Realiteti virtual është duke i ndihmuar familjet të ballafaqohen me çmendurinë

Një projekt inovativ synon të përdorë realitetin virtual për t’i ndihmuar pacientët që vuajnë nga Alzheimeri.

Projekti “WAYBACK” është lansuar në janar të vitit 2017, nga një grup i njerëzve të cilët kishin qenë dëshmitarë të efekteve shkatërruese që i sjell Alzheimeri, transmeton Telegrafi.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e çmendurisë, dhe i shkakton më shumë Britanisë së Madhe sesa kanceri sëmundjet e mushkërive.

Nga kjo sëmundje neurodegjenerative, pa ndonjë shërim, vuajnë miliona njerëz vetëm në Britani të Madhe – numër i cili thuhet se do të rritet në mënyrë drastike gjatë dekadave të ardhshme.

Pasi që sëmundja ndikon në memorien afatshkurtër dhe e dëmton procesin e njohjes së familjarëve dhe miqve, anëtarët e projektit ishin inspiruar të provojnë fuqinë e teknologjisë së re për t’ua përmirësuar kualitetin e jetës pacientëve që vuajnë nga Alzheimeri – pra duke e përdorur teknologjinë e Realitetit Virtual.

Projekti synon të krijojë ‘filma’ të realitetit virtual të cilat e rikrijojnë të kaluarën, duke përdorur muzikë, kostume dhe gjëra të ndryshme.

Pasi që muzika dhe zëri në përgjithësi janë krucial në ‘ngacmimin’ e memories, ideja prapa projektit qëndron se filmat do të ndihmojnë të nxisin një ndjenjë të komoditetit dhe lumturisë, rrjedhimisht e përmirësojnë mirëqenien mendore dhe emocionale.

Filmat do të jenë të gjatë tre deri në pesë minuta, dhe do të mund të shikohen përmes celularëve të mençur ose përmes platformës VR të YouTubes. /Telegrafi/

Leni nje re