“Shefit”

Nga: Njomza Hajradini

Shef,  sot  pas  shumë muajve  në  punë, të kërkova me dalë më herët prej punës ; më duhej me shku në fakultet,  kisha  provim; por, ti me një zë ironizues më pyete se: ” a po du shkollë a po du punë” – njërën duhet me zgjedhë më the , të dyjat nuk shkojnë  bashkë .

E unë duke mos pasë fuqinë me të kundërshtue, e ula kokën e vazhdova tutje;  më mbeti pikë me të tregu që po punoj me pagu shkollimin , por prapë ti nuk e kupton!

Ironia e jetës;  ke lindë i pasur , por i varfër  në kokë e në shpirt.

Sot u ndala e mendova sa e padrejtë  është  jeta , unë po shkollohem për vendin e punës të cilin e mbanë  kushëriri yt, i cili nuk i ka dy lidhje me kokë  me atë punë, vetëm pse e ke “të njofshëm” , i ofron poste të larta. Sot më bëre me mendu për të gjitha herët që më është  dashtë me e mbyllë gojën e me vazhdu punën.

Shef, a po të kujtohet  ai problemi me konsumatorin i cili gënjente se unë nuk isha sillë mirë me të, ti zgjodhe ti besosh atij duke u arsyetuar me fjalët:“Konsumatori është  mbret”, pyes vetën: në qoftëse ai do të kishte ofenduar ty me fjalë a do të mbetej ende mbret, apo, papritmas ti do të kujtoheshe për  të drejtat e punëtorit, duke e mbrojtur vetvetën?

Po po, ato të drejta shef për të cilat ti ke shumë pak njohuri, ato të  drejta të cilat ti m’i mohove mua qysh në  herën e parë kur ti më pranove në punë , apo më  mirë  të them në praktikë, në atë praktikën pa pagesë  për të cilën kryeja punën e njëjtë  ashtu sikurse  punëtorët tjerë.

Unë pranova praktikën fillimisht, se me të  vërtetë  kisha nevojë  për atë punë , jo pse e pëlqeja aq shumë.

E di shef’,  unë e urrej moton e biznesit:  “Konsumatori ka gjithmonë të drejtë “. Konsumatori  është  njeri e njerëzit nganjëher janë të  këqinjë .  Ata dijnë shumë  herë me qenë  të padrejtë , mirëpo nuk e pranojnë ; e sheh sa çudi ? Edhe ti posedon këtë  veti  …

Sa e sa shumë  gjëra , sa e sa shumë  padrejtësi  vetëm  brenda disa muajve e pyes vetën sikur të vazhdoj të punoj ende, a do të ndryshoj diçka apo gjithmonë  do të mbetesh i njëjtë?

Do të mbetesh ai personi i cili  shfrytëzon në  mënyrë  ç’njerëzore punëtorët  e tij , ai i cili i hyn në hak punëtorit ,  dhe ai i cili  çdo të dytin minutë  përdor shprehjen: “ Kujt i punohet në këto kushte le të punojë , kujt nuk i punohet derën e di.”

Shef, po të lutem mos m’i moho të drejtat e mia , ma paguaj mundin me kohë , mos ma vono pagën ashtu siç bën gjithmonë,  sepse fundi  fundit  për  atë pagë po punoj …..

Ta paguaj shkollimin të cilin e zgjodha bashkë me punën. E sheh “shef”  po funksionoka…

Puna dhe arsimimi të dyjat në një kohë, edhe pse e vështirë, mirëpo më duhet të shkollohem “Shef “, që  të mos jem tërë jetën skllav  i një personi si ty.

Dhe për fund, ky shkrim nuk personalizon asnjë person, është shkruar për të gjithë “ Shefat”  specifikisht për ata të sektoreve private të cilët bëhen ushtarë të egos së tyre. Një gjë duhet ta dijnë se:“Meritat e suksesit të bizniseve, janë merita të punëtorëve, të punës së tyre të palodhshme “

Nëse duhet të  jemi falendërues për ndonjë  gjë, atëherë mund të them: “ Faleminderit shefa që na vetdijësoni më shumë se nëse nuk  punojmë  për arsimimin tonë do të mbetemi terë jetën skllevër  të ego-s tuaj.”

Leni nje re