Ridefinimi i bukurisë nga Elonë Beqiraj

Ekspozita qe kishte për qëlim të sillte në vëmendje diskutime mbi atë se çfarë realisht mund të konsiderohet e bukur, dhe sa shumë këto standarde dëmtojnë njerëz; vajza e djem, gra dhe burra, është shfaqur virtualisht nga Elona beqiraj. Ajo tha:

“Njerëzit rreth nesh, mediet dhe reklamat tentojnë të na ulin poshtë për shkak të akneve dhe na bëjnë të ndihemi se nuk kemi lëkurë që “përkon” me idealet, duke krijuar pasiguri, vetë urrejtje dhe një mungesë të pranimit të vetvetes drejt qenieve njerëzore.

Bashkë, ne do t’i thyejmë këto standarde sureale dhe vuajtjet e panevojshme.

Faleminderit Termokiss që na keni dhënë mundësinë të përdorim hapësirën për realizimin e fotoprojektit.”

Adelina Tërshani:

” Standardet e bukurisë i keni konstruktu ju.
Unë i thej, unë e pranoj veten qysh jom.
P.s Bukuria jem nuk e ka emrin spermë. ”

Taulant Ramadani:

“Thuani jo Kacit e Sellmës, thuani po vetvetes”

Medina Mehmeti:

“Nuk është e lehtë me u tregu e guximshme dhe me dalë jashtë pa u mundu me i mbulu aknet. Duhet me qenë e gatshme me u përballë me shikime të ndryshme e ndoshta edhe me ndonjë koment të pakëndshëm. Mirëpo me kalimin e kohës fillon mos me u mërzit ma nga shikimet e nga fjalët. Thjesht e pranon veten ashtu siç je dhe kur kalon rrugëve të qytetit nuk e ul shikimin nga turpi e pasiguria. Kjo është koha kur ndihesh në paqe me veten, kur asnjë shikim apo mendim i tjerëve nuk vlen ma shumë se liria dhe vetëbesimi yt. Kjo është ndjenja ma e mirë që ekziston!”

Oketa Basha:

“Për shumë vite kam ndjerë turp për shkak të lëkurës sime. Fillova të mbaj shishka që t’i fshihja puqrrat në ballë. E kur u rrita pak fillova të fshihesha pas grimit, që të ndihesha pak më e bukur. Shpesh mbyllesha në banjo e qaja përpara pasqyrës, duke u lutur për një lëkurë të mirë. Për shumë vite e urrejta pamjen time… Por, sot nuk ndihem më e shëmtuar! Nuk do lejoj që ca puqrra të më ndalojnë dashurinë ndaj vetevetes. Nuk do lejoj që mendimet dhe komentet e të tjerëve të më shqetësojnë! Ndihem e bukur pavarësishtë imperfeksioneve që fytyra ime ka. Në fakt të gjithë jemi të bukur, thjesht duhet të hapësh mendjen dhe zemrën!”

Blend Bytyqi:

“Hej, unë jam Blendi. Do të doja ta ndaja me ju mesazhin që më është përquar si një person nën ndjenjën e akneve. Në fillim isha në siklet nga pamja e lëkurës sime, por me kalimin e kohës duke parë dhe persona të tjerë me të njëjtin problem sikurse timin, më solli në mendje se një sjellje e të qenit i tërhequr në vetvete dhe ndaj rrethit nuk do të ndikonte në të mirën time, e as kundrejt pamjes që më shoqëronin aknet. Përfundimisht, unë vendosa të vazhdoja kundrejtë këtyre ‘’të metave’’ dhe duke menduar e thënë se duke qenë unik nuk do të thotë të mos jesh si të tjerët, është thjeshtë mënyra jote unikale.”

Arbreshë Uka:

“Uhh cka e ki moj ftyrën kështu, a po e lyn me naj sen pse s’ po shkon te qiky mjeku që e njoh une shumë i mirë osht, a i ke bo qito analiza , boj valla se ti je e re.. amo hajt se të heken dikur!”

” Për shumë nga ne – efekti ansore më të zakonshme të problemeve të lëkures është izolimi . Ne nuk duam të shihemi nga tjerët ashtu sic dukemi. Mund të fshihen shumë nga të „metat fizike“ por jo aknet. Ështe ende aty, gjëja e parë që njerzit vrejn tek ne është fytyra jone . Per ne është e veshtire te imagjinojme se njerzit mund të shohin tek ne -NJERIUN – pas akneve ”

 

Fotografitë: © Beqiraj Elonë

Leni nje re