Në varreza ika për të kopjuar epitaf

Nga: Egzon Kryeziu & Fjolla Besimi 

Dhe m’thuaj ç’kuptim ka një kufomë që ecën?!

Mbase kalbja është çlirim, së pari krimbat pastaj fluturat. Ngritje e dyfishtë. Unë dhe “Unë”. Dy personazhe që ngulfatemi mes vete. Jemi luftë, luftë me engjuj, luftë me djaj. Fitues s’ka. Jam Unë dhe vetëm Unë që lëndohem.

Ngritem, bie pastaj prapë ngritem pasataj më rrëzon Ti. Ti që në epitafin tim do përmendesh si hapi i fundit i katërmbëdhjetë hapave të mi që në të vërtetë janë trembëdhjetë arsyet pse dua të ikë në ditën e dymbëdhjetë të kalbjes së mbrendëshme time.

Gjithmonë së pari krimbat pastaj fluturat. Por IDO…

Në varreza gurët nuk mbanin shënime të gjata pos emrave, nuk kopjova gjë, ama bëra një hap përtej teje dhe gjeta arsyen e katërmbëdhjetë pse duhet të kem ditën e trembëdhjetë me simpfoninë e dymbëdhjet fluturave që vallëzojnë mbrenda meje, pa krimba, pa ty, veç unë dhe ato si çlirim i trefishtë…

Unë, “Unë” dhe fluturat.

Leni nje re