E zeza e këtij vendi: mes rrenës dhe rrencave

Nga: Iliria Kajdomqaj

Realiteti na jep shpulla çdo ditë, na jep sepse më s’pari ne po rrijmë e vetëm përgaditemi për goditjen e nuk e bëjmë mend kurrë se si të mbrohemi. Jemi bërë disi edhe imun’  sepse zakonisht përgjigja jonë ndaj çdo veprimi është sa ashtu-kështu  paska qenë e shkruar të ndodhë.
E përse ne nuk mundemi me e marrë fatin tonë, në dorën tonë?
Sepse fati edhe nëse është i joni fatkeqësisht na shkruhet nga dora e tjetrit.

Përshëndetje, njërëz që dukeni aq bukur në kostume, ah sa të mëdhenjë që jeni.
Më duket sikur  ende në fërkemet tuaja shoh  shenjat që fatkeqësisht asnjë kostum s’ua mbulon dot.
Ju duhet të keni qenë 20-30 vjeç shumica,  pa i numëruar rastet tjera sepse ka pasur edhe më rinjë që i hynë atij udhëtimi.
Ama mosha marrë në përgjithësi aty pari  duhet të ketë qenë.

Tash, presupozoj që në këtë moshë shumica nga ju keni qenë studentë ose të papunë. Supozoj gjithashtu të keni pasur një jetë mesatare familiare të kohës me të ardhura të pakta e me orientim ekonomie kah bujqësia e cila s’është që të jep mundësi pasurimi aq të madhe mirëpo të mban’  në një nivel mesatar.  Ishte goxha tranzicion për ju që menjëhere pas lufte të fillonit të mendonit se si  të lidhnit kollaren ende pa e pasur një të tillë. Por, ama  e bëtë shpejtë.
U pasuruat brenda natës duke u shtirë të varfër brenda ditës.

S’mundem kurrsesi me e kuptu se qysh njeri e vjedhë shpinë e vet.
Ndoshta duhet t’u pyesim juve sepse ju keni bërë përvojë në këto gjëra, andaj ju e dini më mirë.

Si është e mundur që me atë pagë që e merrni të vozitni vetura që ne pjesa tjetër nuk e kemi luksin as në ëndrra ti shohim?!
Si është e mundur që femijët e juaj ti shkolloni në shkollat më prestigjioze vendore e ndërkombëtare gjersa ne pjesa tjetër vuajmë për një edukim të mirëfilltë?!
Si është e mundur që veç kopsat e këmishës sate të vlejnë më  tepër se dy muaj qira të banesës ku jetoj unë e tjetri?!
More po si është e mundur që të bëni një jetë kaq përrallore kur gati gjysma e popullsisë vuan për bukë?!
Nuk po vuan për vetura, për shkolla, për kopsa e këmisha, por po vuan nga kërcitja konstante e zorrëve bosh, nga kërkesat e fëmijëve të tyre për një copë jetë.

A e dini ju sa qytetari i këtij vendi bëri vetëvrasje sepse s’duroi dot t’i shohë fëmijët tek qajnë për qumësht, për bukë e ujë?
Ata vdiqën sepse ju i vratë. Sepse ju u  vodhët shpresën, u  vodhët jeten, sepse ju kalkuluat kur iu futët valles e ata vallëzuan duke e ditur që fundi i valles do të jetë valle ardiane, valle e mosdorëzimit gjer në vdekje e gjer në fundin e humnerës.

Sikur ta dinit sa qesharak dukeshit pas luftës do të qanit ; flokë të shprishura, alamet të folme , qëndrim te fitimtarit e të gjeneralit.
Ndjenim keqardhje për derexhen tuaj që aq shumë dallonte me ata njerëzit e mire të luftës.
Sot ende dukeni qesharak, keni rregulluar frizurat mirë, i keni mësue edhe disa fjalë që deri pas lufte as që e keni ditë se  ekgzistojnë në fjalor, ende  e mbani qëndrimin e fitimtarit e që të gjithë jeni gjeneralë e komandantë.
E ne ende ndjejmë keqardhje për derexhen tuaj.

Flasim për depolitizim gjersa procesi i politizimit është ende në kontinuitet, flasim për antikorrupsion gjersa ju ende s’deklaroheni për ato që i posedoni o milionera te lezetçëm.

A e dini çka bëni ju?
Ju bleni banesa, shtëpi, tokë;  pasuni të luajtshme e të paluajtshme , më pas i bartni tek njerëz që opinion publik as që i njeh.
I bleni të gjitha në kesh, nëpër ato çantat tuaja të zeza, nëpër ambiente të fshehta në mënyrë që transaksioni i parave mos të kalojë nëpër bankë sepse më pas do të regjistroheshit dhe do të ishte më  e lehtë të ziheshit duke vjedhë.

A e dini çka bëni ju?
Ju i jepni leje ndërtimi njerëzve me nji marrëveshje të thjeshtë: Keshin apo banesat ose sa kate prej atij pazari po i  dëshiron. Masi e kryn’ pazarin ato banesa i qet në emra palidhje bile nashta edhe me ndonjë emën fiktiv se juve nuk iu dihet.

A e dini çka bëni ju?
Ju m’folni për me ardhë investitorë nga  jashtë në Kosovë, ju i ftoni edhe  vet ju kërkoni përqindje nëse dëshiron me u futë në treg.
Ju hala merrni haraç me rrjetet  e juaja  të shkepuna në te tanë vendin e në momentin kur nuk ju paguhet haraçi ju lokalin që ndoshta është burimi i vetëm  i një familjeje ose ia digjni ose ia bëni të pamundur punën deri t’ia merrni komplet.

A e dini çka bëni ju?
Ju shpërlani para ma shumë sesa i shpërlani sytë. Me ato para e furnizoni nëntokën për me ujit tokën që me ju katapultu pastaj  në qiellin e shtatë.

A e dini çka bëni ju?
Ju hyni bash kur t’ju teket në stacion policor edhe e bëni dhomën e dëshmive rrush e kum’lla edhe as që ja u ndinë për atë punë.
Ju orekstroni vrasje të çuditshme, njerëz të vramë s’kej rrugës ose edhe njerëz që çuditnisht e therrin veten nga 11 herë deri sa ti del  ai shpirtë.

Ju i punësoni nepër ministri  e degë të tjera të shtetit njerëz servilë  tuaj që janë me shkollë pak ose edhe pa shkollë që tash janë në proces të shkollimit se kanë frikë se nëse ndërrohet pushteti munden menjëherë me u flakë tutje kur e shohin që bash dy lidhje me krye të tyne nuk i kanë.
Punojnë nëpër ministri njerëz që as  shqipen nuk e dijnë mirë e lëre më gjuhë të tjera.
Punojnë nëpër institucione që haber s’kanë për gjana elementare se janë mësu me qenë servil ndaj tyre.
Se servilitetin e mediokritetin e kemi të rrënjosun në kromozomet tona.

PO.
Jemi shumë të vegjël, e mbase edhe të padukshëm në sytë tuaj, ama asgjë s’është më e vërtetë sesa sytë e një nëne e një babai që sytë u digjen nga e qajtuna pa lotë se s’duan të ua shohin fëmijët vuajtjen e tyre.
Për ta arsyetimi i çdo mosplotësimi të kërkesave  femijerore  shoqërohet me një “hajt se nesër” e ajo “nesër”  nuk vjen kurrë.
Unë prapë vazhdoj me besu që ndoshta një ditë ju keni me u ngopë, ama kam frikë që deri sa të ngopeni ju  na kemi me vdekë prej mospasjes e skamjes.
Unë prapë vazhdoj me besu që ju nuk mundeni me e mposhtë vdekjen, pra nuk jeni të pavdekshëm. Një ditë kur pleqëria t’u kaplojë  shpresoj të mbeteni vetëm diku pa askënd e të mos mundeni me e mbrri’ as gotën, as ujin e as bukën.
Imagjinoje sa keq ish kanë nëse i kishe pasë aty e  s’kishe mujtë me  i mbrri’.
Na bile ashtu- kështu nuk i kemi andaj rrjedhimisht s’mundesh as me i mbrri’ e as me i kap gjanat që s’i ke pasë kurrë, ama  ju.
Ju që jeni mësu me shumë  e s’keni me pasë dorë me i mbrr’i, sa patetikë keni me u duke o hej.

Mendova që kontejnerët e bërllogut me i emëru me emrat tuaj, po masandej e kuptova që s’mundem me i fy kontejnerat bash n’qit masë.|
Sepse edhe pse me bërllog deri n’kapak e të ndotun  sa s’ka, ata përsëri janë aq të pastër e aq të bardhë në krahasim me ju:


Leni nje re