Abuzimi psikologjik në familje konsiderohet tani  vepër penale në Skoci

Abuzimi psikologjik në familje (Skoci) tani e tutje do të konsiderohet si vepër penale. Kjo do të thotë: “sjellje abuzive ndaj partnerit ose ish-partnerit”, duke përdorur fyerje dhe sjellje kontrolluese./transmeton femalista.com

Sjellja abuzive  përfshin nënshtrimin, poshtërimin, duke izoluar  partneren  nga miqtë, të afërmit dhe burimet e tjera të mbështetjes; kontrollin ose monitorimin e aktiviteteve të tyre të përditshme etj.

Ministri i parë tha:

“Unë jam krenar që, si shoqëri, ne kemi bërë që të besojnë se abuzimi psikologjik në familje është edhe akt fizik.E vërteta është se dhuna psikologjike mund të ketë efekte shkatërruese për viktimat, dhe kjo qeveri do të punojë shumë për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë që meritojnë. Këtë projekt-ligj do ta ndihmojnë policia dhe prokuroria që t’i bëjnë abuzuesit të japin llogari – por e rëndësishmja është se, për ata që kanë vuajtur abuzimin, do të kujdesemi  që të qëndrojmë me ta dhe do të marrim hapat e nevojshëm për tu ndihmuar atyre. Unë e di që legjislacioni nuk është mjeti i vetëm që do të parandalojë abuzimin në familje, por janë edhe shërbimet mbështetëse po  kaq të rëndësishme në këtë rrugë.”

Leni nje re