Organizohet “Java e gruas së  guximshme” në Ferizaj

Si në  shumë  vende në  botë  dhe rajon, 8 Marsi është  datë  që  shënon një  ditë  që  u dedikohet grave. Por, mënyra e kremtimit apo shënimit të  saj dallon vende-vende. Kështu në  Kosovë, përveq mënyrës tradicionale  të  të  shënuarit të  kësaj dite, ku 8 Marsi festohet, ka disa vite që  më  8 Mars organizohet marshi gjithëpërfshirës për të  drejta sociale, ekonomike dhe politike të  grave,  dhe jo vetëm grave por të gjitha grupeve të margjinalizuara.

Në  qytetin e Ferizajit, siç rëndom nuk ndodhë  të  ketë  iniciativa për organizime të  tilla, ka disa vite që  vajza të  reja nga sektori i rinisë  të  marrin iniciativën, duke i’a dedikuar pesë ditë thirrjes së të  drejtave të  vajzave dhe grave, dhe guximit të  disave sosh, për të thyer tabutë  në  shoqëri,  që  nënkupton të  drejta të  grave, në  fusha që është pretenduar se u takojnë  burrave.

Siç e thamë , dedikuar guximit të  grave në  shoqëri, vajzat e reja aktiviste, iniciativën pesë ditore e quajtën: “Java e gruas së  guximshme”. Çfarë  është “Java e Gruas së  Guximshme”, përgjigjet Leona Jahiri nga këshilli organizativ prej tetë  vajzash:

“Java e Gruas së  Guximshme është  një  javë  me qëllime të  ndryshme dhe gjithëpërfshirë  në  trajtimin e gruas në  të  gjitha sferat që  përballet ajo. Organizimi i saj ose implementimi i Javës së  Gruas së  guximshme do të  fillojë  nga data 13 Mars dhe do të  zgjasë  për 5 ditë  rresht deri më  17 Mars -2017. Duke parë shtypjen e vajzave dhe grave në  përgjithesi ose jobarazinë  gjinore me të  cilën përballemi çdo ditë, atëherë  ne si vajza të  reja dhe aktiviste kemi marrë  guximin që  të  përballemi me këtë  problematikë  duke organizuar diçka që  të  vetë dijësohen edhe të  tjerët rreth kësaj çështjeje.”

Edhe për këto tetë  vajza, si për çdo vajzë  tjetër të  re në  shoqëri, është  shumë  e vështirë  të  marrësh vendimin për tu marrë  me çështje që  prekin normat komunitare, dhe që  dalin më  përtej mendësisë  patriarkale, në  veçanti kur kemi të  bëjmë  me vende provinciale. Ato shprehen:

“Trajtimi i temave të  tilla, ndoshta edhe paksa të  ndjeshme për komunitetin tonë , siç është  barazia gjinore apo feminizmi, është  paksa i vështirë , por me guximin dhe mbështetjen që  kemi marrë  si vajza  të  reja të  këtij qyteti do të  vazhdojmë  përpara në  realizimin e kësaj Jave, pasi që  gjithmonë  janë  çështje aktuale dhe që  duhet gjithmonë  të  jemi të  vetëdijesuar se si të  veprojmë , ose ti eliminojmë  disa “dukuri” që  janë  të  pranishme në  shoqërinë  tonë .”

Pavarësisht vështirësive që një vajzë apo grua e re mund t’i hasë në një ambient të ngushtë, vajzat mendojnë  se tashmë  njerëzit kanë nisë të interesohen më tepër rreth këtyre problematikave:

“Duke u nisë  nga rrethi me të  cilin përballemi çdo ditë, verejmë  se shoqëria ka nisë  të  interesohet për të  drejtat që  i takojnë  edhe vajzës si djalit, por që  mungon informimi për t’i vetëdijësuar njerëzit , dhe kjo është  edhe njëra nga arsyet që na ka shtyrë  të  realizojmë  këto aktivitete.  Gjithashtu interesimi është  mjaft i madh, pasiqë  problemet janë  vargore në  moshën e adoleshencës, por rezultatet mbetet të  shihen.”

Ndërkohë, që  në  shoqëri, në  grupe intelektualësh e mjedise shkollore mungon informimi dhe vetëdijësimi për rëndësinë e çështjeve gjinore, vajzat iniciatore japin mendimin e tyre, duke u shprehur se:

“Për sa i përket rëndësisë  së  barazisë gjinore mendojmë  se është  një  ndër çështjet themelore në  çdo sferë  që  jeta na përball dhe më  se e rëndësishme dhe kërkon një  kujdes të  veçantë . Dhe sa i përket mbështetjes, pasi ne jemi vajza të  reja dhe të  një  moshe shumë  të  re ende, dhe pasi përballemi  çdo ditë  me ngacmimet në  shoqëri, me diskriminim, me dhunë  e çfarëdo forme tjetër, mbështetje na duhet më  shumë  se çdo herë , na duhet shumë  edhe motiv, të  cilin po e gjejmë  tek shefja e sektorit tonë  të  rinisë , znj. Dashurije Ahmeti. ”

Vajzat aktiviste të kësaj nisme janë prej 14-16 vjeçe dhe quhen: Edona, Aulona, Donika, Vlera, Leona, Valentina, Ermonda dhe Edita.

Java e Gruas së  Guximshme mbështetet nga Sektori i Rinisë  në  Ferizaj, dhe Drejtoria për Kulturë , Rini dhe Sport.

Leni nje re