaj, prindërit e mi me kanë ofruar çdo gjë që kishin dhe lirisht mund ta them se kam pasur një fëmijëri të lumtur”.

Në vitin 1996 Linda ka filluar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik në një kohë kur situata politike gjithë e më shumë po rendohej, fakultetet ishin të vendosura në shtëpi-shkolle në lagjen Velanija.

“Në mungesë të institucioneve dhe mjeteve te informimit profesorët e mi, mbanin jo vetëm ligjëratat për lëndët të cilat ishin të ngarkuar, por na udhëzonin, frymëzonin informonin edhe për situatën në të cilën gjendeshim. Kjo periudhë ishte e shoqëruar me protesta e demonstratat të njëpasnjëshme, ku çdo ditë njerëzit vriteshin e persekutoheshin kudo. Më kujtohet se kam pasur vullnet të madh për studim edhe pse nuk e kam ditur se çka do të bëjë pas studimeve, madje shpesh herë nuk e kam ditur se a do të kthehem e gjallë në shtëpinë time”.

Gjate luftës Lindita ishte refugjat në Maqedoni në kampin “Qegran”. Në atë kamp nuk kishte mësimdhënës të mjaftueshëm për improvizimin e disa shkollave të mbështetura nga Organizatat Ndërkombëtare. Ndonëse shumë e re ajo u punësua mësuse për rehabilitimin e fëmijëve të traumatizuar nga lufta, nga Organizata CRIC.

“Ishte përjetim interesant ngase fillova punën time të parë, në njërën anë përpiqesha të rehabilitoj fëmijët, e në tjetrën anë rehabilitohesha edhe unë bashkë me ta”.

Pa çlirimit të Kosovës në vitin 1999, studentët u kthyen në Objektin e Fakulteti Juridik për të vazhduar studimet.

“Ishte emocion i veçant, ndjenjë  gëzim por dhe mërzitje sepse disa nga kolegët ishin varë në luftë, disa kishin humbur më të dashurit e tyre, fati i disa të tjerëve nuk dihej. Por për përkundër këtyre përjetimeve e mbarova Fakultetin Juridik, brenda afatit kohor”.

Pas diplomimit Lindita kam pasur fatin që menjëherë të punësohet si praktikante në Gjykatën Ekonomike, me mbështetjen e organizatës Ndërkombëtare “SOROS”. Me përfundimin e praktikës ajo u punësua në Qeverinë e Kosovës, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pastaj ajo mori pozitën e zv. drejtoreshës në Sekretariat e Këshillit Gjyqësor te Kosovës. Ajo ka punuar si zyrtare e lartë ligjore me gjyqtarët ndërkombëtar deri është dekretuar Gjyqtare në vitin 2010.

“Puna me gjyqtarët ndërkombëtar ka qenë përvojë shumë e mirë për mua. Krahas punës që unë e kam bërë në mënyrë të vazhdueshme kam ndjekur studime dhe trajnime të ndryshme”.

Trajnimet që asaj i kanë lenë mbresë janë:

Trajnimi në Hagë të Holandës ku ka pasur mundësinë që  për së afërmi të përcjell se si zhvillohen gjykimet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në kohën kur po zhvillohej gjykimi i  Slobodan Milosevic. Trajnimi tjetër që duhet të përmendet është ai në  “West Chest” SHBA, në Programin “Open World” .

“Dua ta ceki se përvoja ime me gjyqtarë ndërkombëtarë më ka ndihmuar shumë. Nga kjo përvojë kam mësuar se Gjyqtari punët e tij duhet të kryej në përputhshmëri me ligjet e aplikueshme por krahas kësaj duhet të jetë edhe modest. Te akuzuarit janë qenie njerëzore dhe duhet respektuar si të tillë, seancat gjyqësore, shqyrtimi i lëndëve gjyqësore duhet të gjykohet e asnjëherë nuk guxon të paragjykohet”.

linda3

Lindita ka mbarur studimet e Magjistraturës në Universitetin e Prishtinës, tani është duke e punuar në temën  e diplomës në studimet e nivelit të Doktoratës.

Aktualisht Lindita është gjyqtare ne Gjykatën Themelore në Prishtinë, është e angazhuar me gjysmë orari si profesoreshë në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ku ligjëron lëndën psikologjia gjyqësore, si  dhe ligjëron lëndën e drejta penale në Kolegjin AAB.

Ajo po ashtu është anëtare e Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Ndërkombëtar për mbrojten e Mjedisit.

“Dekretimi si gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në vitin 2010 ishte dita ma e mirë për mua sepse fillova të realizoj ëndrrën time. Të ndaj drejtësinë është gjë shumë e bukur dhe ketë ditë më duket se u shpërbleva për punën e palodhshme që e kisha bërë”.

Peripecitë më të mëdha Lindita i ka hasur gjatë viteve të ndërsa sot, gjatë punës mund t`i ndodh që t`i paraqitet ndonjë problem i vogël por ajo nuk i lejon këto probleme të pengojnë punën dhe suksesin e saj.

Aktualisht Lindita është e angazhuar në Forumin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve Ndërkombëtar për Mbrojtën e Mjedisit ku bashkarisht me gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtar po punojnë në ashpërimin e masave ndëshkuese ndaj krimeve mjedisore.

linda2

“Qysh nga fëmijëria më kanë pëlqyer filmat me seanca gjyqësore dhe gjithmonë kam reaguar kur kam vërejtur ndonjë  padrejtësi, ndonëse nuk kam pasur as idenë se një  ditë do të bëhem gjyqtare. Por tani me bindje të plotë e them se të ndashë drejtësinë edhe gjëja më e bukur për mua ngase shpesa e fundit e njerëzve për të fituar një të drejtën është Gjykata. Për ketë arsye unë nuk kursehem, por mundohem me tërë qenien time të shqyrtoj lëndët duke analizuar çdo provë veç e veç, deri sa të kuptoj të vërtetën dhe pastaj  marr një vendim meritor. E natyrisht kulmi kënaqësisë së punës sime është kur vendimi të cilin e kam punuar vërtetohet nga Gjykatat në instanca më të larta. Edhe puna me studentë është vërtet kënaqësi për mua, të transferosh dijen, t’i  motivosh njerëzit për punë, studim, zgjedhje të profesionit, sidomos  studentët të cilët janë e ardhmja e vendit është punë që vërtetë duhet vlerësuar”.

Lindita thotë se preokupimi i saj  kryesor është ngritja e nivelit dhe besueshmërisë të sistemit gjyqësor, e kjo sipas saj, bëhet me shqyrtim korrekt dhe vendime të drejta dhe të pavarura.

E si profesoreshë ajo synon ngritjen e nivelit të arsimit në atë mënyrë që të diplomuarit të plotësojnë kërkesat e tregut të punës.

 “Vetëm me punë të palodhshme, guxim dhe këmbëngulje për të arritur synimet pa marr parasysh se ndonjëherë mund të hasim në ndonjë pengesë. Unë punoj gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku norma e ime e punës për çdo muaj është e dy-tre fishuar dhe krahas kësaj punoj edhe profesoreshë në UPZ si dhe ligjëruese në Kolegjin AAB por asnjëherë nuk kam menduar çështjen materiale. Objektivi im është që unë të jem sa më produktive në punën time dhe asgjë tjetër”./kosovalive360.com

 

Leni nje re