Afërdita Morina Biffar – Gazetarja që synon të çojë zërin për të drejtat e vajzave dhe grave në kuvendin e Republikës

Afërdita Morina Biffar është një nga gratë më aktive të skenës së politikës në komunën e Prizerenit, por jo vetëm. Ajo përbën një shembull të denjë të angazhimi të qytetares aktive, mes tjerash ngritjes së zërit për shtresat e margjinalizuara të shoqërisë.

Si aktiviste e të drejtave të njeriut, atë përherë kemi mundur ta gjejmë të përfshirë në aktivitete komunitare, që nga çështjet humanitare deri tek nivelet më të larta të vendimmarrjes në politikë.

Ka vendosur dhe kandidon për deputete në kuvendin e Republikës, për ç’gjë zotohet se në veçanti do të çojë zërin lart për vajzat dhe gratë; por jo për ato të privilegjuarat, por për ato që nuk u jipen mundësi; që janë për çdo ditë vktima të dhunës dhe për gratë të cilat harrojmë se ekzistojnë; ato gra për të cilat qahemi “se nuk bëjnë asgjë”, e që bëjnë më tepër se 12 orë punë në ditë duke u përkujdesur për shtëpinë dhe familjen.

Për gratë “amvise” që i quan populli, por që për Afërditën janë gratë që punojnë më së shumti, me më dinjitet se çdo kush tjetër, dhe më të përkushtuara se asnjëri.

“Përveç nuk ua njohim kontributin, ne ua zhbëjmë atë dhe i bëjmë të ndihen si të pavlera sepse nuk marrin para. Por puna e tyre nuk paguhet me pagat që marrim ne, është shumë më e shtrenjtë. Mjafton një kalkulim i thjeshtë për ta kuptuar.” – thotë ajo.

Jemi mësuar që gave t’ua veshim rolin në kuzhinë, në kujdesin e fëmijëve dhe të shtëpisë, dhe shumë pak t’i gjejmë të përfaqësuara në sferën publike dhe në vendimmarrje e lidership.

Politika është një mundësi e mirë, dhe pikënisja e grave për një përfshirje të tillë, ne veçanti kur këto gra janë të vendosura që të ngrenë zërin për një shoqëri të barabartë mes vajzave dhe djemve, grave e burrave.

Afërdita ka një bagazh të krijuar tashmë si aktiviste e të drejtave të grave, dhe është e qartë se në fokus do të ketë këto çështje.

Për fund, e pyetur se çka e shtyn atë të merret me politikë, kur e ka jetën e saj të sigurar, ajo thotë: “Unë nuk jam mirë kur nuk është mirë qyteti im Prizreni. Unë nuk jam mirë kur nuk është mirë shteti im Republika e Kosovës! Unë dua të bëj më shumë për Prizrenin dhe për vendin tim Republikën e Kosovës. Prandaj kërkoj votën tuaj, Do të jem zë I fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”.

 

 

 

Leni nje re