Për Diplomën si letër Tualeti

Shkruan: Egzon Kryeziu 

At’ mëngjes vesha sakon e vetme që pata, mandej hodha pak parfum mbi këmishë. Kemishes i’a hekurosa vetëm jakat. Pantollonat i kisha bâ gati nji javë më herët, edhe këpucët i lustrova mirë. N’xhepin e majtë t’sakos vnova nji trëndafil ngjyrë blu.

Ishte dita jem, po diplomoja!

Tek ndreçnja mustaçet, n’pasqyrë i’a ngula thellë sytë vetes. N’ballë kisha tri rrudha, sytë e groposun, mollëzat e daluna, dhe tek po kthenja flokët kah ana e djathtë vërejta ca fije t’thinjura, por i injorova.

-Shtatë nga tetë njerëzit që i pata ftue n’ceromoni, e anuluan ardhjen po at’mëngjes. T’tetit i thashë t’mos vinte. Ç’ransi kish ardhja e tyne, t’gjithë ishin idot n`llojit t`vet.

-Dola veç vet nëpër shkallët e fakultetit,askush s’më duartrokiti, s’bâna as edhe nji fotografi për me e rujtë n’memoare, pos tri duarshtërngimeve s’pata ndjesi tjetër dashamirëse at mesditë.

Veç këmbanat e Katedralës së naltmadhnueme u munduen me i dhân jehonê gradimit t’em. Ashtu i hutuem, i gëzuem deri n’ekstazë, çova kryet nalt për me e falendrue pos Zotin edhe filozofët që m’formuen si insan me menje t’kthjellun. E di, qe halucilacion por ama ata m’uruan e m’duartrokitën, prap e di që âsht çmenduni, por çmendunin e kam vulosun n’muhabetin e parë me Frojdin.

Edhe un jam Idiot n’llojin t’em.

-Shkova n’Tartine-nji vend n’qoshe, poshtë radio-stacionit që shërben raki t’lirë, donja me u dehë. Ashtu edhe ngjau, n’fakt mbas asaj dite ngjan që dehem tepër shpesh.

Aty kam mundësi me hy n’borxh, me pi cigare pa firmë,me u çmendë, me u dehë, me ça’ pa arsye, me qeshë pa shkas, me i ulë nëpër stole miqtë e mi imagjinar. Aty âsht “Black Hole” (vrima e zezë) ku un’ humbë konceptin kohë-hapsinë, e e mbytë kohën si filozof i diplomuem e i pa punë.

N’këto ditë aplikova me punue si: pastrues, maragnoz, enë-larës, mekanik, suvatues, puntorë-krahu, puntorë-seksi, libra-shitës, kamarier, hajn, shitës droge, por qe e kotë. Për asnjanën prej tyne nuk isha i denjë n’sytë e shefave.

Kam konkurue… Kam konkurue si mësues në nji shkollë, ani pse n’vendin t’em u punsue nji tjetër që kish përfundue për kimi, un’ s’bana zâ, heshta. Kam konkurue edhe n’njânën prej ministrive si staf ndihmës, aty u refuzova vec pse kisha Konkurue.

Sakon e vjetrueme-ngjyrë gri e vishnja sa here thirresha nëpër intervista. Mbasi refuzohesha, shkonja prapë me u dehë. E harronja gjithnjë n’Tartine, mandej e merrnja përhere kur kisha intervistën tjetër… dhe n’mbramje prap e harronja.

-Ândrrat e mia dikur, t’ndërtume me delikatese, at’her kur menonja me e martue at’ çikën qe e pata njohun prej gjimnazi, me e gjetun nji’ punë qê me bâ jetë modeste, me shkue t’dielave n’Rogovë, tani veçse jan shue, për t’mos thân që jam shue edhe un si Insan.

-N’Tartine, sot nisa punën si kamarier me gjysmë orari për tu kompensue me borxhin që i’u kam. Këtu n’kafene vijnë njerëz me kollare, t’veshun si Parisien, me ora t’shtrejta. Shumicën i njof, janë pikërisht ata që i takonja n’koridoret e vend-konkurseve,ata që shëtinin pa emocion e pa ethe, sepse nuk konkuronin fare por ama e dinin që vendi i punës âsht i tyne.

Un’ mbase bâj jetë bohemi, shpesh-herë i mbetun pa para për shujtën tjetër dhe  hiç pa pendesë nisë me e sha’ ditën kur vesha Sakon e vjetrume, këmishën e bardhë e trëndafilin blu. Nisë me i sha’ ata që m’shpallën t’Diplomuem e m’hapën rrugën për me u kan i pa punë, i pa denjë, i pashpresë…

Sonte nuk u deha, me gjasmë nuk do pi mâ.

Nesër kam me veshë prap sakon e vjetrueme, kam me kerkue me çdo kusht vendin t’em n’shoqni. Mbase kam me konkurue prapë, s’kam me heshtun kur dikush zë vendin t’em ose tândin, kam me lypë me i’u çelë sytë atyne që lypin njerëz servil mbas vete, dhe po ma mbajti n’sy kam me i’u thân se: kollaren tuej kur e shtërngoni çdo mëngjes, dijeni që nuk po e shtërngoni grykën tuej por shpresën e mijra njerezve si un’./Revista Barazia

1 comment

  1. Elona Hulaj 9 February, 2017 at 19:44 Reply

    Duke qenë një grua në shekullin e 21
    Feminitet një fjalë që është disi e vështirë të thuhet, është edhe më e vështirë për t’u kuptuar. Perëndia e ka bërë çdo person mashkull apo femër , duke treguar se duhet të ketë një diferencë të dallueshme në mes të dy. Si vajzat, është përgjegjësia jonë për të lënë dritën tonë të feminitetit. Por çfarë do të thotë? A gjithmonë duhet të kem thonjtë e mi të pikturuar dhe kozmetikë të përkryer? A është një krim për ne të gëzohemi për lojë futbolli? A jam unë një dështime nëse një darkë nuk është në tavolinë në orën 5 pasdite?
    Pjesa më e madhe perceptimin tonë të asaj që do të thotë të jetë “një grua” është formuar nga pikëpamja jonë e rolit të gruas në histori. A kanë të bëjnë me amvise e brendshme, të korporatave ekzekutive apo ndoshta aktore e gjallë? Një grua në moshën 31 vjeqare na tregon për një grua “të përjetshëm”, e cila është e njohur për të tjerët si e virtytshme. Ajo është e besueshme dhe punëtore. Ajo kujdeset për familjen e saj, ndihmon njerëzit në nevojë, dhe flet me urtësi. Wow-kjo është një shumë për të! Është feminitet im, pastaj, të karakterizuar vetëm nga pamja e jashtme dhe veprimet, si mediat e sotme do të doja të them; apo është karakterizuar nga Perëndia për cilësistë që unë jam duke pritur për të kultivuar?
    Para së gjithash, unë do të doja të theksoj se vajzat nuk kanë ndryshuar me të vërtetë nga brezi në brez. E vërtetë, rregulla të mirësjelljes së duhur, veshje e përshtatshme, ëndrrat dhe aspiratat, punë në dispozicion dhe privilegjet shoqërore mund të kenë ndryshuar, por një vajzë është ende një vajzë pa marrë parasysh se çfarë moshe historike ajo jeton në. Gjatë gjithë historisë, edhe pse, mendimet në lidhje me çfarë do të thotë feminitet kanë ndryshuar. Unë jam shumë mirënjohëse për të qenë një femer në shekullin e 21. Unë mund të shkojë për të punuar në mëngjes, për të luajtur basketboll në pasdite, të kem shtëpi të pastër dhe të gatuaj darkë gjitha para se jam duke u veshur për një mbrëmje me shoqëri. Unë nuk jam duke pritur për t’u ulur në heshtje në tubimet shoqërore. Unë kam pasur mundësi për të marrë pjesë jo vetëm, por edhe për të diplomuar nga një universitet. Por këto nuk kanë qenë gjithmonë privilegje në dispozicion për një grua. Sipas mendimit tim, kurrë më parë grave nuk u është dhënë shumë liri si ne aktualisht e posedojmë.
    Nuk mundem ta kuptojë pse femrat përpiqen ta paraqesin veten si të barabartë me meshkujt? Unë nuk mendoj se gratë duhet të jenë të dobëta dhe të pafuqishme, por shumë gra janë të gatshëm të kalojnë jetën e tyre duke u përpjekur për të parë dhe të veprojnë ashtu si burrat, të gjitha për çfarë?Për vetën tonë. Unë nuk e di për ju, por më pëlqen që dikush tjetër të mbajë derën për mua të bagazhit tim të rëndë, dhe për të rregulluar poçat elektrik. Mund të bëj të gjitha këto gjëra për veten time? Absolutisht. A do të shijoj mundësi? Jo aspak.

Leni nje re