Poezi nga Valbona Bajrami – M’kanë msue me u ndrydhë

M’kanë msue me u ndrydhë, shtrydhë.
Rrudhë veten.
Me përbi, me mshefë,
përhupë qysh nihna.
Flutrat e barkut me i mytë,
me vullnet të tyne, jo temin.
Rrqethat fërku me shuplakë t’u i mshefë,
kur ta shoh nurin që m’bon harqe kah huna.
Mos me folë as për vetullën tande hark,
as pullat e kmishës që t’kurojnë posturën.
Me pritë me durim, veç nëse ty t’bie n’huj,
ty të teket.
Me ta shkelë kamën kishe pahiri,
shej me të dhanë si butë, javash.
Edhe zanin ma kanë lavrue,
urdhën me folë butë m’kanë dhanë.
Me refuzue.
Shuj, m’thanë, asht marre.
Je çikë, je grue.
A e di çka, i bijmë trup ksaj pune;
T’plasin honet e botës,
n’gojë t’ukut jetofsha.
Çka, çka bre që jam çikë e grue?
Ku rafsha mos u vrafsha
Çu.
Çu bre t’puthi një here.
Veç një here.
Njeri prej gjaku e mishi,
si ti, si une.

Leni nje re