GRUE – POEZI nga Krenare Loxhaj

Kur t’thonë që s’ke zë
bërtit, këndo sa t’kesh frymë e vazho
qesh tallu me ‘ta
kur t’thonë me heshtë,
deri si ti vet t’a besosh
që edhe kur të ulësh kokën se ashtu të thanë
s’do shohësh gjë tjetër pos diellit
e në at’ moment
frymo, je e lirë!
Kur vazhdojnë të t’thonë që do rrëzohesh
vrapo
duartë lartë lëri ëndërrat të t’ndjekin ty
deri atëherë kur ti t’a besosh
gjithçka që ti do, është e jotja!
Kur presin që të qash
shih përreth e dëgjo
zërat që përreth teje qajnë; e ti
përqafoi të ligat, se për të qenë njeri
duhesh të ndjesh, është njerëzore!
Edhe kur në histeri vazhdojnë të ulërijnë
mos beso që jeta e tillë është,
e tashmja egziston vetëm në të ardhmen
e shkuara mbetet motiv,
grushtin lartë t’a mbash,
kemi ende shumë mure për të rrëzuar!
çkado që të është thënë
qe ende të thuhet nuk është asgjë më shumë
se dëshpërim i humbësve
që kurrë nuk e kuptuan fuqinë tnde
për të rezistu jonjerëzoren
nën lëkurën e një qenieje
të quajtun Grue

©Revista Barazia

Leni nje re