Âsht normale, ti çikë je

Shkruan: Fjollë Avdylaj

Rritesh me menimin se jeta âsht shumë e mirë, se bota âsht plot mundësi e mjafton me “ândrru shumë”. Se njerëzit aty, ata që ti i sheh çdo ditë janë t’dashtun. Po, kjo dashni nisë me dalë prej shinave “t’çiltërsisë” në momentin kur trupi yt nisë me ndryshu, me u vërejtë tiparet dalluese gjinore.

Ti nisë me u turpnu për diçka që âsht krejt normale e asesi e kundërta. Ditë, muaj, besa edhe vite kalojnë, e ti i përbinë disi atë kohë me qykë t’zorit. Tash, ti veç je adoleshente. Prej nji çike thatanike ti transformohesh në nji “t’rritun”, format tua trupore i afrohen “perfektes”, bukuria rinore reflektohet n’sytë e tu plot gjallni, e flokët e lëshueme mbi supe valëviten lehtë deri sa ti ecë rrugës për në shkollë.

E k’tu asht e pamundshme t’mos përmenden,”kës-kësat”, e fishkëllimat prej qyqarëve, t’cilët veç sa nuk shpërdredhin qafen tu shiku pas saj, pas nji t’mitune që lehtë kish mujtë me kanë e bija e tij. S’ka dert, na qika jem. Po asgja mâ mirë nuk jemi as n’sferat tjera: profesorët nuk hezitojnë me i dhanë “komplimente” me nji nënqeshje perverse tek sa i ngulë sytë n’çdo cep trupit t’saj.

“Normale” âsht, na çika jem. Na zgjedhim me heshtë(ma shumë prej turpit e frikës) edhe kur gjinia e kundërt janë “keq” prej hormoneve edhe t’prekin pa dashtë ti n’pjesë t’trupit, veç pse ai duhet me i ngopë dëshirat/epshet shtazarake tê tij, me u krenu me “forcën ” e tij.

Po s’ka dert, kjo âsht diçka qe iu ndodhë tanave, âsht “normale”. Po, kjo âsht përditshmëri e secilës prej nesh, ani pse shumica zgjedhim mos me folë, se të tjerët s’kanë me na pa si viktimë, ani pse të tilla jem. Se t’tjerëve ka me iu dokë e zakonshme, diçka normale, ani pse e tillë s’âsht. E kjo ka me vazhdu edhe te tjerat, te na, te motrat e te çikat tona, nëse na nuk ngritemi bashkë me e luftu këtë “sëmundje” t’msheftë po që shpesh ka ditë me marrë edhe jetë.

Leni nje re