“Ditar i nanës”

Shkruan: Alejnë Prenka

01.01.2002

Ka kalu nji javë, prej se dita ma e keqe që ndokush mund me e pas shkoj.
Sot 1 javë qe varrimi nanës, e sot po e lexojmë testamentin e saj t’thjeshtë, njashtu si gjanat e saj.
Babës ia kish lanë amanet që dukat e bizhuteri çka i kish pas ajo me i shitë bashkë me teshat e nusënisë, e me paret e tyne me na ushqy neve, e mos me na lanë gja mangu.
Vllaut ia kish lanë tokën e gjyshit, t’cilën tokë gjyshi ja pati lanë nanës, masi s’ka pasë vllazën a motra tjera.
A mu, m’kish lan pare sa për me mujt me i mlue shpenzimet e shkollës, e nji ditar t’sajin, a ma mir me thanë letra t’vyshkuna prej lotve e t’lidhuna me nji toj, po që e kish lanën që at’ mos me e lexu deri sa t’i baj 18 vjet. M’duhen edhe 2 vjet deri sa t’mbrri me i lexu menimet e shkrume t’nanës. T’nanës që s’kam me e pa ma kurrë.


03.05.2004

I bana 18 vjet t’plota. E tash munda ma n’fund me e lexu ditarin e saj.Tash e shfletova rininë e nanës teme. Masi e zgjidha tojën e ndrydhun t’librit.
I hapa faqet e para, krejt çka shkrujke ish: “Ti që e ki n’dor, mos i pafsh kurrë kto’ ditë t’zeza”, e tani faqe e faqe bosh derisa hasa n’mendimet e shkrujtuna t’nanës. Kishte shumë. Nuk e morra vesh a ishin lutje a mallkime, po e di që vujtje ishin. Tuj lexu faqet,edhe i erdha në t’sosne, po veq nji pjes mu ngulit n’kry e s’mu hiqke ma. Nji pjesë që tash du me ja u kallzu.


“Zot, a nihet ‘kush tjetër ma keq se un’ tash? A i vjen zor ‘kuj tjetër me marr frymë? Zot, du me t’pyt pse mi more, po e di që përgjigje s’marr. Edhe gjaku i jem o ka m’vjen i ftohtë. N’kët dimën t’acart, stufa e druve m’duket që po lshon ftoft.

Ma mir t’kisha dek, se me jetu këtë jetë thujse t’mallkume. Asht ba 1vit prej se ai aksident i dreqit ndodhi. E mu te katëra stinët prej at’here, jan ka m’vin t’egra.

Dimrin jam ba si e pastrehë me kulm mbi kry. N’pranverë lulet m’duket po vyshken kur kama jem po shkel mbi bari. N’vjeshtë shiu m’duket mbi mu po bje dyfish. E vera po m’djeg si ferri. Zot, t’lutna merrma shpirtin. Qom qatje ku ma qove nanën e babën. Edhe n’zjarrm n’koftë, qom qatje. Veq ktu mos m’le. Se prej kur ata dy ndrrun botë, shpirti mu nda n’katër copë.

E para u shu, bashkë me ata; E dyta, kur m’thirrën për herë t’parë jetime; E treta kur fillun me m’pyt me miliona herë “A je mirë”,e unë me përgjigjjen tem t’zakonshme e jo t’vërtetë, përgjigjesha “Po,shumë mirë jam”; E  katërta po m’a mbush hala trupin me frymë. Frymë t’rondë. Aman, Zot merrma kët copz t’funit, e mos e le t’vdekunin me u end rrugëve.”

Tani faqet kjen t’thata, deri kur mbrrina gati n’fund t’fletve.Tash nana kish shkru :

“Sot për herë t’par mas kaq vjete buzeqesha prapë. Djali i parë m’erdhi n’botë.
E kan qujt mas vjehrrit, po mu nuk pom pëlqen, me e qujt t’lindunin me emër t’vdekunit, ama mue s’pom pyet kush.”

N’faqen e parafundit shkrunte nana:

“Djali i vogël pom thotë, që nëse kur t’martohet ka me ba cikë, ka me e pagëzue mas meje.
Un po i tham se s’a i dashun po bahet, e se secili duhet me e pas emnin e vet, e jo t’huejin.
S’po ma mban zemra me i tregue pse s’due që mesa me e pas emnin tem. S’due me u pagëzue mas nji grueje, që e ka pas nji jetë t’vshtirë e t’mundimshme, du ata lotin mos me e pa kurrë.”

E krejt n’fund e kish shkrue:

“Tash masi e lexove tan jetën tem, dil jashtë e shijoje ditëlindjen Arbër, e di që ke prit deri sa ti ban 18 vjet me e lexu cka une kam hekë. E di që sot e ke datëlindjen e sot e ke lexu ditarin tem t’vockël. Urime Datelindjen bir, e vuejtjen mos e bafsh mik kurrë.”/RevistaBarazia

 

Leni nje re