Për të parën herë Japonia mbron fëmijët LGBT nga bullizmi

Për të parën herë Japonia do të veprojë kundër bullizmit ndaj personave LGBT nëpër shkolla.

The Human Rights Watch (HRW) raporton për implementimin e disa politikave protektive nga ana e qeverisë, të cilat do të mbrojnë individë të ndryshëm nga bullizmi për shkak të identitetit gjinor dhe/ose orientimit seksual.

“Kjo politikë e ndërmarrë nga qeveria japoneze përbën një iniciativë progresive për të siguruar akses në edukim për të gjithë fëmijët japonezë”, shprehet Kanae Doi, drejtor ekzekutiv i organizatës “Human Rights Watch”. Qeveria japoneze po investon dhe në trajnimin e mësuesve për çështjet LGBT.

Politika sociale për parandalimin e bullizmit është drejt rrugës së implementimit dhe është propozuar në fillim të këtij muaji nga Ministria e Arsimit në Japoni. Ajo thekson se shkollat duhet ta ndalojnë bullizmin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor nëpërmjet mirë edukimit dhe trajnimit të stafit pedagogjik mbi komunitetin LGBT.

Dy nga arritjet më të mëdha të kësaj qeverie për cështjen e komunitetit LGBT janë mbështetja për dy rezoluta në lidhje me të drejtat e këtij komuniteti, si edhe bashkë-organizimi i konferencës së UNESCO për vitin 2016 në lidhje me bullizmin për komunitetin LGBT.

Në fillim të kësaj jave, qyteti i Sapporo legalizoi lidhjet homoseksuale, një tjetër arritje kjo për këtë komunitet. Ky qytet në pjesën veriore të ishullit Hokkaido, pas një konsultimi publik arriti të mbledhë firmat e 1500 njerëzve, në mbështetje të çifteve LGBT.

Japonia ende nuk i ka njohur në nivel kombëtar martesat LGBT, por ligji i ri iu jep shumë përfitime dhe të drejta çifteve LGBT.

Gjithashtu transgjinori i parë u emërua në një pozicion publik në Japoni. Zgjedhja e Tomoya Hosoda si këshilltar për qytetin e Irumës e çon Japoninë shumë hapa përpara. 25-vjeçari arriti të fitojë 22 vende në zgjedhjet për këshilltar lokal. /k.m/

Burimi: PinkNews

Leni nje re