Afërdita Morina Biffar: Rinia e Kosovës, drita e së tashmes sonë

Ata që po e vuajnë më së shumti papunësinë dhe varfërinë e shtetit të Kosovës janë të rinjtë. Janë ata të cilët diplomohen nëpër drejtime të ndryshme, dhe me potencial për t’i kontribuar shtetit, ndërkaq nga pamundësia për ta bërë një gjë të tillë, detyrohen të ushtrojnë profesione të cilat në rrethana tjera nuk do t’i bënin.

Kandidatja për deputete Afërdita Morina Biffar, thotë se ajo do të ngrejë zërin edhe për të rinjtë, sepse nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa një i ri i cili vuan nga mungesa e perspektivës në vendin e tij. Ajo thotë se do përkushtohet që atyre t’ua kthejë dinjitetin dhe tu ofrojë të ardhmën të cilën ua kanë ‘vjedhur’ padrejtësisht, dhe nga e tashmja i kanë përjashtuar.

Ata janë edhe e tashmja, edhe e ardhmja, dhe krahas tyre, barabar, shoqërinë mund ta bëjmë një vend më të jetueshëm dhe shtetin tonë të pastër pa krim e korrupsion.

Rinia e Kosovës meriton të jetojë në një shtet me dinjitet me të cilin do të mund të krenohen, për të ardhmen që u oforn, për perspektivën që u jep; dhe për investimin që bënë në ta.

 

Leni nje re