Rezistenca e grave në Kashmir

Shkruan: Essar Batol

Në vitin 2016, Kashmiri edhe një herë shpërtheu në protesta të gjera, për të kërkuar të drejtën e lirisë së shprehjes kolektive , pas vrasjes së një udhëheqësi popullor militant Burhan Wani, si pasojë e pushtimit Indian. Protestat kanë vazhduar për më shumë se gjashtë muaj dhe ka rezultuar në vrasjen e rreth 100 civilëve.

Disa nga momentet më të fuqishme gjatë asaj periudhe ishin protestat e grave më 23 shkurt, datë e cila njihet edhe si “Dita e Grave të Kashmirit për Rezistencë”. Në këtë reflektim, shkrimtari dhe aktivisti Essar Batool, reflekton mbi luftën Kashmiriane të grave për liri.

Unë jam një grua, që jetoj në pjesën Indiane të pushtuar, në Kashmir, një vend që ka qenë në qendër të një konflikti të dhunshëm për dekada të tëra. India i është përgjigjur kërkesave të vjetra të Kashmirit ‘për vetëvendosje’, me vendosjen e 700.000 forcave Indiane të armatosura për të shtypur dëshirën tonë për liri, dhe siç thuhet, për të shtypur kryengritjen e armatosur e cila aktualisht ka 150 luftëtarë të armatosur. Në këtë kohëzgjatje kohore, India ka qenë përgjegjës për krimet e panumërta të luftës në Kashmir të cilat përfshijnë kryerjen e ekzekutimeve pa gjyqe, qe rezultojne me zhdukje, varreza masive dhe dhunë seksuale të llojit më të keq. Gratë kanë qenë viktimat më të mëdha të këtij pushtimi; si viktima të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të dhunës nga ana e shtetit. Gratë kanë humbur të dashurit e tyre; burrat, vëllezërit dhe bijtë, disa prej të cilëve janë vrarë dhe disa nuk u kthyen. Kjo ndikoi që të rritet një nën-kategori e grave, quajtur “gra gjysmë-veja ‘, duke përfshirë gratë që jetojnë me shpresën për të ditur nëse burrat e tyre janë të gjallë apo të vdekur. Për më tepër, dhunimet janë ushtruar nga forcat indiane të armatosura kundër grave Kashmirit, dhe shifrat janë alarmante; edhe pse këto raste janë të dokumentuara nga agjencitë hetuese ndërkombëtare si Human Rights Watch dhe Organizatave për të Drejtat e Njeriut, shumica e rasteve të tilla vazhdojnë të mbeten të paraportuara.

Ngurrimi për të raportuar rastet buron nga frika e ndëshkimit nga ana e forcave të armatosura indiane dhe gjithashtu nga fakti se as edhe një anëtar i forcave të armatosura indiane nuk ka qenë i ndjekur penalisht deri më sot, në çdo rast të shkeljes së të drejtave të njeriut. Edhe kur gjykimet gjyqësore ndodhin, në raste të rralla, dënimet janë disiplinore, jo ndëshkuese, si në rastin e një majori të quajtur Rahman, në vitin 2004, ku ai kishte përdhunuar dy gra të një familje, por ishte pezulluar nga shërbimi dhe më pas ishte liruar. Në një skenar të tillë ku nuk ka llogaridhënie të një shteti pushtues dhe më keq, nuk ka ndëshkim ligjor, moral dhe politik për të mbrojtur forcat e saj të paarmatosura; ligjërimi për dhunën seksuale kundër grave dhe burrave është i detyruar që të mos përfolet.

Në Kashmir, dhuna seksuale është përdorur si një mjet kundër të dy gjinive; grave dhe burrave për të thyer rezistencën e tyre në komunitet dhe në nivel individual. Në rastin e burrave, ajo është përdorur më së shumti për të thyer moralin e tyre dhe për të nxjerrë informacion dhe në rastin e grave dhuna seksuale është përdorur më së shumti për të detyruar një komunitet të tërë tu nënshtrohet, duke përdorur strukturën ekzistuese patriarkale e cila e vendos barrën e nderit tek gratë.

Koalicioni i Shoqërisë Civile në Kashmir ka dokumentuar 7.000 raste të dhunës seksuale që po ashtu përfshijnë dhunë ndaj njerëzve në paraburgim. Ne e dimë se numrat janë shumë më pak se çfarë është situata aktuale; turpi, stigma dhe hakmarrja nuk lejojnë për një mjedis të favorshëm në të cilin bëhet e mundur për të raportuar dhunën seksuale.

Në të njëjtën kohë, përvojat e mia në terren më kanë çuar mua të kryej intervistime me gra, ku ato pretendojnë se kanë reduktuar aksesin në shërbimet bazë, si shëndetësia dhe arsimi, për shkak të pranisë së forcave të armatosura indiane. Gjatë kohës së krizave të gjata, protestave të zgjeruara, janë raportuar raste të grave shtatzëna dhe të sëmurë të cilët nuk janë lejuar të shtrohen në spitale, për shkak të shtetrrethimit të vendosur nga shteti Indian. Pushtimi ushtarak ka lënë gjurmë mbi gratë në të gjitha aspektet, duke nisë që nga të drejtat e tyre për pajisje themelore apo të drejtën më të madhe për një jetë me dinjitet, të lirë, pa frikë, të sigurta dhe pa frikën e dhunës seksuale ndaj tyre.

Gratë kanë qenë gjithmonë pjesë e zërit të fortë politik në Kashmir, të njohura me protesta të cilat kanë zgjatur me muaj, duke rezultuar në humbjen e jetës së shumë të rinjëve në duart e forcave të armatosura indiane, që nga viti 2008, 2010 deri në vitin 2016.

Kashmir përsëri shpërtheu në protesta, në kërkesa rreth shprehjes kolektive për liri, pas vrasjes së një udhëheqësi popullor militant Burhan Wani. Protestat kanë vazhduar për më shumë se gjashtë muaj dhe kanë rezultuar në vrasjen e rreth 100 civilëve, shumica e të cilëve ishin djem të rinj, më së largu në të njëzetat e vona. Mijëra të tjerë u plagosën dhe qindra të rinjë u verbuan si pasojë e plumbave duke u gjuajtur mbi protestuesit. Përfaqësuesit e shtetit indianë kanë përdorur gabim termin ‘të rinjë’ për t’iu referuar protestuesve, ku pretendimet ishin qartësisht të pabazuara, sepse njerëz të të gjitha moshave, gjinive dhe feve dolën për të protestuar. Momentet më të fuqishme qenë protesta e udhëhequra nga gratë , në thirrjen e tyre pro-lirisë. Qindra gra, kryesisht nga pjesët rurale të Kashmirit, marshuan të qeta, duke thirrur: “Çfarë duam? Liri”.

Megjithatë, ky veprim nuk është i ri për gratë e Kashmirit, të cilat janë portretizuar nga mediat dhe shkrimtarët, si viktima që kanë pësuar me humbjen e njerëzve të tyre, ose rezistuar për t’i mbështetur njerëzit e tyre. Gratë ishin viktima gjithashtu, të vrara dhe të verbuara nga forcat indiane të armatosura, të cilët qëlluan pa dallim. Objektivi për ta gjithmonë ishte i ri dhe pa gjini. Ka pasur raporte të pafund të grave duke u rrahur dhe ngacmuar seksualisht nga forcat qeveritare, për pjesëmarrjen e tyre në marshime pro-lirisë ose si pjesëmarrëse në protesta të udhëhequra nga burrat, si pjesë e dënimit kolektiv.

Për gratë e Kashmirit rezistenca ka qenë e pranishme që nga fillimi i lëvizjes kundër pushtimit indian të Kashmirit, dhe ka ndryshuar vetëm forma e pjesëmarrjes së tyre, nga pasive në rolet aktive. Nga fillimi gratë e Kashmirit kanë ofruar strehim të sigurtë për burrat e tyre dhe të luftëtarëve të armatosur, shpesh duke vepruar si korriere, duke i furnizuar me ushqim dhe duke siguruar strehim, për t’i kursyer ata nga forcat e armatosura indiane. Ato i kanë fshehur armët, kanë përcjellur mesazhe të rëndësishme, ku shpesh herë janë gjendur në mes të jetës së tyre dhe të dashurve të tyre. Gratë kanë kënduar këngë martire për të lëvduar dhe ruajtur kështu kujtimet për njerëzit që ato humbën, në mënyrë qe të kujtohen përgjithmonë. Kjo ka pasur një kosto, sigurisht që është shumë e zakonshme në një konflikt; trupat e grave janë përdorur nga forcat e armatosura indiane për të thyer komunitetin në tërësi, duke sulmuar “nderin” që një shoqëri patriarkale vendosë për gratë e tij. Forcat e armatosura indiane janë dëshmi e institucioneve ushtarake shumë patriarkale që kanë fuqinë dhe mund të bëjnë një shoqëri patriarkale për të heshtur zërat në rritje kundër tij. Madje edhe atëherë, kur ishin në rrezik të madh për sigurinë e tyre, gratë nuk u larguan nga lëvizjet për të shprehur zërin e tyre politik, zë që është i njëjtë me atë të pjesës tjetër të popullsisë së Kashmirit: Azaadi (Liri).

Gratë janë sfiduar nga kushtet socio-ekonomike dhe shëndetësore të konfliktit ose duke humbur mbajtës të familjes, duke lëvizur rolet e tyre gjinore, nga vartëse me bukë për njerëzit, në lidere brenda familjeve.

Prania fizike e grave në marshimet pro-lirisë nuk është e re apo e panjohur – kjo ka ndodhur në vitin 1990, kur lëvizja e armatosur ishte në kulmin e saj në Kashmir – por me kalimin e viteve gratë janë parë më shpesh në rrugë, duke shprehur veten e tyre, dhe shpesh me gurë në duart e tyre.

2016-ta nuk ishte ndryshe dhe rezistenca kolektive nga gratë është parë në rrugë; këto takime ishin ose spontane ose në disa raste të organizuara dhe të mobilizuar nga grupet pro-lirisë, nga iniciativat e tilla si: Dukhtaran e Milat (bijat e Kombit); Gratë si Asija Andrabi, kreu i DME-së, Anjum Zamarud Habib, një anëtare e dikurshme e arrestuar dhe torturuar për akuzat e financimit të militantëve.

Iniciativat e tyre shpesh kanë çuar në protesta dhe marshime kundër pushtimit indian të Kashmirit. Gra të tjera të tilla si Parveena Ahanger, e cila themeloi Shoqatën e Prindërve të Personave të Zhdukur (APDP), pasi djali i saj ishte marrë nga forcat e armatosura indiane duke mos u kthyer kurrë.

Shume gra sot po luftojnë me ligjin ose në hapësira politike, duke thyer heshtjen e gjatë që shteti Indian ka arritur të mbajë rreth Kashmirit dhe realitetit të tij. Iffat Fatima, një film krijues i pavarur ka bërë një dokumentar ‘Khoon baarav diy’ që sillet rreth çështjes së vendndodhjes së mijëra njerëzve të zhdukur në Kashmir. Uzma Falak, një poet i ri dhe studiues, përdor poezinë për të kujtuar incidente të panumërta që shënojnë pushtimin indian të Kashmirit. Kunan Poshpora, shkroi librin për të treguar rreth përdhunimeve masive, si metodë e rezistencës, dhe theksoi se harresa është një armë që përdoret nga shtetet pushtuese, duke thyer heshtjen shurdhuese që ishte krijuar në Kashmir për gratë. Iniciativa të tilla si tregimet përmes artit dhe letërsisë kanë inkurajuar gratë dhe të rinjtë për të krijuar hapësirat e tyre, në një fushë që është konsideruar si bastion i burrave.Inkuadrimi i grave në këto hapësira do të thotë sa më shumë zëra të grave; jo si nëna, bija, dhe motra, sic ato janë parë me vite të tëra, por individë të pavarura në mënyrë të barabartë duke folur për veten e tyre, duke krijuar një solidaritet të pafund, forcë , duke shkatërruar në copa muret e heshtjes që pushtuesi ka ndërtuar, dhe rezistencë në role të shumta, duke e mbajtur të paprekur shtyllën kryesore të lëvizjes së rezistencës.

©Revista Barazia

Leni nje re