Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale pasqyrë e asaj se në shkollat tona ka dhunë

Këto ditë nëpër mediat e Kosovës dhe në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, nën titujt si shokuese, skandaloze, tmerruese etj. Në atë video, nxënësit shihen duke e penguar profesorin ta mbajë orën, duke krijuar zhurma, dhe raste raste duke e sharë profesorin dhe duke iu drejtuar me fjalë fyese.

Rrjetet sociale jo vetëm vërshuan nga shpërndarja e kësaj videoje por edhe nga komentimet e shumta të kësaj videoje nga mësimdhënës nga e gjithë Kosova. Disa sosh thonin se duhet të ekzistojë një rregullore që mbron të drejtat e mësimdhënësit, jo vetëm të drejtat e nxënësit, dhe shumë prej tyre e konsideruan dhunën si mjet të përshtatshëm diciplinimi, duke sygjeruar që ajo të kthehet si metodë e tillë sepse Kosova ende nuk është gati për sisteme tjera të edukimit të nxënësve.

Psikologu Mytaher Haskuka, ka deklaruar se kjo video nuk tregon asgjë më shumë veç faktin se dhuna është prezente në shkollat tona dhe fëmijët vetëm e imitojnë ato sjellje që shohin nga arsimtarët e tyre.

Ai shkruan:

“Në internet po qarkullojnë disa video ku shihet ngacmimi I nxënësve ndaj mësimdhënësit , menjëherë erdhën reagime linçuese ndaj nxënësve dhe që Kosova nuk është gati për diciplinim pa dhunë dhe se përdorimi i dhunës si mjet diciplinimi duhet të kthehet në shkollat e Kosovës.

Si psikolog por mund të them se videoja faktikisht vërteton që dhuna është prezentë në shkollat tona dhe fëmijët vetëm se i imitojnë ato që i shohin nga arsimtarët e tyre. Sipas një studimi të Save dhe Children, më shumë se:

76% të fëmijëve në shkollat fillorë kanë parë dikën në shkollë duke u goditur apo grushtuar gjatë vitit të kaluar.

19% te fëmijëve në shkolla fillore nuk ndihen të sigurt nëpër klasa, kjo është alarmante.

39% te fëmijëve nuk dinë ku të ankohen nëse përjetojnë dhunë apo janë të kërcënuar nga krimi.

Kur fëmijët përjetojnë dhunë fizike dhe psikologjike ata të njëjtën e modelojnë pra e imitojnë , fëmijët në atë klasë ishin imitues të dobët të asaj që e përjetojnë vetë . Për të rregulluar problem duhet trajnimi I mësimdhënësve për metoda pozitive të diciplinimit.

Fajësimi i fëmijëve në vend të mësimdhënësve është fajësim i më të dobëtit, fajësim i viktimës, i atyre që nuk kanë përgjegjësi. Njëjtë është kur fajësojmë popullatën për korrupsionin, të varfërit për mospunë, apo protestuesit për trazira, apo gratë për dhunën në familje, apo opozitën për problemet qeverisëse…gjithmonë është më lehtë me e fajësu viktimën.”

 

Leni nje re