Të fshehësh një ëndërr në qoshet e Kosovës

Shkruan: Liza Sadiku

Ç’është një ëndērr për një njeri?

Po t’a shohësh entuziazmin dhe pasionin e dikujt për diçka, do thoje është një shkëndijë që ndriçon një mendje dhe një zemër. Është sikur një pako e mbushur me fantazi, që hapet sa herë që neve na servohet pak shpresë në realizimin e saj. Dhe sado që jeta e njërit ndryshon prej jetës së tjetrit, në xhepin e xhaketës së secilit njeri, çdo ditë qëndron brenda një ëndërr.

E kush nuk do të donte të kishte një realitet të prodhuar nga realizimi i ëndërrave? .

Të nxjerr atë shkëndijë nga zemra dhe t’a ndriçoj rrugën e tij për në sukses. Epo, ky përshkrim do t’i përshtatej një shteti ku ëndrra nuk mbetet vetëm ëndërr.

Një fustan i tillë nuk i shkon për shtati Kosovës, ngase fustani i gjerë është gjithmonë i gjerë në një bel të ngushtë. Kosovë quajmë atdhenë, quajmë dashurinē e pakushtë, por Kosovë quajmë edhe shpresën e fikur. Këtu ëndrrat projektohen në mënyrën më të bukur në mendjen e secilit, por mbesin projekte të parealizuara. Sa njeriu ëndërron arkitekturën dhe mjekësinë, dhe sa përfundojnë në punën e kamarierit dhe shitëses. A thua pse? Ngase Kosova nuk ka njerëz të zotë?! Apo është faji që njerëzit e zotë po fshehen e mbulohen nga njerëz që po arrijnë falë njoftësisë!?

Sido quaje këtë , njerëzit e Kosovës janë të uritur për shpresë, të etur për motiv. Jo që shteti ynë nuk ka njerëz të zotë, por shteti ynë nuk ka forcë të mbajë barrēn e ëndërrës së secilit. Mirëpo a nuk është mëkat më i madh të mbash barrën e fajit kur dikush me ditë e netë, muaj e vite të tëra ka ideuar një ëndërr, dhe ti e prish atë?! Shteti ynë e bën këtë. Vjedh të vetmen shpresë që njerêzit kanë. Mbyll dyert e saj për njerëz të cilët meritojnë të arrijnë. Ngase çdokush ka të drejtë të krijoj melodi me zërin e zemrës së tij. Kjo melodi në Kosovë nuk ndëgjohet, ndëgjohen meloditë e vjedhura më shumë. Dhe ai pak zë që ke, fillon të shuhet kur nuk ke publik që të ndëgjon. Vêrehen vetëm ata të vërejturit, por harrojnë se ata që nuk vërehen, që jetojnë në vende rurale kanë shumê mê shumë talent. Talenti nuk njeh vend, moshe, race, gjini etnitet ose fe. Ti ke talent, dhe pikë.

Shtrohet pyetja, nê cilin stad gjindet Kosova në përkrahjen e talentit? Tē themi pak por të mos thënë fare. Ç’din bota për talentët në Kosovë kur deri pak kohë mê parë të studiosh pikturën quheshe i çmendur?!! Po ai që ka përfunduar filozofi, dhe në vend tij pranohet dikush pa kualifikim? Dhe ajo vajza që êndërr ka dizajnin, e në vend të saj në atelie hyn në punë e afërmja e pronares?

Ku janë ata të juridikut, diplomat e të cilëve myken në muret e dhomave të tyre? Sa ëndrra duhet të thyhen në Kosovë, për t’u realizuar një? Qëllimi ynë si komb ka qenë të qëndrojmë së bashku, por shpresa e vdekur e shumê kosovarëve po lind vetëm një rrugë: të dal jashtë kufijve të Kosovës.

Nisen ne një rrugë, në shpresën se në fund të rrugës do marrin produktin e dëshiruar. Jo të gjithë ikin nga qefi, ikin nga detyrimi. Jeta nuk është e gjatë. Secili pret të ndërtojë të mirën e tij duke kapur për dore ëndërrën e tij. E nëse ëndrra ka këmbët e thyera, ajo nuk mund të eci. Dhe prapë secili student, secila vajzë apo djalë vazhdon të ëndërroj në këtë univers kosovar.

Epo kjo është e bukura e së nesërmes, nuk dijmë çfarê presim por gjithnjë mendojmë për në favorin tonë. Bërtasim duke shpresuar se dikush do ndëgjoj zërin tonë, kur në fakt të gjithë hiqen si të shurdhur, sikur nuk na ndëgjojnë.

Ky ështê realiteti ynë i hidhur i Kosovës sonë të ëmbël! Ne jemi të prirur vetëm të ëndërrojmë. Kështu do vazhdoj edhe për shumë vite, derisa secili të zë hapësirën e tij të merituar. Derisa secili të jetojë êndêrrën nën qatinë e tij. Siç duket Kosova është aq e vogël saqë qoshet e saj nuk mjaftojnë pêr të fshehur ëndërrat e gjithsecilit..

Leni nje re