Nana ime është amvise

Nga: Dorentinë N. Iseni

Nana ime është amvise, si shumë nana tjera të kohës së saj.

Disa prej jush kur e dëgjojnë fjalën amvise, e paramendojnë një grua që i lanë vetëm enët edhe rri ulur gjithë ditën duke shiku seriale… por jo!

Nana ime zgjohet në ora shtatë të mëngjesit, me i’a përgatitë babit rrobat e pastra për punë, ajo i’a hekuros këmishën dhe pantallonat, i’a pastron këpucët , i’a bën gati çajin që mos të vonohet për punë.

Pastaj, ajo përgatitë vëllaun për në shkollë, dhe mua m’i bënë ato ‘bërtimat’ simpatike: ” Mos u vono se s’po shkon nuse, por veç në fakultet po shkon”.

Ajo pastron enët , pastron kuzhinën, pastron rrobat, pastron oborrin, palos rrobat, i hekuros ato, pastron gjithë shtëpine, pastron dritaret, ajo kujdeset që kur të kthehemi ne ushqimi të jetë i sapo dalë nga furra!

Në mbrëmje ajo gjithmonë ulet dhe ndan kohën për serialet e saj!
Dhe nesër vazhdon prapë e njëjta histori.

Duke mos i lënë anash nanat tjera, që përkundër nanës tem zgjohen në ora gjashtë të mëngjesit edhe përgatiten për punë, ua bëjnë të  gjitha gjërat gati fëmijëve dhe burrit, duke dalë nga shtëpia në shtatë e gjysmë që të jenë në punë në ora tetë, që shpesh herë janë disa minuta me vonesë për shkak të fëmijëve të vegjël që dijnë të bëhen të ‘bezdisshëm’ për rrethanat, pikërisht kur nuk duhet, e këtë më së miri e di kunata ime.

Ajo punon që nga ora tetë deri në orën katër, dhe kur kthehet duhet ta ushqej vajzën, t’a pastrojë banesën, të përgatisë ushqim për vëllaun tim dhe veten e saj, të përgatisë rrobat për vete dhe vajzën për ditën e nesërme, t’a pastrojë vajzën, t’a mësojë e plot gjëra të tjera…
Sa e sa nana tjera si e imja…e sa e sa nana si të mbesës time janë në Kosovë, e prap kemi gojë dhe themi :” Këto mundem me I bë edhe unë”.
Epo…, bëjini, burra e gra!

Leni nje re