Shuj se ti je grue

Nga: Albana Hasani

Ajo që kurrë s’munda të jem.

Sa e sa herë e kam dëgju këtë ” shuj se ti je femër”, mbrenda meje diçka u vra, si një plagë që kur e prek dhemb e shërim nuk gjen.

M’kujtohet shumë mirë kur e kam lishu zanin kundër një djali, vetëm sepse ai pa lejen time i ka rras duart në çantën time shkollore dhe po kërkonte fletoren në të cilën unë mbaja shënime. Edi fort mirë se fytyra më patë humbur nga “guximi” i dikujt me prek çantën e huaj, por kjo nuk është asgjë në krahasim me përgjigjen e mësueses: “çka po bërtet, çfarë vajze je ti që bërtet midis djemëve, nesër kush të merr?”

Si vajzë e vogël te unë e mbollën idenë se patjetër një ditë kur të rritem duhet me u martu, madje nëse e ngrit zanin kundër një burrit rrezikon me mbetë pa u martu… Çfarë tragjedie?

Shumë shpejtë kjo temë u bo pjesë e jetës time, me të flejsha e zgjohesha çdo mëngjes. ” Turpi” më i madh ka qenë kur unë dilja herët në mëngjes në oborrin tim me pizhame, veç se kisha qef me vrapu ashtu; nuk mundem me i harru shikimet e fqinjëve të mi që deshën apo nuk deshën i binin në sy pizhamet rozë. Po, po e dija se për ta është marre e madhe që vajza me dalë ashtu, dhe nëse i marr shikimet e tyre të vrazhda asht “faji jem”, faj të cilin nuk e bëra kurrë, e as nuk e kuptova kurrë.

Për mua nata është qetësi e liri shpirtërore, dal e blej diçka me pi, s’ka rëndësi sa është ora, por për të tjerët rëndësi ka pse dola, ku shkova?

E di, shpesh jam bërë tema kryesore e ditës, veç pse me një prej atyre ndejave familjare kam fol për politikë; “a e dëgjuat llafazanen, po goja s’po ju ndalke, i ka mbet politika, thu se nesër kryetare po ta bojm.”

Po, po sepse unë jam vajzëe dhe si e tillë “s’kam hise me dhanë mendime për politikë”, edhe pse kur vjen puna për votime ma sjellin një fletëvotim.

Kam reaguar në shumë situata, aty ku njerëzit e gjinisë teme më kanë kundërshtue me fjalët, ” na jemi femra s’na takon me u përzi n’muhabete burrash, shuj ma mirë”.

Unë vazhdoj me fol e me ngrit zanin aty ku është nevoja, kundërshtoj aty ku duhet qoftë përpara burrave; po ende vazhdoj të vrapoj me pizhame; të dal natën vonë veç pse kam etje për një gotë me lëng; ,e të flas për politikë në dhomën e mbushur plotë mysafirë burra.

Po unë jam vajza që që ju pretendoni se kurrë kjo s’duhet të jem, ajo që nuk e ngrit zanin e që kokën poshtë e mban, ajo që sapo errët mbyllet në shtëpi e që me gojë nuk e zë politikën. Nuk jam jam këtu si e tillë, jam më e fortë se kurrë.

Leni nje re