KOHËRAT E DJEGIES SË GRAVE

Kohërat e djegies apo “The Burning Times” është një dokumentar feminist Kanadez, mbi djegiet e të ashtuquajturave “shtriga” në Evropë, në periudhën e hershme moderne. Këto “shtriga” ishin shërueset e para – doktoreshat, mamit, farmacistet popullore, që u akuzuan si bashkëpunëtore të djallit dhe u ekzekutuan me djegie. Numri i saktë i djegieve nuk dihet por metodat makabre të asaj periudhe nënshtruan dhe mbajtën figurën e gruas larg fushës së mjekësisë dhe shërimit për një kohë shumë të gjatë.

Në këtë film dokumentar, kjo periudhë quhet edhe si ‘Holokausti I grave’, ku numri i grave të djegura sillet rreth 9 milion vdekje, për një periudhë kohore mes 300 vjetësh. Ky film dokumentar u akuzua për propagandë ndaj kishës katolike, si një institucion i ligë dhe mizantrop. Ata thanë: “Gratë kanë probleme me kishën katolike, dhe mendojnë se kjo propagandë mund të ndihmojë kauzën e tyre për të përmbytur rendin shoqëror”.

ILUSTRIME

Grua e akuzuar për ‘shtrigëri’.

 

©Revista Barazia

 

 

 

Leni nje re