Gabime që bëjnë prindërit

Filozofia më e mirë e prindërimit për të rritur fëmijë është: Përgatitni fëmijët tuaj për në rrugë, e jo rrugën për ta. Me këtë që u tha do të përmendim 10 gabimet që bëjnë prindërit, jo me qëllim për t’i gjykuar, por që të ndërgjegjësohemi.

Ajo çka është e rrënjosur në kulturën tonë si ‘edukim’, jo gjithmonë është në interesin e fëmijëve tanë dhe funksionon në edukimin e tyre.

Gabimi 10: ‘Adhurimi’ i fëmijëve tanë.

Shumica prej nesh jetojnë në ambiente ku fëmijët i vendosim në qendër, dhe jetët tona sillen rreth tyre. Fëmijët e duan këtë, sigurisht, por edhe ne, sepse lumturia e tyre është edhe lumturia jonë. Kjo na shtyen që ne të shpenzojmë gjithçka për ta: kohë; para; energji;dashuri; vëmendje.

Por, është shumë e rëndësishme të kihet parasysh se fëmijët janë për tu dashur, jo për tu adhuruar. Kur ne i trajtojmë ata si qendra e universit, krijojmë pavetëdijshëm një ‘idhull’ të rremë, i cili mund tu shkaktojë shumë telashe në jetën e mëvonshme. Në vend se t’i rrisim ata sikur janë në qendër të vëmendjes, t’i rrisim duke u mësuar gjëra se si mos të bëhen egoist dhe vetëmohues.

Gabimi 9: Besimi se fëmijët tuaj janë të përsosur.

Një gjë të cilën ne shpesh herë e dëgjojmë sot nga profesionistët që punojnë me fëmijë, është se prindërit refuzojnë të dëgjojnë gjëra negative për fëmijët e tyre. Kur shqetësimet ngriten nga ana e tyre, ka përherë tendenca që dërguesi i këtyre mesazheve të ‘sulmohet’. E vërteta dhemb, por kur ne dëgjojmë me mendje të hapur dhe zemër, mund të përfitojmë nga kjo. Ne mund të marrim masa para se kjo të na dalë doresh, sepse është shumë më e lehtë të edukosh një fëmijë ‘të trazuar’ sesa të riedukosh një adoleshent.

Gabimi 8: Projektimi i jetës sonë brenda fëmijëve tanë.

Ne prindërit krenohemi kur fëmijët tonë kanë sukses, dhe shpesh – herë kjo na bën më të lumtur neve se sa ata vetë. Por në qoftëse ne përfshihemi tepër në jetën e tyre, atëherë do ta kemi të vështirë për ta dalluar se ku fillon jeta e tyre dhe ku mbaron e jona, dhe papritmas e gjejmë veten tonë duke i parë fëmijët tonë si mundësia jonë e dytë, dhe çdo përpjekje që bëjmë për ta nuk është thjeshtë për ta por është për të realizuar egocentrizmin tonë sa për tu ndier të përmbushur. Dhe, kjo është pika ku lumturia e tyre fillon të ngatërrohet me lumturinë tonë.

Gabimi 7: T’i jesh fëmijës tënd shoku apo shoqja më e  ngushtë.

Si çdokush tjetër dëshiroj që fëmijët e mi të më duan mua, të më vlerësojnë dhe të më çmojnë. Dhe nëse jam duke kryer mirë detyrën time të prindërimit është që ata do të inatosen shpesh me mua, dhe do të dëshirojnë të kenë lindur në një familje tjetër.  Duke provuar për të qenë shoku apo shoqja më  e mirë e fëmijës tuaj, mund të qojë në lejimin e zgjedhjeve të bëra nga dshpërimi, sepse kemi frikë mos po humbasim miratimin e tyre. Dhe kjo nuk është dashuri, por është nevojë.

Gabimi 6: Prindër konkurues me njër-tjetrin.

Çdo prind e ka një dell konkurues. Kam dëgjuar histori të ndryshme se si familje të ndryshme nuk flasin me njëra – tjetrën shkaku i garimit me fëmijët e tyre, dhe sipas mendimit tim rrënja e këtij problem është frika. Frika se fëmijët tanë do të mbeten mbrapa. Fëmijët duhet të dijnë dhe të mësojnë se ëndërrat nuk na servohen në pjata argjenti, ata duhet të punojnë shumë për t’i realizuar ato, por jo me çdo kusht, sepse kjo rrezikon karakterin e tyre. Karakteri nuk mund të duket një gjë e ëndësishme në adoleshencë, por në të rritur është gjithçka.

Gabimi 5: Humbja e vlerave të fëmijërisë.

Kur gjen lodra rreth e rrotull shtëpisë, duart e vogla të ngjitura nëpër të gjitha dritaret e shtëpisë, zhurma në shtëpi, veç ta përkujtojnë se sa e bekuar është ajo shtëpi që në të ka ‘njerëz të vegjël’. Një ditë, ato të gjitha do të jenë zhdukur dhe fëmijët do te jenë rritur, e do të kenë vazhduar me jetët e tyre. Rritja e fëmijëve mund të jetë shumë e vështirë, monotone, rraskapitësi, saqë ne shpesh do të donim sikur mos të kalonim nëpër këto moment. Ne gjithashtu jemi kurioz dhe shqetësohemi se çfarë ata do të bëhen në jetë, ku kjo na shtyen neve të harrojmë se ata janë ende fëmijë të vegjël, duke i shtyrë të rriten shumë para kohe.

Presionet mbi fëmijët fillojnë shumë herët, dhe në qoftë se ne i duam fëmijët tonë atëherë duhet t’i mbrojmë ata nga këto presione. Le të argëtohen, dhe të kenë hapësirë që të zhvillojnë vetë interesat e tyre pa frikën e dështimit dhe se nuk do të ‘djegen’ atje jashtë kur ballafaqohen me botën.

Gabimi 4: Rrisim fëmijë që i duam, dhe jo ata që i kemi.

Si prindër ne ushqejmë ëndërra për fëmijët tonë, kjo nisë madje qysh në shtatzani, madje pa e njohur ende edhe gjininë. Ne shpresojmë se ata do të jenë si ne, por version ynë i përmirësuar: më të zgjuar dhe më të talentuar. Ne duam që ne të jemi mentorët e tyre, duke i futur përvojat tona në përdorim.  Por, për ironi të prindërimit kjo u kthehet me kokë poshtë, shkaku se detyrat dhe ëndërrat tona mbi ta nuk do të funksinojnë. Vetëm atëherë kur ne i shohim se kush janë ata dhe çfarë duan, mund t’i fuqizojmë.

Gabimi 3: Bëjmë të kundërtën e asaj që mësojmë fëmijët se është e drejtë.

Ndonjëherë kur fëmijët e mi kanë ndonjë pyetje për mua, ata ma kërkojnë që tu përgjigjem shkurt. Dhe, ata më njohin mua shumë mirë, dhe e dijnë se sa shumë flas unë rreth mësimeve në jetë, duke harruar se veprimet e mija i zbehin fjalët të cilat unë u flas atyre, për të mirë. Dhe, mënyra se si unë i trajtoj njerëzit e tjerë, u jep ayre të dejtë të sillen sikur unë, edhe nëse u flas diçka tjetër. Nëse unë dua që fëmijët e mi të sillen mirë, atëherë edhe unë duhet të sillem mirë me ata dhe me të tjerët.

Gabimi 2: Gjykimi për prindërit e tjerë dhe fëmijët e tyre.

Pamvarësisht se ne nuk pajtohemi me stilin e prindërimit të dikujt tjetër, nuk është se kemi arsye për t’i gjykuar. Askush në botë nuk është i tëri ‘i mirë’ dhe ‘i tëri ‘i keq’, ne të gjithë jemi një përzierje e të dyjave, dhe një komunitet njerëzish në luftë me demonët. Ne kurrë nuk e dijmë se nëpër çfarë dikush është duke kaluar, dhe në vend se t’i gjykojmë të tjerët, të përpiqemi t’i shkurtojmë gjykimet tona, dhe të shprehim mirëkuptim.

Gabimi 1: Nënvlerësimi i karakterit të fëmijës.

Nëse ka një gjë që ne duhet të shpresojmë ta kenë fëmijët tonë: është personaliteti i tyre. Karakteri, ndërgjegja dhe ndjeshmëria e brendshme, këto janë gjërat që do ta ndihmojnë atë të hedhë themelet e para në jetë, dhe të shkojë drejtë një jete të suksesshme dhe të shëndoshë. Këto kanë më shumë rëndësi se çfarëdo dëftese apo trofeje që ata do të marrin ndonjëherë. Nuk duhet t’i vlerësojmë fëmijët tonë se në çfarë gara apo aktiviteti kanë marrë pjesë, ne duhet t’i vlerësojmë ata nga mënyra se si sillen me të tjerët dhe çfarë ata mendojnë për veten e tyre. Ne qoftëse ne duam që ata të ndërtojnë karakterin, forcën, elasticitetin dhe besimin, duhet t’i lëmë që të përballen me vështirësi, dhe të shohim krenarinë që vështirësitë do ua nxjerrin në pah. Është e vështirë t’i shohim fëmijët tanë tek bien, rrëzohen, por ndonjëherë kjo është ajo që kërkohet . Dhe, duhet të pyesim vetën se nëse ndërhyjmë a është kjo vërtet në interesin e tyre?  Ka një million mënyra për t’i dashur fëmijët tonë, por në përpjekjen tonë për t’i bërë fëmijë të lumtur, të jemi të vetëdijshëm se ndonjëherë dhimbja afat-shkurtër është e nevojshme për ta eleminuar atë afatgjatën.

©Revista Barazia

Origjina: karlkampakls.com

Leni nje re