Hedy Lamarr një role model e vërtetë.

Hedy Lamarr, e njohur shumë më tepër për shfaqjen e saj në Silver Screen sesa për gjëra edhe më të mëdha se kjo. Ndërkohë që shumica i dinë veç bukurinë që e kishte të pamasë, vonë është zbuluar, më saktë, përmendur dhe inteligjenca që shkonte në të njëjtën sasi me bukurinë.

Ajo u bë pionere e komunikimit pa tela (wireless) me emigrimin e saj në SHBA. Së bashku me George Anthiel, ajo zhvilloi një ‘sistem komunikimi sekret’ për të ndihmuar mposhtjen e nazismit gjatë Luftës së Dytë botërore. Duke manipuluar frekuencat e radiove në intervale të çrregullta ndërmjet transmetimit dhe receptimit(marrjes), shpikja krijoi një kod të pathyeshëm për të parandaluar ndërprerjen e mesazheve të klasifikuara nga personeli armik.

Lamarr dhe Anthiel morën një leje në 1941, por rëndësia e madhe e zbulimit të tyre nuk u vlerësua deri pas disa dekadash. Për herë të parë u implementua në anijet ushtarake gjatë Krizës së Predhave në Kubë(Cuban Missile Crisis), dhe pastaj rrjedhimisht u përdor edhe në një sërë aplikacionesh ushtarake të tjera. Por ç’është më e rëndësishmja teknologjia e spektrumit të shpërndarjes (Spread Spectrum Technology) që ajo shpiku, shërbeu për të galvanizuar bumin e komunikimit dixhital, duke formuar shtyllën teknike që bën të mundur operimin e telefoneve celulare, fax-it dhe veprimeve të tjera që realizohen ‘pa tel’, (Wireless).

Si me çdo grua shpikëse të famshme, mori shumë pak vlerësim në atë periudhë. Gjithsesi, në ’97 ajo dhe Anthiel u nderuan me çmimin Electronic Frontier Foundation (EFF) Pioneer Award. Në të njëjtin vit ajo u bë gruaja e parë që fiton çmimin BULBIE™ Gnass Spirit of Achievement, një çmim shumë prestigjoz për arritjet e një jete, çmim i krahasuar si Oskar-i i shpikjeve.

Hedy Lamarr ishte një role model e vërtetë.

©Revista Barazia

Leni nje re