Gruas që iu pre koka në Afganistan, shkaku që shkoi në qytet pa burrin e saj

 

Nën sundimin e talebanëve, gratë rrahen publikisht nëpër sheshe qytetesh, sulmohen dhe ekzekutohen. Një gruaje 30 vjeçare i’u pre koka, shkaku që doli në rrugë pa bashkëshortin e saj, raportuan zyrtarët Afgan.

30 vjeçarja u godit me thikë, dhe në fund iu pre koka, të hënën në mbrëmje në Afganistan. Shtypi i Lindjes së Mesme raporton se talebanët e kishin vrarë atë, nën akuzën për pabesi bashkëshortore, shkaku që kishte dalë e vetme, pa një kujdestar burrë.

Lati, vend në Afganistan, i sunduar nga talebanët, tani është duke imponuar politika të ashpra të diskriminimit ndaj grave. Gratë nuk kanë të drejtë të flasin me zë të lartë, dhe aq më pak të paraqiten në media. Dënimet përfshiejnç ekzekutimet publike të tyre.

Gazeta Nacionale Tolo Neçs, ka raportuar se burri i gruas së vrarë ndodhet në Iran, dhe se ata nuk kanë fëmijë. Askush nuk është arrestuar, dhe Talebanët e kanë mohuar përfshirjen.

Kjo grua e re u vra nga ideologjia e Lëvizjes Fundamentaliste Suni, e cila i ka rrënjët që nga okupimi sovjetik, dhe e dalur publikisht që nga viti 1994 nga lufta civile në Afganistan, për të mbajtur pushtetin që nga vitet 1996 – 2001

Kjo lëvizje ka vazhduar të kryej sulme vdekjeprurëse. Një burrë i armatosur Taleban, qëlloi në kokë Malala Yousafzai, e cila u bë laureatja më e re e çmimit nobel për paqe, rreth aktivizmit të saj në Pakistan, në vitin 2012./RevistaBarazia

Leni nje re