Qyteti ku vriten vajzat

Pothuajse 400 vajza dhe gra janë përdhunuar, torturuar dhe janë vrarë në qytetin Ciudad Suarez, të Meksikës. Të dhënat tregojnë se vajzat po vriten me gjakftohtësi, për kënaqësinë e burrave.

Lilia Alehandra Garcia, ishte vetëm 16 vjeçe kur u zhduk, ku një javë më vonë u gjet trupi i saj në gjendje mjerisht torturuese. Ajo ishte përdhunuar dhe ishte torturuar deri në vdekje. Lilia është vetëm një nga qindra vajza të vrara në këtë qytet.

Gazetarja Diana Washington Valdez, ka kaluar pesë vite duke hulumtuar për vrasjet dhe zhdukjen e vajzave në këtë qytet. Ajo beson se autoritetet e këtij vendi, po i mbrojnë vrasësit shkaku i lidhjeve politike që ata kanë mes vete. Ata bëhen bashkë në këtë punë dhe vrasin vajzat për kënaqësinë e tyre dhe të spektatorëve të tyre. Dëshmitë nuk janë marrë parasysh, dhe vrasësit kanë vazhduar të jenë të lirë.

Këtë qytet meksikanët e quajnë “ Qyteti ku vriten vajzat”.

“Këtu në qytet është një fabrikë në të cilën punojnë qindra gra, dhe çdoherë autobusët i marrin ato dhe i kthejnë prapë, duke u përkujdesur që të jenë të gjitha, sepse në të kundërtën janë të rrezikuara që secila pre tyre ‘të zhduket’. Ka shumë vjet që vazhdon historia e përdhunimeve, torturave, e vrasjeve të grave, duke e kthyer këtë qytet në  vendin më të rrezikshëm që ekziston për gratë. “- tha një banor i këtij qyteti.

Juarezi është qyteti në të cilin 2 milion njerëz jetojnë në frikë. Është në kufi më Teksasin, ku prostitutat dhe baret që ekzistojnë aty ‘kujdesen’ për turistët  Amerikanë, duke shërbyer njëkohësisht në shtëpi të drogës. Por, ajo që është e habitshme, se vajzat të cilat vriten nuk qëllojnë të jenë prostituta, por janë ato që zakonisht punësohen nëpër fabrika, dhe shfrytëzohen si fuqi punëtore nga kompanitë amerikane që kanë shfrytëzuar rastin për tu dhënë paga shumë të ulëta. Tani është krijuar një morg i ri, i cili ka për detyrë të identifikojë gratë e vrara.

Gratë e vrara shumë shpesh hedhen nëpër djerrina, dhe kalon kohë e gjatë derisa trupet e tyre gjenden. Kështu u vra edhe Lilia Alejahndra, 16 vjeçarja, e cila si shumë vajza tjera, edhe ajo ishte vajzë e cila punonte nëpër këto fabrika.

Sandra, shoqja e saj tregon: “ Lilia punonte si modele nëpër broshura të ndryshme që reklamonin produktet e fabrikave ku punonim ne. Fytyra e saj ishte bërë e njohur tashmë gjithandej. Edhe pse ishte vetëm një copë rruge që asaj i duhej ta kalonte nga shtëpia deri tek autobusi që na merrte për punë, atë e grabitën, dhe pas pak kohësh trupin e saj e gjetëm të dhunuar e të torturuar. Ekspertët thanë se ajo kishte hundën e thyer, gjunjët e thyer, dhe gjithashtu ishte përdhunuar shumë e shumë herë, nga shumë njerëz.  Gjithashtu asaj i kishin prerë njërin gji.”

Në qytetin ku vriten vajzat, shumica e viktimave ishin të varfëra, dhe të pasurit merrnin përkujdesjen që të varfërit nuk e kishin dot.

“Viviana, një tjetër vajzë e vrarë, ishte gjithashtu vetëm 16 vjeçe kur e rrëmbyen, dhe ajo që po më habiste mua ishte se babai i saj nuk ishte i zemëruar vetëm me vrasësin e saj, por edhe me policinë. Dy muaj e gjysëm i kaloi duke organizuar kampanja të ndryshme që thërrisnin për drejtësi për Vivianën dhe të tjera vajza si ajo, dhe në fund e mbylli kampanjën duke nxjerrë në rrugë mbi 8000 njerëz të cilët do të ngrinin zërin për vajzat e vrara në këtë qytet, megjithëse policia nuk e bëri as përpjekjen më të vogël për ta ndihmuar dhe për ta shtyer këtë rast e as dhe ndonjë tjetër. Ai gjithashtu kishte angazhuar edhe dy hetues privat, të cilëve u ishte dashur ta linin këtë punë, pasi që ishin kërcënuar me vdekje, si shkak I asaj që kishin gjetur se zbardhja e këtij rasti pikërisht po pengohej nga oficerë të lartë policie.

Për 10 vite gjykatat meksikane kanë burgosur njerëz të cilët kanë qenë në lidhje me vrasësit serik, por ‘Amnesty International’ thotë se drejtësia nuk është vu në vend. Policia më tepër është marrë me ‘të dyshuarit’, të cilët s’kanë qenë vrasësit e vërtetë, duke i lënë të lirë ata të vërtetit, dhe vrasjet kanë vazhduar.

Ndërkohë, për vrasjen e Vivianës 16 vjeçare, u akuzua një grua amerikane, e cila rrëfen se ishte detyruar të pranonte çfarëdo që i thonin policia, sepse ata po i torturonin burrin dhe ajo mund t’i dëgjonte britmat e tij, deri sa e kishin fut në elektroshok . Dhe, rrëfen gruaja, “ata më dërguan në dhomën ku ishte burri im, i cili ishte totalisht i zhveshur në tokë, dhe gati për ta djegur me rrymë, por që gjithashtu duke më kërcënuar edhe mua se do të më vrisnin. “

Diana Washington Valdez, gazetarja Amerikane ka siguruar informacione nga burime të sigurta, siç është FBI, se ata që po vrasin vajzat dhe gratë janë  njerëz shumë të rëndësishëm në Meksikë, dhe konisderohen si të paprekshëm. Ajo megjithëse u kishte dorëzuar dokumente të tilla edhe policisë në Meksikë, ata nuk kishin bërë asgjë, përveq se ishin bërë bashkëpunëtorë të një krimi që tashmë po merrte qindra jetë, dhe po bashkëpunonin me vrasësit të cilët po vazhdonin aksionin e tyre.

Në demokracinë e Meksikës, ka pak shpresa se krimet ndaj të varfërve do të zgjidhen ndonjëherë./RevistaBarazia

 

Leni nje re