Âsht në rregull të qash – brit po deshte

Ti po shfleton të kaluarën tande me një të panjoftun që t’dha besë se s’të luen në fjale. E ka etikë pune…Fol shlirë

Ti ndjen djersën e botës emocionale që âsht marrë nga vizioni yt
Ishe përqeshun e përkamun gjatë gjithë jetës!

Të bânë me faj dhe shtypën sa s’ka ma. E zanat t’buqisin si britmë në kokën tënde: asht faji yt të thonë. Mos qaj – âsht e gjitha ajo që dëgjon,
kështuqë ti i ruan emocionet dhe kursehesh nga lotët, é vazhdon të jetojsh si një viktimë panjohtun.

Ishe produkt i përpjekjeve të pafundme,
që prindërit sakrifikuan çdo gjâ me pulla djerse për me t’rritë me shëndet.
Ku gabuam? Ti e ke fain. Jo, faj ke ti.
E ti që ke nevojë me fol shlirë je shtangue, refuzon të folësh se ende s’ke fitue besim.

Përmrenda qan e t’vjen me e hedhë një potpori t’shame.
Shoqëria t’ka thanë mos qaj, se nuk ban me t’pa kush.
Ata se dinë që ty t’ka pëlcitë kapilari i fundit që s’ti ushqen ma neuronet për me u rigjenerue.

Çfarëdo që tjerët t’thonë ti je n’dijeni, por nuk e shfaq,
se ban monolog për të marrët që t’kanë vnue n’shënjestër.
Ti ke vendosë me thye akull e me folë me dikë që s’di gjë për be në lidhje me ty.
Me dike që të ofron siguri njerzore të cilën e ka për detyrë vec ligjërisht, por u kalitë me histori jetësh që janë simotra me jetën tande.

Të gjithë të thanë mos qaj, e dikush i panjoftun po të udhëzon me lëshue britmë.
Sa herë ulesh gju’m’gju me te të thotë: qaj se pa ra shi diell nuk del.
Qaj se çdo lot shfaqë gjithçka që t’ka katandisë.
E di, lotët mbajnë dhimbjen dhe frikë nga mendimet e trubullta që shoqnia i ka përcaktue si anormale – e ti hidhesh në not lotësh që donë me dalë nga lobet e trunit.

Këta lotë trokasin në muret që ruajnë botën tande emocionale se kjo e panjoftur e ka etikë – u betue që s’ka me b’za për dhimbjen tande e të askujt që i trokiti në derë.
Fol, qaj, brit, shaj po deshte, se nuk t’gjykon as edhe për të vetmën fjalë që ti e thue.
Vec përpiqet me ti ngushllue sytë e përmbytun në lotë.

Të këshillon sinqerisht,
Veç komentet e dâmshme të udhëzon me i evitu se jo nuk t’shërbejnë.
Po të thotë qaj që mos me ushqye optimizëm deluzional
Të vlerëson për me të tregue se âsht në krahun tând

Andaj, nëse âsht emocion, gëzim, trishtim, frikë, apo zemërim
nëse shihesh ndryshe në sytë e familjes, miqëve, apo të huajve
âsht në rregull të qash, brit po deshte
Se kjo mike e panjohtun nuk t’gjykon, ashtu si të dha besë që në ditën e parë kur u përpjeke me te.
….
Raporti viktimë-punëtor social
Autori i panjoftun-e gegënueme prej Valbona Bajrami.

Leni nje re